verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Lufta ndërmjet kryetarëve Zhernovski dhe Jakimovski vazhdon në gjykatë

on 29 - 11 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Градоначлничката војна Жерновски и Јакимовски ја продолжуваат на суд Press24-crop-resize

 

Bëhet fjalë për një artikull tendencioz ku prej një njoftimi të zakonshëm është përpiluar një informatë kritikuese, dhe është vënë në funksion të zënkës politike. Ideja për ta paraqitur kryetarin e Komunës Qendër në dritë të zezë shihet që në fillim të tekstit.

Градоначлничката војна Жерновски и Јаки_ - http___www.press24.mk_gradonachlnich

Linku deri te artikulli origjinal: Lufta ndërmjet kryetarëve Zhernovski dhe Jakimovski vazhdon në gjykatë

Data dhe koha e publikimit: 19.11.2014, 13:27

Data e recensionit: 26.11.2014

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

KRITIKA

Artikulli fillon me koment dhe një dozë të dukshme ironie:

“Zhernovski e ndryshoi taktikën. Deri tani vetëm ankohej, e prej tani, vendosi të padisë.”

Faktikisht, teksti ka vendosur që ta kritikojë, e bile edhe ta tallë krytearin e komunës Qendër, për shkak se ai ka vendosur të padisë për shpifje Jakimovski për shkak të pretendimeve të tij në një intervistë të publikuar në një medie. Me këtë që në fillim zbulohen motivet që nuk janë gazetareske, por kanë një sasi të konsiderueshme të ngjyrës politike.

E në të njëjtën mënyrë është intonuar edhe përfundimi i tekstit, ku Zhernovski lidhet me incidentit që ka ndodhur para dy javlsh vitesh në mbledhjen e Këshillit të Komunës së Karposhit (12.11.2014). Kjo, poashtu, tregon se shkresa e kryetarit të komunës Qendër nuk është transmetuar që të informohet publiku, por që të sulmohet ai.

 

ЕТIKETIMI

Në këtë informatë të shkurtër shihet edhe dëshira për t’i etiketuar mediat që nuk janë në vijë të njëjtë me pushtetin. Në fakt, në tekst krejtësisht pa nevojë është përdorur formulimi:

“(…) thuhet në njoftimin e Zhernovskit të cilin e transmetojnë mediat e SOROS-it.”

Është e qartë se njoftimin e këtillë, kryetari i komunës Qendër e ka dërguar deri te të gjitha mediat, e kjo mund të shihet edhe nga artikujt në këtë temë që janë publikuar atë ditë (19.11.2014). Mirëpo, dikush ka bërë vlerësim të gabuar dhe ka vendosur edhe në këtë mënyrë të prishë këtë informatë të shkurtër, ku pika e vetme e ndritshme është titulli: “Lufta ndërmjet kryetarëve Zhernovski dhe Jakimovski vazhdon në gjykatë” dhe fotografitë që janë zgjedhur në mënyrë korrekte.

E çka tjetër të thuhet për këtë produkt jokualitativ gazetaresk ku kanë dështuar parimet që janë standard  në profesionin gazetaresk. Kështu, në pesëmbëdhjetë rreshta janë shkelur më tepër nene (13,14 dhe 16) të Kodit gazetaresk, në mesin e të cilave edhe preambula, ku është theksuar në mënyrë precize se gazetarët kanë rol të transmetojnë informata, ide dhe mendime dhe kanë të drejtë të komentojnë. Mirëpo, edhe se gjatë transmetimit të informatave, do t’i respektojnë vlerat etike dhe standardet profesionale dhe se do të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.

“Gazetari duhet të bëjë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit.(13)

Raportimi nga proceset policore, veçanërisht nga zgjedhjet, duhet të jenë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike. (14)

Gazetari do të ruaj reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do të nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdor median e tij për të qëruar hesaspet me individë, duke inkuadruar edhe kolegët e tij. (16)”


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja