verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shënime për populizmin: Dhjetë shkaqe për të vazhduar me protestat

on 18 - 09 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Од протестот за поддршка на Специјалниот јавен обвинител во организација на „Ајде“. Фото, ФОСИМ, 2015
Nga protesta për mbështetjen e Prokurorit sepcial publik në organizim të “Hajde”. Foto, FOSIM, 2015

Shkruan: Sasho Ordanovski

Kur një ditë do të shkruhet historia e Maqedonisë demokratikë, viti 2015 do të mbetet i shënuar si vit kur mijëra qytetarë të Maqedonisë dolën nëpër rrugët e qyteteve më të mëdha të vendit, që, duke protestuar me ditë dhe me muaj nëpër rrugët kryesore dhe para institucioneve shtetërore, ta shprehin pakënaqësinë e tyre për mënyrën se si Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti e uzurpojnë demokracinë në Maqedoni në të gjitha dimensionet e saj kryesore: nga shpenzimi i parave publike, deri te shpenzimi i moralit publik. Protestuesit zëshëm reaguan edhe ndaj “larhes shumëvjeçare të trurëve” të publikut nëpërmjet propagandës shtetërore, të plasuar nëpërmjet mediave kryesore elektronike dhe të shtypura maqedonase, aleatëve të korruptuar të regjimit.

Pas përfundimit të verës dhe pas kanalizimit të krizës politike në Maqedoni, si rezultat i Marrëveshjes së Përzhinos, prapa drejt institucioneve, disa miq dhe disa të njohur pyeten se a ka kuptim të vazhdohet me protesta qytetare, kur zgjedhjet e jashtëzakonshme tashmë janë caktuar të mbahen në prill të vitit të ardhshëm.

Dëshiroj të ofroj dhjetë teza, të cilat sigurisht nuk e shterrin listën e argumenteve, për shkak të të cilave konsideroj se protestat qytetare duhet të vazhdojnë. Demokracia e Maqedonisë është larg nga këndellja, ndërsa uzurpatorët dhe armiqtë e saj “asnjëherë nuk flejnë”! Këtë nuk mund t’ia lejojnë vetëvetes as qytetarët e këtij vendi, për shkak se në një shoqëri me institucione të shkatërruara, edhe kotja më e vogël demokratike, mund të përfundojë me ankth nate.

  1. Protestat qytetare në mënyrë produktive e politizojnë shoqërinë. СMe vetë këtë më tepër njerëz dalin në zgjedhje. Në parim, jehona më e madhe e votuesve gjatë kohës së krizave – e Maqedonia, pa dyshim, kalon nëpër njërën nga krizat më të rënda politike, e bile edhe kombëtare – paraqet referendum të qytetarëve për pushtetin e kaluar, e jo për ofertat programore të konkurrentëve zgjedhorë për atë që do ta bëjnë në të ardhmen. Kjo është ajo që i duhet Maqedonisë tani: qytetarët të dalin në zgjedhje dhe me votën e tyre të deklarohen për qeverisjen e deritanishme të VMRO-DPMNE-së dhe të BDI-së, nën udhëheqjen e Gruevskit dhe të Ahmetit.
  1. Protestat qytetare e përforcojnë demokracinë me dobësimin e institucioneve të partizuara dhe të korruptuara shtetërore. Ato nuk kërkojnë zgjidhje revolucionare ose shkatërrim të institucioneve, por reforma të cilat do të bëjtë shteti dhe pushtetit – para gjykatës dhe para publikut – për veprimet dhe politikat e tyre. Ato kërkojnë zgjedhje të drejta dhe demokratike ku do të vendosë vullneti i votuesve, mirëpo të drejta dhe demokratike jo vetëm gjatë ditës së zgjedhjeve, por gjatë gjithë kohës së qeverisjes së elitave të zgjedhura. Protestat janë për ta përkrahur demokracinë – kjo është ideologjia e tyre.
  1. Protestat qytetare janë sinjal se kërkohet përgjegjësi politike nga ata që qeverisin, mirëpo edhe manifestohet gatishmëri për marrjen e asaj përgjegjësie mbi vete me vetë daljen në protesta. Ka mendime se protestat bashkëkohore qytetare nuk janë, në fakt të orientuara ndaj ndonjë pushteti në veçanti, por kundër qeverisjes si e tillë, por edhe sikur të jetë ashtu, në situatat konkrete protestat janë gjithmonë të orintuara kundër pushtetit aktual. Në rastin tonë, ndryshimi i pushtetit që kërkohet nëpërmjet protestave është tërheqje e vërejtjes për ata që do të vijnë në vendin e pushtetit aktual se nuk protestohet (vetëm) që të ndërrohet pushteti, por edhe të ndërrohet politika e papërgjegjshme dhe e korruptuar e cilit do pushtet në të ardhmen
  1. Protestat qytetare e defragmentojnë, pastaj përsëri e bashkojnë shoqërinë. Qytetarët, ata individë të thelluar në celularët dhe në interesimet e tyre në Facebook, në këtë dalldisje teknologjike-komunikuese, ku harrohet edhe familja, e lëre më bashkësia më e gjerë shoqërore, nëpërmjet protestimit, nëpërmjet këtij tubimi grupor social, i ndihmojnë edhe vetëvetes edhe të tjerëve për ripërtrirjen e marrëveshjes shoqërore, për atë se si do të qeveriset, si do të jetohet. Në fakt, nuk është e tepruar nëse thuhet se protestat deri diku ia kthejnë kuptimin demokracinë përfaqësuese – modeli demokratik i cili në nivel global është në krizë në thellë gjatë dy-tre dekadave të fundit – për shkak se bashkojnë njëfarë minimumi të indetiteteve të copëtuara të qytetarëve bashkëkohorë, minimum që ofron bazë për përfaqësim grupor politik.

 

  1. Protestat qytetare që janë të padhunshme e paralizojnë fuqinë për dhunë që e posedon aparati autokratik shtetëror. Çdo polici në botë trajnohet që të ballafaqohet me ose të ushtrojë dhunë mbi qytetarët – kur protestat janë të padhunshme, regjimi represiv në masë të madhe është i paralizuar. Ajo që i mbetet pushtetit është propaganda ofenduese, e ndyrë.

 

  1. Protestat qytetare e demistifikojnë dhe e demontojnë aparatin propaganduese partiak-shtetëror. Regjimet moderne autokratike nuk sundojnë vetëm me përdorimin e forcës, por, nga njëra anë, me zbatimin e propagandës së ashpër ndaj popullatës dhe, nga ana tjetër, me kooptimin ose izolimin (e madje edhe përndjekjen dhe dëbimin, dhe llojet e tjera të maltretimit) të komunitetit afarist, akademik dhe komunitetit tjetër joqeveritar dhe intelektual në vend. Autokratët sundojnë me shikues, jo me votues. “Diktatura e këtillë me doreza” ka për detyrë ta bindë shumicën në vend se, edhe pse ndoshta nuk është e përkryer, se ndoshta është pak edhe e korruptuar ose pak edhe e dhunshme, mirëpo ky pushtet është më i mirë se  gjithçka tjetër që mund ta gjejë Maqedoninë. Protestat fuqishëm e zhveshin këtë pozitë propaganduese, për shkak se e zgjojnë interesin e përgjithshëm të publikut për gjendjet e vërteta në shoqëri dhe e demistifikojnë pushtetin në fushat kryesore të sundimit të saj – si harxhohen paratë publike, si ndahen privilegjet, si shtrembërohet e vërteta…
  1. Protestat qytetare e parandalojnë radikalizimin politik. Ata e shterrin fuqinë mobilizuese partiake dhe ofrojnë mundësinë për artikulimin e baraspeshave, vlerave kryesore politike, të cilat, në parim, janë në kundërshtim me agjendat ekstremiste nacioanliste, etnike, fetare ose agjenda të tjera të ngushta. Protestat, në fakt, e luajtën rolin e bashkuesit etnik dhe fetar në Maqedoni si asnjë parti, lëvizje ose iniciativë e huaj. Ata treguan se Maqedonia qytetare është e mundur dhe se ky është opcion real politik për ardhmërinë e vendit.
  1. Protestave qytetare, kësaj lëvizjeje pa hierarki, nuk i nevojiten liderë – ata u bëjnë thirrje liderëve të komunitetit politi që të përcaktohen në lidhje me kërkesat e protestave. Qytetarët nuk duan t’i zëvendësojnë politikanët, por duan të ndikojnë mbi sjelljen e tyre të (pa)përgjegjshme. Kjo thirrje qytetare e krijoi përcaktimin e LSDM-së për t’i bashkuar rezistencës qytetare dhe premtimet e Zaevit se kërkesat e protestave do të jenë pjesë e platformës së tij për qeverisje me Maqedoninë; protestat qytetare e nxitën edhe vendosmërinë e VMRO-DPMNE-së që kërkesat e protestave t’i mposhtë me propagandë, kundërprotesta dhe me zgjidhje të parakohshme politike dhe me insistimin e Gruevskit se demonstrantët nuk kanë kërkesa autonome, por se janë të instrumentalizuar nga LSDM-ja. Pushteti, e ndoshta edhe dikush nga opozita, nuk e kuptojnë se pjesëmarrësit në protestat qytetare kultivojnë lojalitet primar ndaj kërkimit të përgjegjësisë, e jo ndaj personave ose partive të caktuara politike.

 

  1. Protestat qytetare e kultivojnë frymën e përgjithshme të aktivizmit, kreativitetit, bashkëpunimit dhe të solidaritetit, që janë të domosdoshme për çdo demokraci të sukseshme. Është fakt se në protesta u takuan njerëz që nuk ishin parë me vite. Është fakt se në to morën pjesë edhe shumë njerëz që kanë mendime të ndryshme politike dhe gjenerata të ndryshme, të bashkuar rreth nevojës, si individë, së bashku ta refuzojnë keqpërdorimin politik të pushtetit. Nga ana tjetër, përmbajtja dhe forma e një sërë porosish, banerësh, plakatesh dhe slloganesh nga protestat ishin gjëja më e mprehtë, më mendjehollë, më lucide që ky popull e ka prodhuar në jetën politike të Maqedonisë që nga fitimi i pavarësisë së saj në vitin 1945 e deri më sot. Diktaturat, në parim, fillimisht bien si rezultat i mendjemprehtësisë dhe lirisës së shpirtit dhe të mendimit.
  1. Në fund, ata që kanë vendosur të dalin në protesta qytetare, e bëjnë këtë që të mos bëjnë diçka tjetër – të largohen nga Maqedonia, përkohësisht ose përgjithmonë. Dhe t’u bashkangjiten qindra mijëra njerëzve të tjerë, kushërinj, miq, të njohur dhe të panjohur, të cilët gjatë këtyre njëzet viteve të fundit u larguan nga Maqedonia, përgjithmonë të shpresojnë se përkohësisht e kanë lënë vendlindjen. Numri i njerëzve që mund të kontribuojnë në ripërtrirjen e demokracisë në Maqedoni është i caktuar, nuk është i pakufishëm. Regjimi aktual e di këtë matematikë.

(Ky tekst është inspiruar nga libri më i ri i Ivan Krastevit “Demokracia e shqetësuar – Politika globale e protestimit” – “Democracy Disrupted – The Global Politics of Protest”, University of Pennsylvania Press, 2014 – për të cilën shpresoj se së shpejti do të paraqitet edhe në gjuhën maqedonase.)


Kjo kolumnë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Kjo kolumnë është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kolumnës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja