verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Valon

Veprimet (jo)etike gjatë përdorimit të mediave sociale

на 20. 02. 2017 | | mk
Si deri te informimi etik në rrjetet sociale. Fotо: Pixabay

Në dekadën e fundit të shekullit 20 u shënuan ndryshime drastike në procesin e prodhimit, distribuimit dhe shfrytëzimit të informatave. Ato janë pasojë e procesit të shpejtë teknik-teknologjik, i cili në vete përmban sasi enorme të potencialit për ekspanzion. Ndodhi “revolucioni mediatik” me ç’rast teknologjitë e avancuara e ndryshuan përgjithmonë mënyrën në të cilën krijohej, bartej, plasohej dhe ruhej komunikimi

Shkruan: Dr. Dejan Donev, profesor inordinar i etikës në gazetari dhe  i etikës në medie Mediet e reja ose të ashtuquajturat “medie të treta” që u paraqitën si rezultat i konceptit Web 2.0 dhe i teknologjive të reja mediatike, filluan të shihen si pjesë e ndryshimeve që ndodhën dhe ndodhin

Tekst me kute të dyfishta

на 6. 02. 2017 | | mk

[Recension: Ivanovi përsëri do t’ia japë mandatin VMRO-DPMNE-së?]

Vazhdimi i sagës “Kujt do t’ia japë mandatin Ivanovi”. Në detin e shkrimeve për këtë temë, ky tekst na plason një hipokrizi të rrallë, duke i anashkaluar krejtësisht ndodhitë gjatë tre javëve të kaluara – kërkon nga LSDM-ja të tregojë se ka shumicë në Kuvend që ta fitojë mandatin për formimin e qeverisë. Me këtë rast, krejtësisht anashkalohet fakti se më 9 janar kryetari i vendit, pa dëshmi se ka mbështetje nga 61 deputet, mandatin ia dha Nikolla Gruevskit?!  Linku deri te artikulli origjinal: Ivanovi përsëri do t’ia japë mandatin VMRO-DPMNE-së? Data dhe koha e publikimit: 30.01.2017, 11:06 Data e recensionit: 31.01.2017 Recensues: Vlladimir Mirçeski   

INTERPRETIM I QËLLIMSHËM I KUSHTETUTËS

Në fakt,

Gazetaria vasale

на 30. 12. 2016 | | mk
Goxha intervistë, goxha gazetari. Emisioni “Jadi burek”, 23.01.2015. Foto: videoklip – screenshot

A është e mundur që një gazetar, i cili kujdeset për renomenë dhe reputacionin e tij, në secilën fjalë të kryeministrit të thotë: “po, ashtu është”, “keni (ke) të drejt”, “shumë mirë e the këtë”

Shkruan: Оlivera Vojnovska Lajkatimi është një lloj legal i korrupsionit. Ligji nuk parasheh dënim për këtë Sharl Bodler Kjo thënie e Bodler-it, njërit nga poetët francez më të mëdhenj dhe më me ndikim në shekullin e XIX  (9 prill 1821 – 31 gusht 1867), më shkoi ndërmend, duke e parë emisionin “Jadi burek” (23.01. 2014), në të cilin udhëheqësi i emisionit me një servilizëm i drejtohej kryeministrit dhe liderit të

Politikanët fillimisht na e shesin privatësinë e tyre, e pastaj kërkojnë t’ua kthejmë

на 1. 12. 2016 | | mk

Politikanët vetë i zhvendosin kufinjtë e privatësisë së tyre kur duhet t’u afrohen votuesve: na fusin në dhomën e ditës, na ftojmë në gëzime e të ngjashme. Ata duan të lënë një fotografi konkrete për veten e tyre te votuuesit – shkojnë të mbledhin rrush, e pastaj pijnë verë që është bërë nga rrushi i mbledhur, flasin për shijet e tyre… Ekziston një teori sipas të cilës çdokush që ka hapur profil në Facebook e ka humbur privatësinë e tij! Cili është mësimi që mund të nxirret nga rastet “Snezhana Millkova” dhe “Pegja Gërbin”?

Shkruan: Ljubomir Kostovski Çështja e kufinjve të privatësisë dhe të integritetit personal në medie është temë shumë e vjetër, edhe pse, përkundër shumë hulumtimeve, ajo nuk

Kur PR-i do t’ju shesë një lajm që është falas?

на 30. 11. 2016 | | mk
“Manipulim – informatat tona janë të modifikuara”. Foto: bernawy hugues kossi huo, 2012.  

Në definicionin e punës së PR-it (marrëdhënieve me publikun), është ajo se ai ka për qëllim t’u bindë se u ka treguar lajm ose ndonjë informatë të cilën duhet ta ndani me publikun dhe se me këtë ka treguar gjest miqësor ndaj jush ose se ka pasur raport të besimit. Relacionet në Maqedoni ndërmjet gazetarëve dhe PR-eve nuk kanë një ngjashmëri të tillë me definicionin për atë që është falas dhe vullnetare

  Shkruan: Ljubomir Kostovski Përderisa gazetarët më të vjetër të Maqedonisë gjatë karrierave të tyre janë përballur me komitetet e rrepta partiake dhe organet e tyre ekzekutive, gjeneratat më të reja në në jetën

“Jo për mosdënimin!” – IFEX e shënon 2 nëntorin me fushatë

на 2. 11. 2016 | | mk

Më 2 nëntor shënohet Dita ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosdënimit* për krime kundër gazetarëve, që u parapa me Rezolutën e OKB-së të vitit 2013. Në këtë moment, 9 nga 10 raste të vrasjeve të gazetarëve në botë janë me status të pazgjidhur dhe kalojnë pa u dënuar. Kjo çon kah kultura e mosdënimit, ku zërat kritikë janë të heshtur, ndërsa qytetarët janë të privuar nga informatat e sakta për shoqëritë në të cilat jetojnë. Dita ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosdënimit është moment kyç për ngritjen e vetëdijes globale për ndikimin e mosdënimit mbi lirinë e të shprehurit dhe për mobilizimin e aksionit për drejtësi. Këtë vit, IFEX-i e realizon fushatën “Jo për mosdënimin”, e cila i

Analistja përfaqësuese!

на 15. 10. 2016 | | mk
[Recension: A luan opozita lojë të rrezikshme duke tentuar për herë të tretë të ikë nga zgjedhjet?] Çështja e balancimit është njëra nga çështjet që është elaboruar më së miri në tekstet e teorisë së gazetarisë dhe praktikimit të tij. Thjesht, nuk është etike, e as profesionale, të prezantohen informata, e aq më pak qëndrime, gjegjësisht mendime të njëanshme, e për pasojë edhe favorizuese. Aq më tepër, edhe më joprofesionale është që kjo anshmëri dhe këto veprime të “mbulohen” me – analistë. Аnalistët, në parim, duhet të jenë profesionistë që posedojnë njohuri të analizojnë procese të caktuara pa përkrahur ndonjë anë. Kjo është ajo pozitë e ftohtë akademike. Mirëpo, për shkak se ajo që në botë është rregull, te ne

Një fotografi, megjithatë, nuk është një mijë fjalë

на 24. 08. 2016 | | mk

[Recension: FOTO: Shpërtheu uji nën Muzeun arkeologjik]

Теksti e dezinformon publikun se nën Muzeun arkeologjik ka shpërthyer ujë. Informata nuk është e saktë për shkak se ky institucion demantoi se është vërshuar, gjegjësisht theksoi se bëhet fjalë për pastrimin e muzeut. Маteriali që i nënshtrohet këtij recensioni bazohet vetëm në fotografi. Edhe pse bëhet fjalë për një tekst që e transmetuan shumë medie, detyrë e gazetarit është ta verifikojë informatën për vërshimin, gjegjësisht të marrë deklaratë nga institucioni për të cilin shkruan. Ky tekst është edhe një shembull për atë se si funksionojnë mediet gjatë transmetimit të teksteve, të gjithë “ngjiten” njëri pas tjetrit, pa e verifikuar atë që është duke shkruar (transmetuar). Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Shpërtheu

е–GJENERATA: Gjenerata që refuzon të vdesë në tunelin e tranzicionit

на 17. 08. 2016 | | mk
е-Gjenerata. Foto: Vanço Xhambaski

Asnjë gjeneratë nuk ka sjellë ndonjë sistem të përkryer, mirëpo gjithsesi, gjithmonë sjellë një sistem më të mirë se ai paraprak. Ky cikël nuk guxon të ndërpritet. Koha është të përballemi me е-Gjeneratën dhe t’i japim të drejtë asaj.

Shkruan: Zoran Bojarovski Iluzionet e prishura për luftën e Vietnamit, afera Watergate, dorëheqja e Niksonit, njeriut më të fuqishëm të asaj kohe në botë…, ishin ngjarje që e përcaktuan kornizën e kthesës së madhe në historinë e SHBA-ve, ku, në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, lindi epoka e re e gjeneratës së re amerikane: Gjenerata Iks (Х). Gjeneratë e lindur nga dashuria e lirë e gjeneratë e bejbi-bumit. Si pasojë ose si mësim nga

Gazetaria qytetare – moment i pritjes së tradhëtuar

на 20. 07. 2016 | | mk
Gazetaria qytetare  – diku funksionon, diku jo! Foto: Wikipedia

“Nuk shpërtheu kanalizimi vetëm në Prilep, pas tentimit për grushtshtet ndaj Erdoganit, shumë fekalje shpërthyen edhe në FB!” – është koment në Facebook i një kolegu dhe miku tim të mirë i bërë para disa ditësh duke u përpjekur ta komentojë zhvillimin e fundit politik edhe te ne, e veçanërisht në botë. Mirëpo, njëkohësisht, komenti i njëjtë më dha arsye për të bërë një analizë “të lehtë” (light) për rolin dhe rëndësinë e “medieve të reja”, veçanërisht për një fenomen të ri, që ka të bëjë me gazetarinë qytetare. A e kemi dhe a duhet ta kemi? Një pyetje mjaft provokative për të kërkuar përgjigje solvente!

Shkruan: dr. Dejan Donev, profesor

Abonohuni për lajmet më të reja