verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: SERBI: Askush nuk ik nga orët e edukimit seksual

on 13 - 10 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

СРБИЈА_ сексуално образование – TELEGRAF MK_crop_resize_002

Një informatë e shkurtër dhe sipërfaqësore për projektin pilot me të cilin në Serbi është futur arsimi seksual në shkollat e mesme. Media me një ironi të butë flet për atë se nuk nxënësit nuk ikin nga këto orë dhe se nuk përshkruajnë nga njëri tjetri, ndërsa ligjëruesit dhe nxënësit kanë raporte shoqërore dhe lirisht flasin për këtë temë. Në tekst nuk analizë më të thellë të shkqqeve për futjen e kësaj lënde në procesin mësimor. Në artikull thuhet se në qoftë se projekti ka sukses, atëherë ai do të zbatohet në gjithë Serbinë.

СРБИЈА_ Никој не бега од часовите по сексуално образование – TELEGRAF MKLinku deri te artikulli origjinal: SERBI: Askush nuk ik nga orët e edukimit seksual

Data dhe koha e publikimit:  6.10.2013 17:29

Data e recensionit: 10.10.2013

Recensues: Аleksandar Pisarev

Vërtetësia: Është e saktë se në Serbi si projekt pilot është futur arsimi seksual, këtë e dijmë edhe nga mediat tjera. Por, pretendimet që janë bërë në tekstin konkret mund të vihen nën shenjë të pikëpyetjes. Citohen deklaratat e dy nxënësve, njëri përmendet me emër dhe mbiemër, ndërsa tjetri vetëm me emër, ndërsa mungon e dhëna se nga cili qytet është, prej cilës shkollë, në cilin vit të shkollës së mesme (ose fillore). Citohet  njëfarë Danillo Vidiq i cili thotë se “arsimi seksual është temë ngacmuese dhe sa është e hapur varet nga fëmijët” , por nuk kemi informatë se kush është ai, prej cilit dhe prej cilës shkollë, a është arsimtar, nxënës, pedagog shkollor, kujdestar klase ose prind. Kjo te lexuesi mund të shkaktojë dyshim për vërtetësinë e pretendimeve. Media thotë se projekti do të zgjasë një vit dhe nëse ka sukses do të zgjerohet në gjithë Serbinë, ndërsa nuk kemi informatë se ku zbatohet tani, në cilët pjesë të Serbisë, në cilat qytete dhe pse janë zgjedhur mu ato qytete.

Burimet e informatave: Burimet e vetme të informatave janë dy nxënës që përmenden në tekst pa informata se prej ku janë dhe nga cila shkollë, dhe njëfarë Danilo Vidiqi, për të cilin nuk kemi informata as se kush është, çka është, prej nga është. Teksti është nënshkruar me “Telegraf.mk/Telegraf.r.s.”. Kjo ço në përfundimin se burimi i lajmit është “Telegrafi” serb, ose i gjithë teksti është marrë prej atje dhe është përkthyer.

Përmbajtësia: E gjithë përmbajtja e informatës është përmbledhur në atë se nga kjo orë nuk iket dhe se askush nuk përpiqet të përshkruajë. Se “fëmijët dhe profesorët kanë krijar një rreth të besimit”.

Teksti është përmbledhur në pesë fjali të palidhura, nga të cilat lexuesi nuk mund të fitojë pasqyrë të qartë për projektin dhe shkaqet e zbatimit të tij. Thuhet se nëse ka sukses, në të do të marrin pjesë fëmijët nga gjithë Serbia, por nuk kemi informatë se ku zbatohet tani (në cilat pjesë të vendit) dhe si janë zgjedhur ato.

Tema nuk është gjithëpërfshirëse. Nuk ka përgjigje në disa pyetje serioze: kush dhe si e ka përgatitur planprogramin mësimor, a janë shfrytëzuar përvojat e vendeve të tjera, sa orë në javë kanë nxënësit në këtë lëndë, në cilat pjesë të vendit dhe pse mu në ato pjesë zbatohet ky projekt pilot. A janë këto orë pjesë e mësimit të rregullt ose janë aktivitete jashtëmësimore, çfarë përfitimesh priten nga futja e kësaj lënde. Nuk kemi përgjigje në pyetjen se ku janë arsimuar mësimdhënësit për këtë lëndë, a marrin nxënësit ndonjë doracak ose ndonjë libër dhe a janë kyçur në këtë projekt edhe sektori joqeveritar dhe prindërit.

Ndoshta kjo informatë në Serbi është e mjaftueshme dhe e qartë për lexuesit duke pasur parasysh fushatën e madhe që ështëë zhvilluar atje për këtë temë, por te ne arsimi seksual akoma është tabu temë.

Media nuk e kanë analizuar e as nuk ka bërë analogji me vendin tonë, ku nga ana e organizatës joqeveritare H.Е.R.А. janë bërë përpjekje të ngjashme për futjen e arsimit seksual në shkollat e Maqedonisë, por pa sukses. Këtë praktikë pozitive nga Serbia media ka mundur ta shfrytëzojë për ta hapur këtë temë edhe te ne. Ka mundur të parashtrojë pyetje deri te ministria kompetente se pse me ngulm refuzon ta fusë këtë lëndë edhe në shkollat tona, a ka nevojë edhe te ne për arsim të këtillë të nxënësve.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Sipas të gjitha gjasave, teksti është marrë nga Теlegraf.rs, por nuk kemi informatë se a janë këto vetëm fragmente nga ndonjë tekst më i madh ose nga ndonjë hulumtim gazetaresk, apo edhe atje është publikuar informata e njëjtë e cila vetëm është përkthyer në maqedonisht. Thjesht, nuk ka link deri te artikulli në Telegraf.rs.

Kualiteti i titullit: Titulli është joadekuat dhe shkakton një asociаcion të gabueshëm për mësimin në një lëndë shumë serioze dhe më se të nevojshme në sistemin arsimor. I gjithë procesi përmblidhet në sjelljen stereotipe të nxënësve ndaj lëndëve klasike – ikja nga orët.

Fotografia: Fotografia kryesore është si paralajmërim për film pornografik dhe paraqet ofendim për një profesion të tërë. Në rastin konkret e nënçmon arsimtaren. Legjenda nën këtë fotografi është: “Televizioni serb “RTS” mori pjesë në orën e arsimit seksual në gjimnazin “Isidora Sekuliq” në Novi Sad”, e asocon lexuesin se televizioni ndoshta ka transmetuar ndonjë përmbajtje erotike dhe provokative në aspekt seksual.

Përfundimi: Një projekt serioz dhe shumë i rëndësishëm për gjeneratën e re që zbatohet në shkollat e mesme në Serbi, gjegjësisht në Vojvodinë, që lexuesvе të Maqedonisë u është prezantuar në mënyrë jo të plotë dhe karikaturale. Ka shumë mungesa dhe nuk jep përgjigje në pyetjet kryesore gazetareske. Në tekst ka disa deklarata të shkurta: “Mund të bisedojmë për të gjitha gjërat – thotë nxënësja Anxhelina Jançiq”, lexuesi nuk ka informatë se prej ku është ajo nxënëse, nga cili qytet dhe nga cila shkollë. Citati tjetrë është i ngjashëm kur bëhet fjalë për mungesas që kanë të bëjnë me përcaktimin e burimit: “Danilo Vidiqi thotë se arsimi seksual është temë ngacmuese dhe sa është e hapur varet nga fëmijët”, por nuk kemi informatë se kush është ky Danilo Vidiq, në emër të kujt ai flet dhe jep deklaratë.

Media nuk i zbulon shkaqet se pse është futur arsimi seksual në Serbi dhe pse pilot projekti zbatohet mu në Vojvodinë. Sikur të ishte bërë një kërkim i vogël nëpër internet për këtë temë, do të fitohej përgjigja se në Vojvodinë, sipas të dhënave zyrtare, në vit ka rreth 50.000 ndërprerje të shtatëzënisë, ndërsa statistika jozyrtare thotë se janë 100.000 dhe se më shpesh bëhet fjalë për popullatë të moshës ndërmjet 16 dhe 18 vjet.

Emri zyrtar i projektit nuk është “Arsimi seksual”, siç plasohet në medie, por „Edukimi shëndetësor për shëndet reproduktiv”, që flet për atë se autori ka dashur në gjithë tekstin të fusë edhe pak senzacion.
Mungesa më e madhe e këtij artikulli është ajo se kjo temë nuk është shfrytëzuar që kjo çështje të hapet edhe në Maqedoni, të kërkohen të dhëna nga OJQ-ja H.Е.R.А., e cila me ngulm dhe me argumente, një kohë të gjatë përpiqet t’i bindë personat kompetentë në Ministrinë për arsim për nevojën për futjen e një lënde të këtillë nëpër shkolla, por has në derë të mbyllur. 

I tërë teksti, në vend që të hapë horizonte të reja për këtë temë dhe t’i zgjojë ekspertët dhe publikun e gjerë për nevojën për edukim të këtill edhe te ne, ai me një tregim të shkurtër, që në momente duket edhe karikatural, me fotografi kryesore si të ndonjë filmi pornografik, edhe më tepër e margjinalizon këtë temë në mjedisin tonë edhe ashtu konservativ.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

relevante, jorelevante

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente kualitative multimediale

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja