verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

TV-DITARI: Kryeministri dhe gjyshja Vangja

on 27 - 11 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Интервјуот на премиерот Никола Груевски во ТВ Дневникот траеше 19 миути. Фото: видео прилог скриншот

Intervista e kryeministrit Nikolla Gruevski në ditarin televiziv zgjati 19 minuta. Foto: video-materiali 

 

[Recension i ditarit televiziv të TV Sitel-it 22.11.2014]

Ditari televiziv i televizionit më të shikuar nacional më 22 nëntor isht karakteristik, para së gjithash, për shkak se mysafir ishte kryeministri, për shkak të trajtimit të temave nga religjioni dhe aspekti shpirtëror, për shkak të përpunimit parcial të temave “të caktuara” nga konferenca për shtyp e Qeverisë së RM-së dhe zëdhënësi i saj.

 

Shkruan: Ljubomir Kostovski

 

Dita e parë e fundjavës në setin programor të këtij televizioni nacional është karakteristike për atë që shikuesit që e përbëjnë korpusin kryesor të adhuruesve të serialeve turke, mund të pushojnë. Nga këtu edhe redaksia, më lirë mund ti dedikohet për mundësitë tjera programore që ofron në ekranin e vogël, gjithsesi edhe segmentin politik, gjegjësisht bërja e lajmeve dhe komenteve javore, komente dhe pikëpamje për ditët që kanë kaluar.

Ditari televiziv i televizionit më të shikuar nacional më 22 nëntor ishte karakteristik, para së gjithash, për shkak se mysafir ishte kryeministri, për shkak të trajtimit të temave nga religjioni dhe aspekti shpirtëror, për shkak të përpunimit parcial të temave “të caktuara” nga konferenca për shtyp e Qeverisë së RM-së dhe zëdhënësi i saj. I fundit, morri pjesë edhe me përgjigjet e tij imponuara për disa tema si “analist” i vetëm për çështjet që më pas i ka mbuluar me kronika redaksia e këtij televizioni.

Lajmi i parë dhe tronditës ishte arrestimi i ish-kryetarit të Ohrid të premten, gati se pritur, edhe pse jo e tëra e arsyeshme – kronika prej 1:54 minutash nuk kishte asgjë të re, por si të ksihte për qëllim që t mbajë temën aktuale, gjegjësisht të rikujtojë popullin se ka pasur arrestim, cila është akuza, pa asnjë reagim nga ana e kundërt, edhe pse kishte diçka të tillë!

ohrid09876-098-gore-001

Kontributi televiziv: 30 ditë paraburgim për Aleksandar Petreskin, ish-kryetarin e komunës së Ohrit

ohrid09876-098-dolu-001

Në ditarin kryesor vizita e kryeministrit si mysafir zgjati gati se sa gjysma e kohës së paraparë për lajmet. Mysafiri erdhi në orën 19:10 dhe u larua nga studioja aty rreth orës 19:29, përderisa lajmet zgjatën deri në ora 20.  Qartë se kohëzgjatja e një vizite të tillë një termin të përshtatshëm, por as sesi jo edhe të një vëllimi të tillë dhe një përmbajtje (strukturë) të tillë, për arsye se i privojmë shikuesit nga mundësia të dëgjojnë lajme nga një rreth më i gjere të interesit  (politika e jashtme, bota, sporti). Kohëzgjatja e vizës vetë që zhveshi nevojën nga mos ekzistimi i emisioneve tjera informative, si kjo, ashtu edhe në televizionet tjera (përveç TV “24 Orë”). Sipas rregullës, këto vizita në “mes të ditarit” duhet të jenë të lidhura vetëm me një çështje,  dhe jo me pesë-gjashtë, dhe të hapin mundësi për debat në rast të tillë. Të mos harrojmë se nga televizionet duhet të pritet që të diskutojnë për politikën e qeverisë të flitet nëpër debate më të gjëra, me prezencën e opinioneve të ndryshme, dhe jo të jenë “mikron i zhveshur” për vetë lavdërimin e kryeministrit.

grujo09876-098-gore-001

TV Kronika: Gruevski: Provimi shtetëror do të thotë “po” për diturinë, stop për diplomat e blera

grujo09876-098-dolu-001

Nikolla Gruevski iu përgjigj pyetjeve të redaktorit dhe gazetarit të TV Sitelit për protestat studentore, më pas për furnizimin  e shtetit me gaz, për investimet e huaja, për “bombën” e Zaevit dhe për njeriun e parë të BFI-së dhe esenë e tij politike. Nuk kishte polemikë, Nikolovski bile jepte kahje se si duhet të përgjigjet kryeministri dhe me njëherë tregonte se ai paraprakisht është dakord me përgjigjen e pritur, çka mbi të gjitha – sipas rrjeteve, çoi disa shikues të kthehen të shikojnë ndeshjen e mërzitshme të derbit anglez Arsenal –  Mançester Junajted.

Para vizitës së kryeministrit u transmetua kronika për provimet e studentëve – të cilët nuk kanë qenë eksterne, por shtetërore por me një titull mjaft indikativ dhe praktikisht transformimin e temës në “para hyrje” për vizitën e njeriut të parë të Qeverisë. Kjo kronikë u transmetua edhe në ditarin e 0rës 16, që do të thotë se kjo kronikë ishte konsumuar tashmë, ndoshta edhe nga pasiguria nëse kryeministri do të vijë në studio apo jo, kurse kryeministri kërkoi falje se nuk arritur ta shikojë atë kronikë (!).

drzaven-ispit-09876-0987-gore-001

TV Kronika: Provimi shtetëror në interes të atyre që me nderë luftojnë për diplomë dhe fitim të diturive 

drzaven-ispit-09876-0987-dolu-001

Kronika e dytë me vend qendrorë dhe një kohëzgjatje të pa shpjeguar (nga aspekti profesional) është ai i emituar nga çezmë e fshatit Novo Selo nga Strumica. E njëjta ishte 5:13 minuta, kurse duhet të përmendet se video-reklama për parashikuesen gjyshja Vangja ishte vetëm një minutë e dhjetëra sekonda! Kjo duhet të përmendet për arsye se kronika praktikisht është një reklamë e madhe dhe e palejueshme e gjatë për programin artistik në kohë drithëruese, ku ka vend vetëm kronika të një karakteri tjetër! Edhe për më tepër se një formë e tillë e hedhjes së kronikave për njerëz parashikues është e palejueshme. Një herë këtu kemi folur për rregulloren e organik britanik, pandanë i Këshillit tonë radiodifuziv (tash te ne Agjencia), e cila kronikat e tilla i lejon, por në një “kohë qorre”.

Vangja-prilog-09876-098-gore-001

TV-Kronikë: TV Siteli, ekskluzive nga vendi ku gjyshja Vangja u bë parashikuese

Vangja-prilog-09876-098-dolu-001

Por, çfarë të bësh ku dy nga televizionet më të shikuara në vend gjithnjë në lajmet kryesore flasin për jashtëtokësor në Kërçovë, për Kometa që janë nisur drejt Tokës dhe për të cilat ju ka hyrë frika edhe në NASA…. Shumica e “sensacioneve” të tilla ishin fantazi e pastër, por nuk kishte dënime, dhe as ato televizione nuk kërkuan falje nga shikuesit!
Në këto lajme të përmendim edhe kronikën për mbjelljen e fidanëve në Çashka nga ARM-ja, e cila u shënua si fillim i aksionit të sivjetshëm “Dita e drurit”
.

arm-den-drvo-gore-001

ТV–Kronik : ARM-ja e hapi aksionin e 14 “Dita e drurit 

arm-den-drvo-dolu-001

Kjo kronik është një propagandë e pakuptimit, për arsye se “Dita e drurit” thjeshtë është mundësi e humbur, kurse tetori është afati kur bëhen mbjelljet (e lejuara) dhe ai është moti pas nesh! Edhe vetë gazetari nuk dinte kur dhe si do të fillojë ky aksion, edhe pse viti i ri është para pragut …

Hiç më pak propaganduese është edhe kronika për çerdhet, 20 në numër, të cilat i ka ndërtuar qeveria për gjashtë muaj. Kronika nuk ka asnjë parametër bazik (sa fëmijë kanë nevojë për këto institucione, mos ndoshta diku janë tepricë, kurse dike mangët, pse në tetë vjetët e para nuk është ngritur asnjë institucioni tillë …), por shfrytëzohet paraqitja e zëdhënësit të Qeverisë, për cilin folëm më lartë.

gradinki-09876-098-gore-001

gradinki-09876-098-dolu-001

Kurse kronika për konferencën në temë të partisë qeveritare  (seksioni i grave në ARM) dhe marshit në rrugët e Shkupit si një aksion anti-abort, është i montuar që të mos të shihet prezenca e ulët e qytetarëve në marsh (realisht pjesa më e madhe e tyre që kishin ardhur ishin të mitur!), si dhe të mos shihet publiku në numër të vogël në Pallatin e ARM-së.

protiv-abortus-09876-098-gore-001

ТV-Kronik: Marsh kundër abortit dhe tribunë për një shtatzëni të shëndetshme dhe mëmësi të  sigurt 

protiv-abortus-09876-098-dolu-001

Një hapësirë të madhe iu dha aktivitetit të KOM në Çento  – hedhja e bazamentit të kishës së re (me kohëzgjatje prej 1:24). Por duhet të përmendet kronika e ardhshme – për institutin e ankimit kushtetues i cili përgatitet në kuadër të ndryshimeve kushtetuese në Parlament dhe që, sipas gazetarit, duhet të parandalojë ndjekjen penale të tepruar në Strasburg. Pa hyrë në lajmin, i  cila me siguri ka shumë për të argumentuar dhe me institutin, vetëm për të vazhduar në fund, kur gazetari konkludon se reformat gjyqësore në vend kanë dhënë rezultat dhe qytetarët në Strasburg nuk ankohen për situatat dhe gjykimet ashtu si para vitit 2006! Kjo është një gënjeshtër e madhe. Le të kujtojmë vetëm ankuesit për subjektet e lustracionit, apo për paraburgimin e gjatë (këto ditë është aktual rasti me Velija Ramkovski) dhe shumë të tjera.

Duhet të theksohet se për shkak të faktit se kryeministri e “konsumoi” TV Ditarin e orës 19 në lajmet e mëparshme kishte një mini-intervistë me Ministrin e Shëndetësisë për sukseset e tij për shpërblimin e mjekëve (!), Dhe kronika e “pohoi” atë dhe shkoi në “paketë”.

Nuk është e qartë se cila është përshtypja e këtyre shikuesve të cilët gjithnjë i ndjekin lajmet atë që e bëjnë redaktorët dhe bashkëpunëtorët e këtij televizioni, por në Qeveri gjithsesi se duhet ti lavdërojnë.

 

Shënim: Hyrja në TV-ditarin është e një date më të vjetër – nga viti 2008. Nga burimet e disponueshme në internet nuk mund të gjenim një më të re.

 


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja