verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Storja nga Maqedonia, fituese e shpërblimit ndërkombëtar

on 29 - 11 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Storja e gazetarit me renome Sashe Dimovski fitoi shpërblim të veçantë në Forumin për media, i cili u mbajt në Podgoriсë të Malit të Zi, prej 13 deri më 15 nëntor.

podg2

Storja hulumtuese me titull “Donacionet e mediave për partitë politike dhe strukturat pronësore si burim potencial për korrupsion në mediat e Maqedonisë” (Media donations to political parties, and ownership structures as a potential source of corruption in the Macedonian media) është realizuar me ndihmën e projektit Observatori mediatik i Evropës Juglindore). Artikulli tregoi se disa media luajnë rol të sponsorë më të mëdhenj të partive politike në Maqedoni, duke shfrytëzuar metoda të ndryshme, në mesin e të cilave edhe donacione gjatë fushatës së fundit zgjedhore. Storja, poashtu, zbuloi informata të rëndësishme për off-shore kompanitë që janë të lidhura me pronarët e mediave.

“Ky shpërblim ka rëndësi të madhe për mua dhe më inkurajon që të vazhdoj me hulumtimet e mia në tema që konsiderohen të ndaluara në mediat tona, kryesisht për shkak të strukturave të tyre pronësore dhe raporteve të tyre me partitë politike”, deklaroi gazetari Dimovski.

Shpërblimi i quajtur “Miodrag Vukmanoviq” ndahet për kontributin për gazetarinë profesionale, në konkurrencë të 132 storjeve gazetareske nga i gjithë rajoni. Shpërblimi i parë i është ndarë Boshtjan Vidimshek-ut nga e përditshmja sllovene “Dello”, për mbulimin e krizës në Lindjen e Afërt, me raportime nga Gaza dhe Siria.

Burimi: (26.11.2014). SEE Media Observatory. “Macedonian story on media donations awarded”.

 

Abonohuni për lajmet më të reja