verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Kapet një peshkaqen i madh në Halkidiki të Greqisë

on 25 - 08 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

FireShot-Screen-Capture-020-mk__p302756-crop-resize

Rastësisht ose me qëllim, në tekstin të cilin e recensojmë, është bërë një gabim i madh material që i atij jep një konotacion krejtësisht tjetër – frikësues dhe mund të shkaktojë huti në mesin e lexuesve. …“në afërsi prej vetëm 26 metrash nga plazhi Kasandra është kapur një peshkaqen”. Edhe pse bëhet fjalë për një foto-lajm të thjeshtë, kështu siç është plasura, i ngjan një konstruksioni të qëllimshëm që njerëzit të mos shkojnë në pushime në Greqi, sepse në afërsi prej 26 metrash nga plazhi ka peshkaqenë.

FireShot Screen Capture #020 - 'Голема ајкула уловена на Халкидики, Грција (фото) I Република Online' - republika_mk__p=302756Linku deri te artikulli origjinal: Kapet një peshkaqen i madh në Halkidiki të Greqisë

Data e publikimit: 19.08.2014

Data e recensionit: 20.08.2014

Recensues: Аleksandar Pisarev

 

KUR KOPJONI – LEXONI TRE HERË

Lajmi që e recensojmë nuk është origjinal dhe është marrë nga ndonjë portal rajonal pa e theksuar burimin. Me kërkim në internet konstatuam se lajmi origjinal buron nga Halkidiki News – Ena skilopsaro 200 kilon dhe ësgtë publikuar më 2 gusht. Domethënë, saktë para tetëmbëdhjetë ditësh.

Njëra nga pesë pyetjet kryesore gazetareske në të cilat gazetari që shkruan ndonjë lajm duhet të përgjigjet në qoftë se dëshiron që lajmi të jetë përmbajtësor, në mes tjerash, është edhe pyetja kur?: d.m.th. kur ka ndodhur ngjarja. Sipas “Halkidiki News” ajo ka ndodhur më 2 gusht dhe portalet rajonale e kanë publikuar të njëjtën ditë “Kujdes – peshkaqen prej tre metrash”, ndërsa në Maqedoni lajmi për herë të parë është publikuar më 5 gusht në portalin “Radiomrezha Kanal 77” – АKapet peshkaqeni prej tre metrash. Domethënë, bëhet fjalë për lajm të vjetër, me ç’rast qëllimisht nuk është dhënë përgjigje në pyetjen se kur ka ndodhur ngjarja.

 

PËRHAPJA E PANIKUT

Ajo që është më e rrezikshme, nuk dihet se a bëhet fjalë për gabim të rastësishëm apo të qëllimshëm në fakte. Mirëpo, ai gabim te qytetarët mund të shkaktojë panik ndjenjë të frikës.

“Peshkaqeni është kapur në afërsi prej vetëm 26 metrash nga plazhi, nga ana e një peshkatari, i cili për shkak të madhësisë nuk ka mundur ta nxjerrë atë vetë nga uji”.

Kjo informatë me tituj të ndryshëm frikësues është transmetuar për disa minuat në pothuajse të gjitha portalet maqedonase: Kapet një peshkaqen i madh në GreqiTmerr – në Halkidiki, në plazhin Kasandra kapet një peshkaqen i madh.

Të gjitha mediat që e kanë transmetuar lajmin në mënyrë korrekte kanë sqaruar se peshkaqeni është kapur në 16 milje, gjegjësisht në 26 kilometra nga bregu, që gjithë informatës i jep një përmbajtjet krejtësisht tjetër (Turistë kujdes – një peshkaqen prej tre metrash kapet në Halkidiki). Media, përveç nëse nuk ka dashur me qëllim, nuk ka pasur asnjë arsye të krijojë panik dhe të mbjellë frikë, për shkak se peshkaqeni është kapur shumë larg plazheve ku zakonisht nuk ka notues. Është logjike se askush nuk noton 26 kilometra larg plazhit. Atje qarkullojnë anijet, në mesin e të cilave edhe kjo anije peshkatare, i cili e ka kapur, dhe për shkak të madhësisë së saj, e ka tërhequr të vdekur deri në breg, ku ka shkaktuar kërshëri në mesin e notuesve. Domethënë, peshkaqeni nuk është kapur në plazh. Kështu që, sipas kësaj edhe gjithë përmbajtja e lajmit nuk është i saktë. Është shkatuar huti te qytetarët se ngjarja ka ndodhur ndoshta të njëjtën ditë kur është publikuar lajmi dhe se e gjithë ngjarja ka ndodhur në plazh, gjegjësisht vetëm 26 metra larg bregut të plazhit, gjë që nuk është e saktë, dhe të lexuesit ka mundur të shkaktojë frikë, panik dhe dilemë se a të shkojnë për pushime në këtë gadishull grek.

Bëhet fjalë për manipulim serioz me faktet dhe shkelje të kritereve kryesore dhe nenit 1 të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë.

Neni 1.

Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe nuk do të falsifikojë dekumente.

 

Edhe në këtë rast është dashur të veprohet në përputhje me nenin 3 të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë.

Neni 3.

Gazetari do të tentojë të sigurojë publikimin e korigjimit, demantit dhe përgjigjes në rast kur do të jetë konstatuar pasaktësia e informacionit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklratata jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

autori (burimi) është theksuar në mënyrë selektive

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja