verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Publikim i turpshëm dhe i pahijshëm

on 20 - 04 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

ackovska

[Recension: KU…Ë E NDYRË E PATURPSHME!!! SI NUK KE TURP MOJ, PROFESORESHË JE P…N E N…S!!!]

Kjo përmbajtje mediatike është kornizuar me titull ofendues, është e ngarkuar me fjalë fyese dhe rrezaton me mosdurrim, madje edhe urrejtja ndaj profesoreshës Violeta Açkovska. Gazetari mund të mos pajtohet me qëndrimin e dikujt, mirëpo kjo nuk i jep të drejtë të diskreditojë dhe të nënçmojë. Kjo është precizuar në preambulën dhe në disa nene të Kodit të gazetarëve:

Duke e ndjekur rolin e tyre në ndërtimin e demokracisë dhe shoqërisë qytetare, gazetarët do t’i mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë, do ta respektojnë pluralizmin e ideve dhe të qëndrimeve…, thuhet се вели во преамбулата.

Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…), thuhet në nenin 10 të Kodit.

Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit, thotë neni 15 i Kodit.

Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për qërimin e hesapeve me persona…, thekson neni 16 i Kodit.

Data dhe koha e publikimit: 17.04.2016

Data e recensionit: 19.04.2016

Recensuese: Silvana Zhezhova

PASQYRË E PASHIJES

Ky publikim i referohet komentit të profesoreshës Açkovska në Facebook dhe pastaj hedh një grumbull ofendimesh në adresë të saj. Mënyra e këtillë e shkrimit dhe e plasimit të informatave është në kundërshtim me parimet e përcaktuara në Kodin e gazetarëve dhe në Doracakun për etikë në gazetari. Kështu, në vend të standardeve të gazetarisë еtike të cilat parashohin se „gjuha e gazetarit gjithëherë duhet të jetë e matur dhe neutrale, e jo e tillë që ofron konkluzione të gatshme dhe gjykime оse që është, ose që kufizohet me gjuhën e urrejtjes”, përmbajtja që e kemi para nesh u drejtohet lexuesve me një fjalor jashtëzakonisht të pahijshëm:

“Shihi se çka llomotit kjo zuskë e ndyrë, anëtare e LQMM, proferoseshë në UKdheM, në institutin për histori, Violeta Açkovska…”

Меateriali është përplot e shprehje që në vete përmbajnë shprehje shoviniste dhe seksiste, që është në kundërshtim me rekomandimet që janë dhënë në Doracakun për etikë në gazetari, ku në mënyrë të padyshimtë theksohet se çdoherë duhet të shmangen frazat që në vete përmbajnë konotacione shoveniste, seksiste ose konotacion tjetër diskriminues

“10 vite janë në pushtet, pse nuk hapën procese kundër privatizimit?! Si ashtu do të jepet përgjegjësi pas zgjedhjeve, e para zgjedhjeve a nuk vlejnë ligjet?! Komandant suprem dhe ai di gjithçka, e ne duhet t’i nënshtrohemi?! Si nuk të vjen turp КU…Ë E PATURPSHME?!?! SI?! A JE PROFESORESHË APO KU…Ë BUSHTËR?!?!”

Publikimi që e recensojmë, faktikisht nuk ka përmbajtje. Ai përbëhet nga një status në Facebook dhe prej katër reshtave të shkruara me fjalor ofendues, të ulët, që është pasqyrë e pashijes. Është e qartë se qëllimisht është përdorur fjalori i tillë me elemente të diskriminimit dhe me gjuhë të urrejtjes. Mirëpo, mënyra e tillë e të shprehurit dhe e komunikimit me publikun, kuptohet, nuk është gazetari!


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

:

infoVistinitostBIAS

:

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim gjinor

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja