verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Statusi në Facebook dhe lajmi, nuk janë njësoj

on 31 - 12 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Игор, јави се, чекам дете од тебе - ст_ - http___press24.mk_igor-javi-se-che 11

[Recension: Igor, paraqitu, pres fëmijë prej teje – statusi në Facebook]

Teksti është status në Facebook që nuk përmban informatë të dobishme për publikun. As informon, as edukon. Në asnjë mënyrë nuk bëhet fjalë për lajm që mund të publikohet në ndonjë medie.

Игор, јави се, чекам дете од тебе - ст_ - http___press24.mk_igor-javi-se-cheLinku deri te artikulli origjinal: Igor, paraqitu, pres fëmijë prej teje – statusi në Facebook

Data dhe koha e publikimit: 16.12.2015, 10:24

Data e recensionit: 30.12.2015

Recensues: Simona Atanasova

TREGIM PËR MË TEPËR KLIKIME

Nuk dihet se a është kërkuar edhe a është marrë leje që të transmetohet statusi personal, privat nga një rrjet social.

Madje edhe sikur qëllimi të ketë qenë që t’i ndihmohet vajzës që ta gjejë djalin, teksti nuk jep përgjigje në njërën nga pyetjet kryesore të gazetarisë – pyetjen “kush”. Këtu nuk është dhënë as emri i vajzës, e as kontakti i saj. Nuk ka link deri te statusi i saj në Facebook, kështu që nuk mund të jemi as të sigurt se a është me të vërtetë statusi i dikujt, apo është tregim i trilluar.

Madje edhe sikur të ketë të dhëna për vajzën dhe link deri te statusi i saj, megjithatë informata nuk është vërtetuar askund. Ndoshta, bëhet fjalë për shaka ose për gënjeshtër. Në asnjë mënyrë nuk bëhet fjalë për lajm. Në titull thuhet se ky status në Facebook është bërë hit, mirëpo në tekst nuk shkruan se si është ardhur deru te ky përfundim. Në fakt, është transmetuar vetëm statusi, mirëpo kjo nuk do të thotë se është bërë hit në Facebook.

Që një tekst të jetë lajm, duhet t’i plotësojë standardet minimale të gazetarisë profesionale, ta informojë dhe ta edukojë publikun, e jo në garën për klikime të plasojë statuse në FB si informata relevante.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

status në Facebook

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja