verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tekst i njëanshëm dhe manipulativ prej titullit deri në fjalinë e fundit

on 14 - 09 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

http___denesenmk_web-crop-resize

[Recension: Zaevi rekorder për premtime të rrejshme të dhe parealizuara]

Artikull i njëanshëm që ka për qëllim ta nxijë kryetarin e komunës së Strumicës dhe liderin e LSDM-së. qasja e këtillë vërehet në gjithë materialin, prej titullit tendencioz “Zaevi rekorder për premtime të rrejshme të dhe parealizuara”, e deri te fjalia e fundit.

http___denesen.mk_web_Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi rekorder për premtime të rrejshme të dhe parealizuara

Data dhe koha e publikimit: 09.09.2015, 16:38

Data e recensionit: 10.09.2015

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

MANIPULIM

Teksti bazohet në deklaratën e këshilltarit të VMRO-DPMNE-së në komunën e Strumicës, Kostadin Sholev, prej ku edhe është nxjerë porosia e titullit. Mirëpo, Sholevi nuk është prezantuar si anëtar i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, por vetëm thuhet: “banor i Kuklishit”.

Dhe me këtë rast, me një qasje manipulative te lexuesit shkaktohet huti e bëhet fjalë për qëndrim dominant të banorëve të Kuklishit. Dhe që në fillim të artikullit, bëhet një përgjithësim dhe thuhet:

Banorët e Kuklishit kërkojnë nga kryetari i Strumicës, Zoran Zaev që ta plotësojë premtimin e dhënë për rikonstruimin e shtëpisë së kulturës.

Ata thonë se Zaevi dy vjet u ka premtuar dhe i ka gënjyer banorët e Kuklishit.

Poashtu, në tekst nuk është transmetuar reagimi i komunës së Strumicës, e cilat thotë se për shtëpin e djegur të kulturës në Kuklish në buxhetin dhe në programet e komunës së Strumicës janë paraparë 3 milionë denarë, e jo gjashtë siç thuhet në artikull. E sipas sqarimit të pushtetit lokal:

“… rekonstruksioni, gjegjësisht, ndërtimi i shtëpisë së re të ulturës, akoma nuk mund të fillojë për arsye të thjeshtë se për momentin janë duke u bërë analiza nga persona profesionistë për statikën e objektit, gjegjësisht a ka mundësi ky objekt të rikonstruohet apo, nëse profesionistët thonë ashtu, ai të rënohet në tërësi dhe në vend të tij të ndërtohet objekt i ri. Që do të thotë se është duke u konstatuar gjendja përfundimtare e këtij objekti në Kuklish.”

Por, shihet se në këtë produkt të përgatitur me qëllim të caktuar aspak nuk është planifikuar pala e dytë, që të mund vetë publiku të vërtetohet se a është e vërtetë se thehen rekorde me premtime të rrejshme.  Ose, bëhet fjalë për diçka tjetër – spin i llogaritur politik për diskreditimin e liderit opozitar.

Përndryshe, teksti plotësisht i njëjtë – duke e përfshirë edhe fotografinë dhe titullin, gjysmë ore më parë është publikuar në një portal prej ku me gjasë është marrë. Të njëjtën ditë, artikuj me përmbajtje pothuajse identike janë plasuar në disa media, gjë që le hapësirë për dyshim se bëhet fjalë për sulm të sinkronizuar politika ndaj Zaevit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja