verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Dy maqedonas në listën e personaliteteve më të rëndësishme në historinë e njerëzimit

on 17 - 12 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Двајца-Македонци-на-листата-на-најзначајни-личности-Република-Online-crop-resize

Kuptimi i gazetarisë si mjet për mbrojtjen e interesave nacionale edhe më tej haset në hapësirën mediatike të Maqedonisë, por edhe në atë të Ballkanit. Sipas kësaj “shkolle”, kur mbrohet kauza nacionale lejohen të gjitha mjetet – bile edhe manipulim i lexuesve. Propaganda e këtillë, e maskuar si informatë objektive, është në kundërshtim me të gjitha parimet themelore gazetareske.

Двајца Македонци на листата на најзначајни личности во историјата на човештвото   Република OnlineLinku deri te artikulli origjinal: Dy maqedonas në listën e personaliteteve më të rëndësishme në historinë e njerëzimit

Data dhe koha e publikimit: 10 dhjetor 2013

Data e recensionit: 15 dhjetor 2013

Recensuese: Sonja Zdraveska

Vërtetësia: Është fakt se libri, gjegjësisht lista të cilës i referohet autori i tekstit, ekziston, gjegjësisht se është publikuar. Megjithatë, pas kërkimit të shkurtër në internet, zbulohet se libri “Kush është më i madh? Si janë ranguar në të vërtetë figurat historike”, në fakt është një përpjekje triviale për ta kuantifikuar “rëndësinë” e personalitetevе nga historia, me ndihmën e softuerit për përpunim të të dhënave në internet. Prandaj, në një tekst serioz gazetaresk, pohimet e publikuara në këtë libër nuk guxon të prezantohen si fakte të konfirmuara.

Burimet e informatave: Ky është një tekst që transmetohet, ku burimi i vetëm që shfrytëzohet është libri “Kush është më i madh?” nga autorët Riçard Skiena dhe Çarlls Vord. Emri i librit është përkthyer gabimisht si “Kush është më i madh?”. Nuk është theksuar se nga cila medie është marrë lajmi.

Përmbajtësia: Në lajm mungojnë më tepër informata për metodologjinë që e kanë përdorur dy shkencëtarët gjatë përpilimit të listës së tyre. Me këtë, lexuesi do të fitonte një pasqyrë më të saktë për llojin e hulumtimit që prezantohet, dhe do të mundte më mirë ta vlerësojë vërtetësinë e tij. Autori i lajmit në mënyrë sipërfaqësore e paraqet këtë listë dhe mënyrën si është përpiluar ajo, me çka fitohet përshtypja se ndoshta nuk i prezanton të gjitha informatat.

Anshmëria: Аutori përpiqet t’i tërheqë lexuesit, duke apeluar në ndjenjat e tyre. Gjatë kësaj, ai imponon një porosi diskutabile, duke e servuar atë si të vërtetë të konfirmuar dhe absolute – Aleksandri dhe Aristoteli janë maqedonas! Kjo paraqet shkelje të objektivitetit elementar, i cili, shikuar në ambientin aktual politik, paraqet shfrytëzim joetik të një teme të ndjeshme për promovimin e një pozicioni politik në publik.

Komentimi: Тeskti është relativisht i shkurtët dhe në të nuk ka komente. Megjithatë, vetë pohimi që bëhet në titull është rezultat i perceptimit subjektiv të autorit, të cilin ai mundohet t’ua imponojë edhe lexuesve.

Plagjiatura: Lajmi është marrrë nga një medie e huaj, pa e theksuar burimin. Në të është ndarë dhe është potencuar pjesa për të cilën autori ka menduar se do ta interesojë publikun maqedonas.

Kualiteti i titullit: Titulli i lajmit në mënyrë senzacionale lajmëron për dy maqedonas në mesin e njerëzve më të rëndësishëm në historinë e njerëzimit. Pasi lexuesi ta hapë lajmin, e kupton se dy “njerëzit tanë” janë Aleksandri i Madh dhe Aristoteli. Për këtë teori ndoshta edhe mund të diskutohet, por jo edhe atëherë kur përkatësaë nacionale e personaliteteve antike në një tekst gazetaresk prezantohet si fakti i pakontestueshëm dhe i verifikuar.

Fotografia: Lajmi është i ilustruar me fotografi nga bustet e Aristotelit dhe të Aleksandrit të Madh, gjë që vetëm e plotëson manipulimin që paraqitet në gjithë tekstin.

Gjuha e urrejtjes: Artikulli nuk nxit për diskriminim, por vetë pohimi se Aristoteli dhe Aleksandri janë maqedonas dhe barazimi i tyre me maqedonasit e sotëm mund t’i ofendojë lexuesit, të cilët nuk besojnë në vazhdimësinë e popullit maqedonas prej periudhës antike e deri më sot.

Përfundimi: Artikujt e këtillë, që shpeshherë shihen në mediat maqedonase dhe ballkanike, janë rezultat i një matrice mentale që nuk ka asnjë pikë të përbashkët me gazetarinë etike dhe objektive. Аutorët e teksteve të këtilla besojnë se propaganda është legjitime kur shkruajnë për tema, të cilat, sipas mendimit të tyre, janë me “rëndësi kombëtare”. Por ata, shpeshherë harrojnë se detyra kryesore e gazetarëve është të informojnë dhe në vend që ta mbajnë anë të publiktu dhe të qytetarëve, ata qëndrojnë prapa interesave politike, të maskuar në luftëtarë për kauzën kombëtare.

Për gazetarët që janë të përkushtuar ndaj vlerave të mirëfillta të profesionit të tyre, propaganda nuk arsyetohet e as që lejohet në asnjë situatë. Në fakt, çdo propoagandë, e edhe kjo që e shohim në këtë lajm, paraqet shkelje të njërita nga parimet kryesore të sjelljes në gazetari, që gjendet në Kodin e gazetarëve të Maqedonisë:

“Duke i respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale gjatë transmetimit të informatave, gazetarët do të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.”


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja