verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Shkupjanët shkojnë në Selanik vetëm për kafe!

on 31 - 01 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

27-0987-009988700-crop-resize

Shih Venedikun dhe vdis”, apo ishte kjo për ndonjë qytet tjetër të bukur evropian?! Sido që të jetë, kjo thënie është përdorur për shumë vende deri tash, të paktën unë nuk kam dëgjuar të përdoret për Selanikun. Kemi dëgjuar për: „ Në Selanik një somun një metelik, deri në Selanik qindra somuna “, por jo edhe për atë se “Selaniku është si Venediku”. Pyetni se çfarë lidhje ka Venediku me Selanikun në tekstin konkret. Еdhe unë habitem. Pse? Për arsye se artikulli bën fjalë për Selanikun, kurse në fotografi kemi Venedikun.

2Linku deri te artikulli origjinal: Shkupjanët shkojnë në Selanik vetëm për kafe!

Data dhe koha e publikimit: 27.01.2014, 9:05

Data e recensionit: 28.01.2014

Recensues: Vladimir Mirçeski

Vërtetësia: Në përgjithësi teksti që është marrë, është OK. Bëhet fjalë për hulumtim se a shkohet dhe sa shkohet në Selanik për shoping, pasi që edhe në Shkup janë hapur një varg dyqanesh, për të cilët më herët “nisej për në rrugë”. Qëllimi që don të plasohet është se tash në Selanik më tepër shkohet për kafe, se sa për shoping. Do të thonim se për një pohim të tillë ndoshta është e nevojshme të bëhet një hulumtim gjithpërfshirës, por, ajo që është ofruar – bashkëbiseduesit, informacionet e konfirmojnë atë që është thënë.

Burimet e informatave: Nuk ka problem me burimet. Janë përmendur përfaqësues të agjencisë turistike, ka edhe anketë me qytetarët të cilët konfirmojnë se më shumë merak e kanë kafen e Selanikut se sa të shkojnë në shoping.

Përmbajtësia: Mund të thuhet se është korrekte. Kjo është nga ashtu të quajtura leksione të “lehta”, nga njëra anë nuk e kanë barrën “politike, numrat, statistikat dhe të dhënat”, dhe tjera lehtë janë për tu “tretur”. Plus, ka gjithmonë lexuesve të gatshëm, shumica gra, kur përmendet kombinim Selaniku dhe shopingu.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Qartë është vënë në dije se bëhet fjalë për tekst të marr. Por, që të jemi të qartë, shihet se artikulli origjinal nuk është “kopjuar” në tërësi. Aty, këtu ka disa plotësime dhe ndryshime.

Kualiteti i titullit: Siç edh përmendëm, është përdorur një konstruksion “i fortë” me një konstatim të fortë, mirëpo në mënyrë të përshtatshme është mbështetur në tekst. Vetëm se është për tu habitur pikëçuditja në fund. Çfarë është dashur të potencohet?

Fotografia: Këtu vijmë tek arsyeja kryesore pse e recensojmë këtë tekst. Huqe e plotë. Dikush ka parë titullin e tekstit origjinal, në të cilin gjithashtu përmendet kafeja, dhe ka marrë fotografinë që i ka ra në dorë ku ka det deh filxhan. Mosdija dhe nxitimi janë kombinim shumë i keq, i cili ka çuar deri në katastrofë. Megjithatë, nuk është njëjtë të shihet  Kupolla në Bazilikën San Marko në Venecia dhe Kulla e Bardhë në Selanik. Gabim i papranueshëm.

Përfundimi: Sapo lexova tekstin origjinal, do të thoja se kopja është më e keqe se sa origjinali e cila, të paktën nëse asgjë tjetër, i ka fotot e sakta.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

Me gjasë janë të sakta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

është i balancuar

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

Manipulon pa qëllim - krejtësisht e gabuar

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja