verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Ligji për mbrojtjen e privatësisë: Кur Kushtetuta bëhet “letër tualeti”

on 17 - 11 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Протест против законот за цензура организиран од Ајде! во Скопје, 7.10.2015. Фото: Ванчо Џамбаски (CC BY-NC-SA).

Protestë kundër ”ligjit për censurë” e organizuar nga Hajde! Në Shkup, 7.10.2015. Foto: Vanço Xhambaski (CC BY-NC-SA).

 

Mediet kishin mundësi, mirëpo nuk parashtruan një numër të madh pyetjesh në lidhje me miratimin e Ligjit për mbrojtjen e privatësisë.

 

Shkruan: Prof. dr. Мirjana Najçevskа, еksperte për të drejtat e njeriut

 

Në tetor të vitit 2015, në Kuvend u dorëzua propozimi për miratimin e Ligjit për ndalimin e posedimit, përpunimit, publikimit dhe disponimit me materialet që janë rezultat i ndjekjes së paligjshme të komunikimevе. Ky propozim shkaktoi reagime të shumta negative dhe nga shumë njerëz u identifikua si një formë e censurës së hapur dhe e mbrojtjes së krimit (SHGM, “Prizma“, OJQ-ja “Infocentar”).

Me titullin “Nuk e japim të vërtetën!”, më 7 tetor u mbajt protestë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në medie u transmetuan edhe deklaratat e përfaqësuesve të Organizatës mediatike të Evropës Juglindore

“E para, nuk është e pranueshme dhe është kundër të drejtave themelore të njeriut që të përgjohet populli, siç është bërë në Maqedoni gjatë periudhës së kaluar. Nëse gazetari nga ndonjë burim i merr materialet e përgjuara dhe nëse detaje nga përgjimi janë me interes publik, atëherë mediet kanë të drejtë që t’i publikojnë ato. Kuptohet, secili që e ka këtë material në duar, duhet ta mbrojë privatësinë e personave që janë përgjuar, mirëpo nëse me këtë informatë publiku njoftohet për aktivitete joligjore të shtetit, për korrupsion dhe për aktivitete kriminale të njerëzve që ushtrojnë funksione publike, atëherë publiku ka të drejtë ta dijë këtë.”

Një pjesë e medieve transmetuan qëndrime se e gjithë Marrëveshja e Përzhinos mund të vihet në pikëpyetje për shkak të këtij propozimi, ndërsa tërheqja e këtij propozimi nga procedura ndërlidhet, në mes tjerash, edhe me nevojën për përshtatjen e tij me standardet evropiane.

Më 9 nëntor të vitit 2o15, si pjesë e pakos së ligjeve që ndërlidhen me Marrëveshjen e Përzhinos, u miratua edhe Ligji për mbrojtjen e privatësisë. Miratimi i këtij ligji shkaktoi interesim shumë më të vogël, si te publiku, ashtu edhe te mediet dhe ka të bëjë, para së gjithash, me faktin se mediet nuk do të pengohen që edhe më tutje t’i ripublikojnë “bombat” e publikuara më parë. Fakti se teksti i propozuar dhe i miratuar ligjor është rezultat i marrëveshjes ndërmjet partive politike, sikur mjaftoi që mediet ta humbin interesimin për tekstin e ligjit.

Mirëpo, për mediet kritike dhe objektive, të cilat nuk janë të lidhura ngushtë me qëndrimet e partive të caktuara politike, pikërisht miratimi i një ligji të këtillë, me “kompromis”, duhet të jetë me interes të veçantë. Analiza e tekstit të këtij ligji mund të shfrytëzohet për interpretimin e shumë zhvillimeve politike dhe të drejtimit në të cilin është duke shkuar zgjidhja e krizës në Republikën e Maqedonisë. Fakti që theks i veçantë në ligj është vënë mbi të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e tyre, duhet të paraqesë nxitje plotësuese për mediet për analizë dhe rishqyrtim të tij.

 

Pyetjet që nuk janë parashtruar për Ligjin për mbrojtjen e privatësisë

 

Mediet kishin mundësi, mirëpo nuk parashtruan një numër të madh pyetjesh në lidhje me miratimin e Ligjit për mbrojtjen e privatësisë. Vetëm sa për shembull do t’i veçoja tre:

  • krahasimi i dy propozimeve,
  • koncepti kryesor – privatësia dhe и
  • fshehja prapa vlerave evropiane.

Pyetja e parë të cilën mediet kishin mundësi ta parashtrojnë në lidhje me miratimin e këtij ligji është ajo se ku dallon ky ligj nga ligji që ishte propozuar paraprakisht, me titullin Ligji për ndalimin e posedimit, përpunimit, publikimit dhe disponimit me materialet që janë rezultat i ndjekjes së paligjshme të komunikimevе. Një numër shumë i vogël mediesh kanë bërë madje edhe një krahasim sipërfaqësor të teksteve të dy ligjeve. Pjesa më e madhe e tyre janë mjaftuar me dallimet në ndëshkim (përgjegjësia penale e gazetarëve) dhe me аspektin e privatësisë si element kufizues për publikim.

