verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Këta janë banditët, rrahësit dhe hajdutët gjatë ditës policore

on 16 - 01 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

http___lokalnomk_ova-se-razbojnicit-crop-resize

 

Titulli: “Këta janë banditët, rrahësit dhe hajdutët gjatë ditës policore”, duket sikur ka ndodhur ndonjë arrestim spektakolar i ndonjë grupi kriminel edhe atë mu në Ditën e policisë! Mirëpo, nga dramatika e këtillë që është paralajmëruar në konstruksionin e titullit, nuk ka as “d” në rreshtat që janë shkruar më poshtë në artikull, më saktë që janë kopjuar nga buletini policor. E as që bëhet fjalë për Ditën e policisë së Maqedonisë, për shkak se kjo është më shtatë maj, e jo më 14 janar.

http___lokalno.mk_ova-se-razbojnicit

Linku deri te artikulli origjinal: Këta janë banditët, rrahësit dhe hajdutët gjatë ditës policore

Data dhe koha e publikimit: 14.01.2015, 13:02

Data e recensionit: 15.01.2015

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

RAPORTI I KOPJUAR POLICOR

Të dhënat që janë shënuar në materiaë janë të vërteta. Informata është problematike për shkak të mënyrës në të cilën është plasuar. Edhe pse nuk është theksuar burimi, duket, gjegjësisht, është shumë e qartë se bëhet fjalë për raportin ditor të policisë.

Faktikisht, para nesh kemi një buletin të MPB-së – i publikuar në ueb-faqen e Ministrisë më 14.01.2015, që është kopjuar në tërësi, i cili pa u përpunuar fare në aspekt gazetaresk, lexuesve u është ofruar si lajm.

Aq më keq, raporti i kopjuar policor, i cili, poashtu, shënon aktivitete të zakonshme të nëpunësve policorë, është nagtërruar me një titull krejtësisht të gabuar:

“Këta janë banditët, rrahësit dhe hajdutët gjatë ditës policore”

Ndërsa, si ilustrim është përdorur një fotografi në të cilën janë paraqitur dy policë të fotografuar prapa shpine. Që duket paksa e papërshtatshme, bile edhe qesharake.

Lëshimet që janë bërë nuk mund të arsyetohen me shpejtimin që të publikohet informata. Në fakt, as që bëhet fjalë për ndonjë lajm ekskluziv.

Prandaj, shikuar nga aspekti profesional, pa dyshim se ka mundur të bëhet një përpjekje pak më e madhe, sa për t’iu shmangur fjalorit të ngushtë policor dhe të bëhet zgjedhje tjetër e titullit dhe ilustrimit. Kjo nuk kërkon shumë kohë, mirëpo në atë rast kjo përmbajtje do t’i ngjante produktit gazetaresk.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja