verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Agron Vrangalla

Gazetari e gjunjëzuar para interesave partiake

на 3. 03. 2017 | | mk
[Recension: Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi gjunjëzojnë Zoran Zaevin] Sipas një grupi të portaleve shumë pak të njohur dhe tërësisht amatoresk, të krijohet një përshtypje sikur ke rënë në gjumë të thellë për një shekull të tërë. Dhe, pasi zgjohesh, kupton se sa shumë kanë ndryshuar gjërat, ndërsa ti ndjehesh tërësisht i desocializuar me gjithçfarë që të rrethon. Duket sikur atë dije modeste që e ke pasur nuk ekziston më,

Kot lexoni lajme me koment në krye!

на 24. 02. 2017 | | mk
[Recension: “Zaev nuk e ndërron Kushtetutën, kot votuan shqiptarët për LSDM-në”] Një ndër fenomenet më të përhapura për sa i përket shkeljeve të rregullave mbi shkrimin e lajmeve është ai i infiltrimit të komentit si kategori në titull si dhe brenda lajmit. E, shumë prej portaleve në Maqedoni janë ‘të nxehtë’ kur vjen në shprehje dhënia e mendimeve individuale dhe propagandimi mbi një çështje të caktuar, mu duke shfrytëzuar këto

Kur homofobia maskohet në gazetari

на 10. 02. 2017 | | mk
[Recension: “LGBT-isti nga Tetova: Homoseksualizmin nuk e solla unë, atë e gjeta në mesin tuaj”] Recensionet e realizuara në kuadër të këtij projekti gjithnjë kanë pasur për qëllim të rrisin cilësinë e informacionit dhe të ulin numrin e lajmeve joprofesionale. Nuk mund të thuhet se është arritur qëllimi në mënyrë absolute, sepse, kjo është një rrugëtim i përhershëm. Mirëpo, ideja ngelet e pandryshuar që në fillim. E thënë në një

Në vend të fakteve për joshjet, joshje pa fakte për klikime

на 9. 02. 2017 | | mk
[Recension: “Nisën joshjet e Zaevit për shqiptarët”]  Nëse dëshironi të kuptoni, pa një pa dy, se a është një lajm i saktë apo bëhet fjalë për një shpifje, vëreni nëse janë përmendur shprehje të tipit “nuk dihet nëse…”, “mendohet se…”, “siç përflitet në…” e të ngjashme. Atëherë, ka shumë gjasa se nuk keni çfarë të lexoni më tej. Bëhet fjalë për spin ose tentim për manipulim, është e sigurt. Linku

“Fake news”? Po si, urdhëroni!

на 7. 02. 2017 | | mk
[Recension: “Lajmi i fundit: Gruevski pranon Platformën shqiptare”]  Trendi më i fundit që diskutohet me të madhe në mesin e shkencëtarëve që merren me studimin e mediave është ai i “fake news”, apo i lajmeve të rreme. Arsyeja për këtë është se me masivizimin e mediave të reja (jo vetëm të prodhimit, por edhe të konsumimit të tyre) dhe luftës për shikueshmëri, është rritur edhe numri i lajmeve të rreme

Statusi i një kritikuesi s’mjafton as për lajm, e as si dëshmi për ‘tensione në BDI’!

на 3. 02. 2017 | | mk
[Recension: “Tensione në BDI”] Këtu është folur shpesh herë për fenomenin e publikimit të “lajmeve”, të inspiruara kryekëput nga ndonjë status në rrjetin social “Facebook”. E kemi thënë edhe atë që statuset individuale të përdoruesve të rrjeteve sociale nuk përbëjnë a-priori një lajm .  Por, kot. Tendenca e të bërit lajme në këtë mënyrë nuk ka të ndalur, përkundrazi, ajo po bëhet akoma më e theksuar. Pa dyshim që ky

Shfaqet lajm i “mbinatyrshëm”

на 24. 01. 2017 | |
[Recension: Në malet e Karadakut në Dobrosin, në kufi me Kosovën “shfaqet” Adem Jashari] Ju ka ndodhur ndonjëherë që, siç jeni duke ecur rrugës me ndonjë mik tuajin, papritmas t’ju dalë një mace e zezë dhe t’ua prejë rrugën? Miku juaj ju thotë, kujdes, mos ec këndej sepse sapo na kaloi një mace e zezë. Ose, thotë – të hedhim një gurë e pastaj të vazhdojmë ecjen, sepse nuk është

Gënjeshtër shokuese mbi një konflikt imagjinar

на 23. 01. 2017 | | mk
[Recension: “Tension në kufirin Kosovë – Serbi: Të shtëna armësh ndërmjet Xhandarmërisë Serbe dhe Policisë së Kosovës!”] Gjatë konflikteve të ndryshme në mbarë botën, kur dy e më tepër fuqi janë ndeshur njëra me tjetrën, mediat shpesh kanë ditur të shndërrohen në instrumente luftënxitëse. Sigurisht se kjo është tejet e dënueshme sa i përket profesionit tonë. Mirëpo, për fat të keq, kur  një interes etnik, fetar apo edhe ideologjik vjen

Lajm nga “topi i kristaltë”, pa asnjë dëshmi

на 20. 01. 2017 | |
[Recension: “Të premten do të publikohen bisedat e Ali Ahmetit dhe Artan Grubit me Grupin e Kumanovës”] Shpikin një lajm, i vënë një emër, dhe për më tepër, e quajnë dhe ekskluziv. Normal që do të jetë ekskluziv, se vetëm ti e ke, por problemi është se çfarë ke? Ka shumë raste kur lajme, të cilat nuk kanë lidhje me realitetin apo merren me parashikimin e ardhmërisë, po zënë hapësirat

Spekulim për skenar, se për lajm profesional duhet diçka më tepër

на 19. 01. 2017 | | mk
[Recension: “Ekskluzive/ Skenarë i mundshëm, Ivanovi do dorëhiqet?!”] Skenarët politik shpeshherë janë “të lexueshëm” nga ana e ekspertëve dhe gazetarëve. Jo për shkak të ndonjë aftësie “mbinatyrore”, por për shkak të njohjes së rrethanave, përvojave të mëhershme, qëndrimeve partiake si dhe profileve të politikanëve tanë në përgjithësi. Ndodh që edhe gazetarët në rrafshin intelektual të jenë në mundësi për të parashikuar veprimet e përfaqësuesve politik dhe të mos kenë ndonjë

Abonohuni për lajmet më të reja