Mirëpo, kjo është një çështje shumë e rëndësishme, pikërisht në aspekt të analizës së mëtutjeshme të kompromiseve që janë bërë gjatë bisedimeve. Për shembull, në Ligjin për mbrojtjen e privatësisë, njësoj sikurse edhe në ligjin paraprak, thuhet: “…Me këtë Ligj përcaktohet edhe ndalimi për posedimin, përpunimin, publikimin dhe disponimin në çfarëdo qoftë mënyre me materialet që janë rezultat i ndjekjes së paligjshme të komunikimevе që janë kryer gjatë periudhës prej vitit 2008 deri në vitin 2015, duke e përfshirë edhe shfrytëzimin e tyre dhe disponimin me to në procesin zgjedhor, në procedura dhe për qëllime politike dhe të tjera“ (neni 1 paragrafi 3); “Çdokush që do të posedojë materiale nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve në përputhje me nenin 1 të këtij ligji, është i obliguar që në afat prej 20 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji t’ia dorëzojë ato prokurorit kompetent publik, në përputhje me ligjin” (neni 2, me ndryshim të vogël të afatit kur duhet të dorëzohen materialet).

Mediet nuk e problematizuan mungesën e logjikë në këtë nen. Në fakt, a do të thotë kjo se nuk është i ndaluar posedimi, përpunimi, publikimi dhe disponimi në çfarëdo qoftë mënyre me materialet që janë rezultat i ndjekjes së paligjshme të komunikimevе…” që është bërë në ndonjë periudhë tjetër kohore? Pse do të ishte e ndaluar për këtë periudhë, e jo edhe në përgjithësi?

Pyetja e dytë që duhej t’u interesonte medieve, ka të bëjë me termin “privatësi”. Në të gjitha mediet përmendet mbrojtja e privatësisë, mirëpo në një numër shumë të vogël mediesh ofrohet ndonjë sqarim se çka nënkuptohet me termin privatësi. Sqarimi më i shpeshtë është:

Ndalimi për publikim vlen vetëm për ato inçizime që janë të natyrës private, e me private nënkuptohet publikimi i marrëdhënieve familjare dhe personale të dikujt, përkatësia fetare dhe etnike, përkatësia politike ose gjendja shëndetësore”.

Sqarimi i këtillë mund të shkaktojë shkelje serioze në praktikimin e lirisë së të shprehurit dhe paqartësi në dispozitën kushtetuese me të cilën ndalohet censura, si dhe në nenin 54 të Kushtetutës, sipas të cilit “kufizimi i lirive dhe të drejtave nuk mund të përfshijë të drejtën e jetës, ndalimin e torturës, veprimin dhe ndëshkimin çnjerëzor dhe nënçmues, përcaktimin juridik të veprave të ndëshkueshme dhe dënimeve, si dhe lirinë e bindjes, ndërgjegjes, mendimit, shprehjes publike të mendimit dhe të besimit fetar.”

Puna, gjegjësisht aktiviteti i njëjtë, në një rast të caktuar mund të konsiderohet private, ndërsa në ndonjë rast tjetër mund të jetë me interes publik. Për shembull, nëse në ndonjë bisedë telefonike bëhet fjalë për marrëdhënie intime dhe seksuale, kjo bën pjesë në fushën e privatësisë, mirëpo në qoftë se ato marrëdhënie intime dhe/ose seksuale janë pjesë e politikës kadrovike në ndonjë ministri të caktuar, atëherë zbardhja e tyre është me interes publik për zbulimin e keqpërdorimit të detyrës, për mobing apo shqetësim.

Një njeri, ka mundësi që në një situatë të konsiderohet qytetar i thjeshtë dhe publikimi i marrëdhënieve të tija familjare mund të paraqesë ndërhyrje në privatësinë e tij, ndërsa në ndonjë situatë tjetër të jetë gjykatës, marrëdhëniet dhe lidhjet familjare të të cilit ndikojnë mbi zhvillimin e ndonjë procesi konkret gjyqësor dhe si të tilla, ato janë me interes publik për zbulimin e shkeljeve të mundshme të ligjeve.

Pyetja e tretë që duhet t’i interesojë mediet është përputhja e këtij ligji me Konventën evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ajo që një ligj i referohet kësaj konvente, e madje edhe në tekst e përmend konventën, aspak nuk do të thotë se ligji me të vërtetë është rezultat dhe bazohet në vlerat e kësaj konvente. Përkundrazi, ky ligj në asnjë pjesë të tij nuk ka lidhje me Konventën evropiane për të drejtat e njeriut dhe me vlerat që i përfaqëson ajo.

E gjithë kjo duhet të bëhet pjesë e analizave dhe e interesit të medieve në qoftë se nuk duan që në ndonjë moment të caktuar të bien në kurthin e një ligji kundërthënës dhe të paqartë ose, edhe më keq, në kurthin e vetëcensurës të bazuar në padije.


Оваа анализа е изработена во рамките на Проектот на УСАИД за зајакнување на медиумите во Македонија – Компонента Сервис за проверка на факти од медиумите, имплементирана од Метаморфозис. Анализата e овозможенa сo поддршка на Американската агенција за меѓународен развој (УСАИД). Содржината на анализата е одговорност на авторот и не ги одразува ставовите на Метаморфозис, УСАИД или Владата на САД. За повеќе информации за работата на УСАИД во Македонија, ве молиме посетете ги веб-страницата (http://macedonia.usaid.gov) и Фејсбук-страницата на УСАИД (www.facebook.com/USAIDMacedonia).