verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Karvani humanitar rus hyri në Ukrainë

on 18 - 08 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Рускиот хуманитарен конвој влезе во УкраинаvВечер_crop-resize

Ky lajm është në kundërshtim me vetëveten. Më saktë mbititulli është në kundërshtim me titullin, ndërsa titulli është në kundërshtim me tekstin e lajmit. Thënë thjesht, ai është kontradiktor.

Рускиот хуманитарен конвој влезе во УкраинаvВечерLinku deri te artikulli origjinal:  Karvani humanitar rus hyri në Ukrainë

Data dhe koha e publikimit: 15.08 2014, 07:53

Data e recensionit: 15.08.2014

Recensues: Vlladimir Petreski

Problemi i këtij lajmi është titulli. Lëre që nuk është i saktë, por tregon diçka krejtësisht tjetër nga ajo që e tregon brendia e tekstit. Në momentin e publikimit të lajmit, karvani humanitar nga Rusia as që kishte hyrë në Ukrainë. Jo vetëm që nuk kishte hyrë, por edhe 4 orë pas publikimit të lajmit (kur është shkruar ky recension) pritej që të vijnë inspektorët ukrainas që ta kontrollojnë mallin e ngarkuar, siç raporton korrespodenti i New York Times-it, Andrew Roth, nga vendi i ngjarjes dhe siç njoftoi Kiev Post, duke iu referuar Reuters-it:

Nga ana tjetër, ajo që ndodhi dhe për të cilën saktë shkruhet në brendi të lajmit është se në Ukrainë ka hyrë një karvan i automjeteve të blinduara ushtarake të armatës ruse. Poashtu, në brendi lajmit aspak nuk informohet se karvani humanitar nuk ka hyrë në Ukrainl, edhe pse kjo informatë ishte në dispozicion në kohën e publikimit (dhe do të ishte në kundërshtim me titullin). Thjesht, për atë se cili është statusi i karvanit humanitar në brendi të lajmit nuk ka asgjë. Informata e gabuar se ai ka hyrë në Ukrainë gjendet vetëm te titulli.

Mbititulli, “FRIKË NGA INVAZIONI”, edhe më tepër i përkeqëson gjërat. Në shikim të parë karvani humanitar nuk ka asnjë lidhje me invazionin. Edhe sikur të ketë, gjegjësisht nën maskën e karvanit humanitar të përgatitet invazion, kjo nuk mund të thuhet kështu, për shkak se shkakton huti. Dhe në fund, në mëngjes kur u publikua lajmi në internetin në Maqedoni kishte edhe pothuajse 90 lajme të tjera të ngjashme në portale të ndryshme, të cilat e thonë të kundërtën e titullit.

Siç është e njohur mjaft mirë, titulli është pjesa më e rëndësishme e çdo lajmi gazetaresk. Atij gjithmonë duhet kushtuar vëmendja më e madhe. Titujt nuk mund të vendosen vetëm duke e kaluar shpejt e shpejt tekstin që duhet titulluar. Ai duhet të lexohet me vëmendje edhe atë për fjalë për fjale që të mund të mendohet një titull adekuat dhe të evitohen gabimet e mundshme gramatikore. Titujt, poashtu nuk vendosen “sipas bindjes”. Është e saktë se që dje dihej se ky karvan humanitar është nisur dhe se duhej në mëngjes të arrijë në Ukrainë. Por, kjo nuk do të thotë se një gjë e tillë ka ndodhur. Gjërat në marrëdhëniet ndërkombëtare mund të ndryshojnë shumë shpejt dhe mund të ndodhë diçka krejtësisht e kundërt nga ajo që është pritur. Kjo veçanërisht vlen në luftë, ku e para e pëson e vërteta dhe ku gjërat mund të ndryshojnë me shpejtësi. Poashtu, titujt nuk vendosen shpejt e shpejt. Çdo fjalë duhet të matet dy herë. Ky titull do të ishte në rregull nëse në vend të “Karvani humanitar rus hyri në Ukrainë”, ai do të ishte: “Karvani ushtarak rus hyri në Ukrainë”. Ndoshta edhe ai ka qenë qëllimi. Mirëpo, në fund një fjalë e gabuar e ka ndryshuar kuptimin e gjithë titullit dhe e ka shkatërruar lajmin.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

relevante

2 burime

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

i gabuar

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja