verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Владимир Мирчески

Artikull i rrezikshëm, manipulues dhe nxitës

на 6. 03. 2017 | | mk

[Recension: FOTO: Ja si do të duken dëftesat dhe pasaportat dygjuhësore]

Kur në vend të fakteve përdoren spekulimet, kur në vend të burimeve të informatave përdoren shprehje paushallë “më the-të thash”, kur në vend të fotografive përdoren fotomontazhe, kur në vend të lajmit kemi spin dhe sulm, atëherë do të thotë se lexojmë një tekst sikur ky.  Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Ja si do të duken dëftesat dhe pasaportat dygjuhësore  Data dhe koha e publikimit: 27.02.2017  14:29  Data e recensionit: 28.02.2017  Recensues: Vlladimir Mirçeski ARTIKULL PA MEND! Material i trilluar, me burime ose fakte “të matura me gram”, me elemente të rrezikshme të spinimit që shkojnë në drejtim elektrizimit të mëtutjeshëm të situatës edhe ashtu të tensionuar në

Titull pa “mbulesë”

на 28. 02. 2017 | | mk
[Recension: SA NGA SHTETI SHITI ZAEVI: BDI nesër sjell vendim përfundimtar për koalicion me LSDM-në – kërkesat për ridefinim janë pranuar] Titull i formuluar qëllimisht që të frikësojë, ta shqetësojë publikun. Mirëpo, kur të “gërvishet” më mirë nëpër sipërfaqen e tij do të shihet se ky është vetëm një titull pa mbulesë. Linku deri te artikulli origjinal: SA NGA SHTETI SHITI ZAEVI: BDI nesër sjell vendim përfundimtar për koalicion me LSDM-në – kërkesat për ridefinim janë pranuar Data de koha e publikimit: 23.02.2017 Data e recensionit: 27.02.2017 Recensues: Vlladimir Mirçeski   MUNGESË HARMONIE Ky është një shembull, në dritën më të keqe, për mungesë harmonie ndërmjet titullit dhe vetë artikullit. Më saktë, titulli në këtë rast, dallon nga përmbajtja relativisht korrekte.

Akuza të rënda pa dëshmi

на 20. 02. 2017 | | mk

[Recension: ZAEVI E SHITI MAQEDONINË: Këtë e pranoi LSDM-ja që të vijë në pushtet!]

Теkst pa asnjë argumentim, artikull pa peshë informative, material të cilit i mungojnë pothuajse të gjitha elementet e një produkti të besueshëm mediatik, duke filluar nga faktet, e deri te burimet… Linku deri te artikulli origjinal: ZAEVI E SHITI MAQEDONINË: Këtë e pranoi LSDM-ja që të vijë në pushtet! Data dhe koha e publikimit: 15.02.2017   09:30 Data e recensionit: 18.02.2017 Recensues: Vlladimir Mirçeski   

E KU JANË FAKTET?!

Publikimi që i nënshtrohet këtij recensioni nuk ka asnjë pikë të përbashkët me gazetarinë profesionale. Ai më tepër i ngjan përmbajtjes së krijuar në ndonjë qendër politike-partiake. Në favor të konstatimit të këtillë ka disa elemente. Kështu, për shembull,

Маnipulim nëpërmjet fotomontazhit

на 15. 02. 2017 | | mk

[Recension: Gruevski: Skenaristi i LSDM-së donte t’i përfitojë shqiptarët me anë të emocioneve]

Мanipulim, mirëpo nëpërmjet fotografisë, më saktë nëpërmjet fotomontazhit. Intervista e ish-kryeministrit, kryetarit aktual të VMRO-DPMNE-së, ku ai paraqiti një “ton” akuza për përzierje nga jashtë në politikën e vendit, si dhe për mënyrën se si opozita ka fituar vota nga bashkësia shqiptare, është ilustruar me një fotografi krejtësisht joadekuate. Ose siç do të thoshte dikush, е njitur, e prerë, e montuar. 
Linku deri te artikulli origjinal: Gruevski: Skenaristi i LSDM-së donte t’i përfitojë shqiptarët me anë të emocioneve Data dhe koha e publikimit: 11.02.2017  20:54 Data e recensionit: 12.02.2017 Recensues: Vlladimir Mirçeski   TEKST I PAVERIFIKUAR, I NJËANSHËM, TENDENCIOZ Një politikan pubikisht mund të thojë çka të dojë

“Predikim” tendencioz dhe i njëanshëm

на 7. 11. 2016 | | mk

[Recension: Еkspertët porosisin: PSP-ja të mësojë nga më të mirët]

Një ekspert, e jo shumë ekspertë. Më saktë, eksperte e njohur për nga mbrojtja jashtëzakonisht joobjektive e çdo gjëje që del nga kuzhina politike e VMRO-DPMNE-së, pa marrë parasysh se a bëhet fjakë për ndonjë projekt parazgjedhore, për sulm ndaj PSP-së, për promovim të ndonjë mase joreale, për ndonjë sjellje politike që nuk përkon me demokracinë. Më saktë, ajo mbështet gjithçka që e ka shenjën e VMRO-DPMNE-së, qoftë kjo edhe ndonjë fërgesë e thjeshtë!  Linku deri te artikulli origjinal: Еkspertët porosisin: PSP-ja të mësojë nga më të mirët Data dhe koha e publikimit:  31.10.2016, 18:02 Data e recensionit: 02.11.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski    

EDHE SIKUR TË JETË FËRGESË, NËSE ËSHTË NGA

Kujdes: kyçet detektori partiak për nebuloza!

на 1. 11. 2016 | | mk

 [Recension: Edhe një demant për intervistën nebuloze të Çomovskit me Bogoevskin dhe gënjeshtrat që u thanë në Telma (FOTO)]

Një nga gjërat e para që mësohen në praktikën e gazetarisë është se edhe “nuk kam çka të deklaro” është – deklaratë! Nga ana tjetër, deklaratat, thëniet e personave publikë, politikanëve dhe pjesëtarëve të profesioneve të tjera publike, pa marrë parasysh se sa të varfëra dhe të padefinuara, të pavërteta, të vrazhda janë, paraqesin pasuri për shkak se fjala e thënë publike është njëra nga bazat në të cilat mbështetet informata e vërtetë, si bazë e gazetarisë objektive dhe profesionale. Prandaj, titulli “Edhe një demant për intervistën nebuloze të Çomovskit me Bogoevskin dhe gënjeshtrat që u thanë në Telma”, i artikullit

Tekst për zënkë ndërpartiake, pa burime ndërpartiake!

на 31. 10. 2016 | | mk

[Recension: Zënkë për vend: Mercenarët e Sorosit në listat e LSDM-së – anëtarësia e pakënaqur]

Теkst i bazuar në spekulime, tekst me kualifikime, tekst me detyrë që i ngjan porosisë… Kemi artikull që merret me proceset brendapartiake, mirëpo pa shfrytëzuar asnjë burim brendapartiak. “Anëtarët e partisë janë të dëshpëruar nga Zoran Zaevi për shkak se sipas tyre mercenarët e Sorosit, jo vetm që marrin para nëpërmjet organizatave joqeveritare, por edhe do të hyjnë në parlament”. Linku deri te artikulli origjinal: Zënkë për vend: Mercenarët e Sorosit në listat e LSDM-së – anëtarësia e pakënaqur Data dhe koha e publikimit: 29.10.2016,  15:35 Data e recensionit: 29.10.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski

“BRANKOVISTËT” SI GOGOL PËR LSDM-në AKTUALE

Në një tekst të besueshëm do

Skenar konspiracioni ose frikë për “fronin”?

на 31. 10. 2016 | | mk

[Recension: DIKUSH DËSHIRON TË VENDOSË TARABUKË NË KRYE TË VMRO-DPMNE-së: Gazetari opozita dhe ambasadori i BE-së i zbulojnë qëllimet!]

Tekst ekskluziv – zbulimi i konspiracionit të pretenduar kundër liderit të partisë në pushtet për ta ndërruar atë, me ç’rast si baza kryesore për këtë tezë përdoren pyetjet e gazetarëve, ndërsa si burime të informatave merren njerëz nga komitetet komunale të VMRO-DPMNE-së. Profesionale, pa dyshim!!! Linku deri te artikulli origjinal: DIKUSH DËSHIRON TË VENDOSË TARABUKË NË KRYE TË VMRO-DPMNE-së: Gazetari opozita dhe ambasadori i BE-së i zbulojnë qëllimet! Data dhe koha e publikimit: 24.10.2016 Data e recensionit: 25.10.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

 TEZA ME KËMBË TË QELQTA 

Tekst me një skenar serioz të “konspiracionit” për imponimin e një lideri tjetër të partisë

Publikim “për pesë pare” pa grimcë lajmi

на 21. 10. 2016 | | mk

[Recension: Nuset në vend në tubimin në “Boris Trajkovski”, gabimisht kanë përfunduar në Kopshtin zoologjik?]

Informatë triviale, pa grimcë vlere me rëndësi për publikun… Plasohet një tekst që ka vetëm një fjali sikur bëhet fjalë për ndonjë lajm të rëndësishëm. Në fakt, sipas standardeve profesionale, bëhet fjalë për angazhimin e dy zonjave në tubimin partiak të partisë në pushtet, që për publikun është krejtësisht i parëndësishëm. Linku deri te artikulli origjinal: Nuset në vend në tubimin në “Boris Trajkovski”, gabimisht kanë përfunduar në Kopshtin zoologjik? Data dhe koha e publikimit: 16.10.2016 Data e recensionit: 20.10.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski

TEKST I PAVLERË

Me të vërtetë lajm shumë “i rëndësishëm”, ska fjalë?! Çfarë rëndësie ka ajo se si dy aktiviste partiake, nga

Titull i keq dhe fotografi e gabuar

на 12. 10. 2016 | | mk

[Recension: SHOK, TRAUMË DHE KONTUZION NGA BRUKSELI PËR FAMILJEN E GRUEVSKIT DHE TË MIJALLKOVIT: Në raportin më të ri për Maqedoninë, KE-ja do të kërkojë edhe njësi speciale gjyqësore]

Ky material është kornizuar me një titull të keq. Titulli tepër i gjatë është i ngarkuar me terme mjekësore, do të pranueshme, e do qesharake. Njësoj sikurse edhe fotografia e bashkangjitur, e cila disi të çon të qeshësh – të shkruhet për raportin e Komisionit Evropian, e të ilustrohet me ndërtesën e Parlamentit Evropian.  Linku deri te artikulli origjinal: SHOK, TRAUMË DHE KONTUZION NGA BRUKSELI PËR FAMILJEN E GRUEVSKIT DHE TË MIJALLKOVIT: Në raportin më të ri për Maqedoninë, KE-ja do të kërkojë edhe njësi speciale gjyqësore Data dhe koha e

Abonohuni për lajmet më të reja