verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Publiku nuk meriton lajme të njëanshme dhe nxitëse

on 18 - 04 - 2016       

[Recension: “E meriton o idiot”, motoja me të cilën shqiptarët do “luftojnë” kundër BDI-së”]

 

Në mbarë botën ekzistojnë media, të cilat përkrahin një ideologji të caktuar politike. Kjo nuk nënkupton se ato përkrahin një parti të vetme politike, por se janë të orientuara, qoftë ky orientim majtist, djathtist, i qendrës e kështu me radhë.

Recension: “E meriton o idiot”, motoja me të cilën shqiptarët do “luftojnë” kundër BDI-së”Linku për te artikulli origjinal: “E meriton o idiot”, motoja me të cilën shqiptarët do “luftojnë” kundër BDI-së”

Data dhe koha e publikimit: 11.04.2016

Data e recensionit: 14.04.2016

Recensues: Agron Vrangalla

Dëgjojmë ca zëra që thonë se ka ardhur momenti që të sulmohet hapur pushteti dhe të përdoren të gjitha instrumentet e mundshëm që ky pushtet të bjerë. Edhe po që se pajtoheni me këtë, ideja është që ato instrumente të jenë në harmoni me disa norma apo rregulla që vlejnë për atë fushë në të cilën jeni duke zhvilluar veprimtarinë tuaj. Ndofta pak më ndryshe mund të jetë me sektorin civil, ku hapur mund të kritikohet një forcë e caktuar politike. Mirëpo, në fushën e gazetarisë kjo nuk funksionon. Edhe pse mund të të “ziejë barku” për të sulmuar elitat politike, duhet të kesh dy-tre argumente që asistojnë atë që autori do ta arrijë me lajmet e publikuara. Shfrytëzimi i burimeve dhe citimi i tyre është alfa dhe omega në gazetari. Teksti që kemi përballë, është nisur si lajm dhe ka përfunduar në kategorinë e kolumnave. Nuk ka asnjë burim të vetëm, asnjë atribuim të drejtpërdrejtë apo të parafrazuar, asnjë shtyllë ku mund të shtjellohet lajmi. Gjithçka qëndron e ngrirë në ajër. Që në fillim jepet një konstatim më i guximshëm seç bëhet në lajm, duke thënë se gati në të gjitha komunat shqiptare në Maqedoni ku shfaqen funksionarët partiak ose shtetëror të BDI-së këto ditë më shumë hasin në trysni sociale nga popullata shqiptare. Kujdes, është thënë në mënyrë konstatuese, jo hipotetike. Për të ardhur deri te ky konkluzion, gjëja që më sa paku duhet bërë është që të monitorohen, gjegjësisht të ndiqen të gjitha vizitat e funksionarëve të BDI-së në çdo komunë shqiptare që ata shkojnë për të takuar votuesit e tyre potencial. Pasi të bëhet kjo, patjetër duhet të përdoren mjete regjistrimi, qofshin këto në mënyrë të shkruar, inçizime audio apo video. Më pas, mblidhen të gjitha materialet e agjentëve që janë angazhuar në terren dhe hidhen në një program kryqëzimi, apo thënë më qartë, bëhet përmbledhja e tyre. Nga rezultatet finale pastaj, mund të dilet me një konkluzion siç është ai që u përmend pak më lart. Pra, lypset metodologji shkencore për të ardhur në konkluzione të ngjashme me këtë të shtruar në tekst. Kjo nënkupton afate të gjata kohore, kosto të larta financiare, angazhim i stafit që do të realizojnë punën në terren, ekspertë që do të merren me kampionimin (kryqëzimin) e të dhënave, e kështu me radhë.

Fjalia e dytë dhe e tretë, ndër të tjera, aludon në pajtueshmërinë e BDI-së për t’u kënaqur me numër të vogël njerëzish nëpër tubime që realizon kjo parti me qytetarët. Në gazetari nuk ka cilësime të tipit “pak”, “shumë”, “i vogël”, “i madh”, “i ndershëm”, “i pandershëm”, etj, etj. Në gazetari ka “sa?”, pra, të paraqiten shifra. Ta zëmë, mund të thuhet që në mitingjet që zhvillon BDI-ja gjatë kësaj fushate (edhe pse akoma s’ka filluar formalisht si e tillë), krahasuar me mitingjet e dy viteve më parë, vërehet një rënie e theksuar e numrit të njerëzve që marrin pjesë në tubimet e kësaj partie. Nuk është e thënë që kjo rënie të ilustrohet me përqindje apo me statistikë (sepse fundja gazetaria nuk është shkencë), por të paktën të bëhet një lloj krahasimi me periudhën e kaluar apo ndonjë krahasim tjetër, me qëllim që të arrish të dëshmosh atë që do të thuash, se prania e qytetarëve në këto tubime është në rënie.

Ecim tutje. Fraza që thotë se raportohet se disa prej funksionareve me te përfolur te BDI-së gjate ditës hasin edhe ne fishkëllime ose skandime kundër tyre gjate prezencës se tyre ne vende publike. Lind pyetja, Kush raporton? Kush e tha? Nga e nxorëm këtë? Nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë e vërtetë, por problemi është se ne si gazetarë duhet ta themi autorin e asaj që është thënë këtu.

Dhe, krejt në fund, autori i tekstit na paraqitet si dëshmitar okular, i cili dëshmon se gjatë një dite, në qendër të Shkupit, dy funksionarë të BDI-së kanë qenë cak i sulmeve verbale dhe ofendimeve të kalimtarëve, duke u thënë atyre fjalë të tipit hidhja, futja, e meriton o idiot… edhe kjo mund të jetë një e vërtetë tjetër, por gazetari nuk lejohet të jetë dëshmitar i lajmit të vet. Do të ishte shumë korrekte që autori i këtij teksti të prononcohej për një medium tjetër dhe të shpjegonte në detaje se si funksionarët e BDI-së janë turpëruar mu në qendër të Shkupit, në qoftë se kjo ka qenë e vërtetë. Ja në këtë mënyrë do të mund të jepej kontributi modest për shfaqjen e pakënaqësisë ndaj këtij pushteti dhe dhënien e dëshmisë, për shembull, se kjo parti ka filluar të numërojë ditët e fundit të qeverisjes.

Në Kodin e Etikës së Gazetarëve, ndër të tjera thuhet:

“Duhet të jenë qartë të ndara, cilët janë faktet dhe cilat informacionet, dhe cilat janë komente, hipoteza ose qëndrime të autorit me qëllim që të shmanget dezinformimi dhe manipulimi me publikun.”


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

:

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

përdor gjuhë nxitëse

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja