verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Сашо Орданоски

Shënime për populizmin: Festivali i birrës “Pivofest” si realitet politik populist

на 25. 11. 2016 | | mk

Që mediet të kenë më tepër publik, duhet ta kënaqin shijen e mediokritetit të popullit, që shndërrohet në një varg të pafund të përmbajtjeve mediatike, niveli kreativ dhe intelektual i të cilave – e me këtë, edhe niveli politik – në garë ku fituesi nuk dihet deri në fund me nivelin mesatar të masave popullore. Populli do argëtim. Prandaj edhe politika gjithnjë e më shumë prodhon përmbajtje argëtuese për popullin, të cilat pastaj mediet do t’i shesin si argëtim për popullin. Sa festivale birrash, ushqime në urë, festivale paçash, çorbash, pastërmajlish, të llokumeve, maskarada dhe karnevale, ditë të pjeshkëve, mjaltit, mollës dhe cingaridheve festivale në shesh “netë të bardha”, etj., janë prodhuar në Maqedoni në 6-7 vitet e fundit?

Shkruan:

Fitimi i lirisë në televizion?

на 22. 02. 2016 | | mk
Të merret pjesë ose jo, shtrohet pyetja tani. Foto: screenshot

Për shkak se udhëheqësit propagandues televizivë të DPMNE-së (Llatasi, Bogatinova, etj.) shfrytëzohen si “mburojë e gjallë” para Gruevskit, a mund “debati” me ta ta zëvendësojë nevojë për debat me Gruevskin e frikësuar?

Shkruan: Sasho Ordanoski Në publikun opozitar dhe demokratik të Maqedonisë është duke u zhvilluar një kontest doktrinar: a është dashur/a duhet ose nuk është dashur/nuk duhet që përfaqësuesit e opozitës maqedonase të marrin pjesë në programet e televizioneve të regjimit “Sitel” dhe “Kanal 5”, tani, kur këto televizione u zgjuan nga gjumi i thellë propagandues dimëror dhe vendosën, vetëm për nevojat e statistikave përmbajtësore parazgjedhore, të ftojnë edhe ndonjë nga ata që mendojnë ndryshe për bisedë në terminin

Havari televizive: LLATASI – ZAEVI 0 : 3 (si mysafir)

на 12. 02. 2016 | | mk
“As në kohërat më të mira propagandistike – kur me të gjitha forcat punonte për Branko Cërvenkovskin – Llatasi nuk ka qenë ndonjë udhëheqës i mirë televiziv”. Foto: screenshot
Deri para ndonjë viti, Llatasi e dinte se ku është kufiri i pafytyrësisë që nuk guxon të kalohet madje edhe në emisionet e tij, ku definicioni për mirësjellje dhe korrektësi elementare shpeshherë është zvarritur për tokë. Në intervistën me Zaevin, Llatasi u turpërua “tamam siç duhet”. Shkruan: Sasho Ordanoski T’ua them menjëherë: Llstasi e di se nuk kaloi mirë me Zaevin. Ai nuk është prej dje. Mendoj se këtë e kuptojnë edhe dy-tre të tjerë nga DMPNE-ja rreth Grueskit. Po t’i lëmë anash “like”-et dhe urimet (në qoftë se ka), Llatasi

Gazetaria është e vdekur, të jetojë zëri i popullit?!

на 9. 02. 2016 | | mk
Foto: Nicolas Alejandro, 2013

Formati i ri digjital është i fiksuar për ekranet e telefonave, matet me fjalë, rrokje, ikona të vockla dhe video-sekuenca të shkurtëra infektuese (ngjitëse), e jo me paragrafe. Në këtë botë “gazetareske” verifikimi i fakteve dhe i burimeve të lajmeve bëhet rrallë, nëse praktikisht është edhe e pamundur. Konteksti, kjo kurorë e gazetarisë së mirë, më nuk është aq i rëndësishëm – kërkohet shpejtësi dhe atraktivitet.

Shkruan: Sasho Ordanoski Bëj pjesë në pakicën e gazetarëve që konsiderojnë se profesioni ynë, gazetaria, është e gjykuar të zhduket. Së paku në atë kuptim që gazetarët i kuptojmë si njerëz që mbledhin lajme dhe, duke zbatuar standarde të caktuara profesionale, i përgatisin ato për t’i publikuar në mediet masovike.

Shënime për populizmin: TË (MOS) JESH MURTINË

на 21. 01. 2016 | | mk
E pakëndshme! Foto: strumicacity.com (është marrë me leje) dhe screenshot nga TV-ja. Kolazhi: SHVFM

Atij që ky – pushtet pa debat për pushtetin – nuk i pëlqen, nuk ka opcion për rebelim ose për kundështim, për shkak se edhe vet ai debat është akt i tradhëtisë, për të cilin gjë ka pasoja, në mesin e të cilave shqetësimet dhe ngacmimet e vazhdueshme bëjnë pjesë në arsenalin më të butë të tiranisë.

Shkruan: Sasho Ordanoski Para disa ditës, për të njëqindtën herë në 6-7 vitet e fundit, mora pjesë në një debat televiziv, në të cilin, edhe pse ishin të ftuar, nuk kishte përfaqësues të pushtetit. Në mungesë të pushtetit, unë dhe bashkëbiseduesit e mi, edhe një herë bëmë një viviseksion

Propaganda kundrejt gazetarisë – “Kanal 5”: Vetëvrasje në minutën e nëntë!

на 13. 01. 2016 | | mk
Edhe këtë e pamë: një lider opozitar në “Kanal 5” – pas kush e di sa vitesh. Foto: screenchot  

Kush e di se pse, kryeredaktorja e padisponuar e “Kanal 5”, Lidija Bogatinova, në mes të intervistës me Zoran Zaevin e disponuar vendosi të heqë dorë nga biseda dhe t’i përkushtohet asaj që përpiqet ta bëjë më mirë: propagandë në dobi të familjes. Ky vendim përfundoi me finale karnevali.

  Shkruan: Sasho Ordanoski Të martën në mbrëmje në Maqedoni ndodhi edhe një pjesë e vogël e historisë sonë të mjerrë mediatike, ajo që, sikur të kishte pak njerëzi, duhet të mbulohet nga turpi. Drama në një akt u luajt në televizionin nacional “Kanal 5”, pronari i të cilit, Stojmenov, ju kujtohet, në

Pas marrëveshjes së Përzhinos: Nuk ka “lopë të shenjta” në mediat e Maqedonisë

на 30. 09. 2015 | | mk
Fotо: Pixabay

Cilat elemente duhet të merren parasysh në fazën aktuale të zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni, kur bëhet fjalë për mediat

Shkruan: Sasho Оrdanoski Nga ajo që e lexoj këto ditë në internet (këtu dhe këtu), duke e përfshirë edhe kolumnën e kolegut Branko Geroski, e kuptoj se dikushm diku, në kuadër të procesit të Përzhinos, ka inicuar, do të fillojë ose ndoshta tashmë ka përfunudar me bisedat

Shënime për populizmin: Dhjetë shkaqe për të vazhduar me protestat

на 18. 09. 2015 | | mk
Nga protesta për mbështetjen e Prokurorit sepcial publik në organizim të “Hajde”. Foto, FOSIM, 2015 Shkruan: Sasho Ordanovski Kur një ditë do të shkruhet historia e Maqedonisë demokratikë, viti 2015 do të mbetet i shënuar si vit kur mijëra qytetarë të Maqedonisë dolën nëpër rrugët e qyteteve më të mëdha të vendit, që, duke protestuar me ditë dhe me muaj nëpër rrugët kryesore dhe para institucioneve shtetërore, ta shprehin pakënaqësinë e tyre për mënyrën se si Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti e uzurpojnë demokracinë në Maqedoni në të gjitha dimensionet e saj kryesore: nga shpenzimi i parave publike, deri te shpenzimi i moralit publik. Protestuesit zëshëm reaguan edhe ndaj “larhes shumëvjeçare të trurëve” të publikut nëpërmjet propagandës shtetërore, të plasuar

EKSKLUZIVE: Gruevskit i është bërë rreng intervista e fundit!

на 10. 06. 2015 | | mk
Shikimi larg, problemet afër. Foto: screenshot  

Të kota janë intervistat e trilluara, boshe janë ofanzivat e paralajmëruara diplomatike ballkanike kur metastazat e krimit dhe të budallallëkut i kanë përfshirë të gjitha organet vitale të pushtetit. Regjimi ngadalë po shuhet, për çdo ditë duke humbur nga një funksion. Ja, këtë javë posa shkoi “në botën tjetër” politika e jashtme e Gruevskit. Amin.

  Shkruan: Sasho Ordanoski, еkspert i shkencave të

Shënime për populizmin: Të jesh Gordana Jankullovska

на 11. 05. 2015 | | mk
Gordana Jankullovksa, tefteri i pushtetit dhe figura më e shfrytëzuar në konferencat për shtyp të pushtetit. Foto: Qeveria e RM-së, kolazhi: SHVFM  

Nuk e kam numëruar, mirëpo thuajse jam i sigurt se gjatë nëntë viteve të kaluara, Jankullovska dhe MPB-ja kanë mbajtur më shumë konferenca për shtyp në krahasim me ministritë e tjera të Gruevskit. Në cilin vend tjetër normal dhe me të vërtetë demokratik të botës, ministri i

Abonohuni për lajmet më të reja