verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Respektimi i medieve është vlerë evropiane

on 31 - 12 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

freedom of speech (media, control, censorship)Nëse liria e shprehjes dhe liria e mediave janë përcaktuesit kryesorë të nivelit të demokracisë në një vend, Maqedonia ka kohë që nuk do të duhej të llogaritet si shtet demokratik. Mbyllja e mediave, përndjekja e gazetarëve për fjalë të shkruar, shtypja ekonomike ndaj mediave deri në varshmëri nga reklamat qeveritare dhe presionet e ndryshme për pronarët dhe punonjësit medial kanë kontribuar që Maqedonia të regjistrojë rënie marramendëse në të gjitha rankimet e organizatave të huaja. Pjesën më të madhe të fajit, sigurisht e mban pushteti, sidomos partia dominante në pushtet, VMRO DPMNE.

Megjithatë, faji i partisë shqiptare në bashkëqeverisje, BDI, jo vetëm nuk që mund të amnistohet, por ajo nuk ngec thuajse aspak nga partneri i tyre maqedonas. Jo vetëm për aprovimin në heshtje të këtyre politikave represive të VMRO-së, por edhe për shkak se gati se gjithçka që ka bërë Nikolla Gruevski me mediat në gjuhën maqedonase, po kopjohet dhe nga BDI-ja me mediat shqipe. Ndoshta mungesa e zërave të fuqishëm kritik në mediat shqipe ka bërë që “dora” e BDI-së mbi lirinë e shtypit të duket e butë dhe e parrezikshme.

Megjithatë, hapja e mediave të reja që mund të mos jenë për shijen e BDI-stëve të të bërit gazetari, nxorri në pah fytyrën e vërtetë të partisë së udhëhequr nga Ali Ahmeti. Funksionarët e subjektit politik që përfshin në emrin e vet vlerat e çmueshme evropiane si “demokraci” dhe “integrim”, demonstruan tërësisht të kundërtën, duke selektuar dhe bojktotuar mediat të cilat nuk i kontrollojnë. Një dëshmi e fuqishme se fjalori “i ëmbël” perëndimor, për integrim në NATO dhe BE, është vetëm fushatë në mungesë projektesh dhe jo synim real i Reçicës së Vogël.

Mbase e pritshme kjo sjellje nga partia që nivelin e saj evropian e ka dëshmuar në sfera të tjera të demokracisë, ndërsa tani vetëm e konfirmon me lirinë e shprehjes dhe të shtypit. Megjithatë, ajo që brengos është se qasja e njëjtë aplikohet edhe nga njeriu të cilit i është besuar “timoni” shtetëror për integrimin evropian, Zëvendës Kryeministri Fatmir Besimi.

Një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, siç është Maqedonia, nuk duhet t’ia lejojë vetes problemet themelore me lirinë e medias. Sidomos kur dihet politika e Brukselit ndaj atyre politikanëve të cilët kanë cënuar këtë vlerë të rëndësishme evropiane.

Politika duhet të ketë qasje të njëjtë ndaj mediajve, janë apo jo sipas “shijes” së tyre. Subjektet politike në qeveri ose opozitë raportet e tyre nuk mund ti ndërtojnë me gazetarët mbi bazën e pëlqimit, por duke marrë parasysh se çdo medie raporton para një publiku të caktuar dhe si rrjedhojë, ata duhet të kenë rëndësi.

Në fund të fundit çdo kritikë është mundësi e mirë për tu sqaruar!

 


Kjo kolumnë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Kjo kolumnë është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kolumnës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja