A mbron kryqi më shumë se gjysmëhëna?!
Published in Recensione
on 4 - 03 - 2016 Author: Љубомир Костовски[Recension: “E kapi dënimi i Zotit”: Njeriu i cili e theu kryqin vdiq nga…]
Edhe pse bëhet fjalë për lajm të shkurtër, qëllimet që dëshirohen të arrihen me këtë kronikë janë afatgjat. Veçanërisht, në kulm të debatave në vend për shqiponjën dhe kryqin (kuptohet ato në Çair dhe në Butel), pastaj në hije të incidentit me rrahjen e Todor Petrovit nga KBM-ja, lajmet e këtilla fitojnë tretman të qibritit dhe të kovës me benzin dhe lehtë mund ta ndezin atmosferën në vend.
Linku deri te artikulli origjinal: “E kapi dënimi i Zotit”: Njeriu i cili e theu kryqin vdiq nga…
Data dhe koha e publikimit: 01.03.2016, 12: 32
Data e recensionit: 02.03.2016
Recensues: Ljubomir Kostovski
LAJM I VJETËR
“Me përshkrimin “E kapi dënimi i Zotit”, mediet e rajonit publikojnë një storje për jobesimtarin i cili shkatërronte simbole fetare. Shqiptari, Alem Kurti, njeriu i cili i thente kryqet në manastirin serb në Kosovë në vitin 2004, vdiq me vuajtje të mëdha. Ai ka luftuar me kancerin i cili i ka shkatërruar mëlçinë dhe mushkërritë e bardha. Kurti vdiq vitin e kaluar në spital në Prishtinë”.
Ky është i gjithë lajmi që ështëpublikuar, e së bashku me të ka edhe një reportazh dhjetëminutësh, i inçizuar në mënyrë gjysmëamatore, ku shihet Kurti duke e thyer kryqin nga kulmi i një kishe. Inçizimi nuk është i montuar, është në kohë reale dhe pa koment, dhe pas kontrollimit shihet se është shkarkuar nga “Youtube”-i. Bëhet fjalë për video-inçizim nga heqja e kryqit në manastrin “Shën Ilia” në Podujevë (siç pamë gjatë kontrollimit të inçizimit).
Nga teksti shihet se kjo me Kurtin nuk është lajm. Në fakt, njeriu ka vdekur vitin e kaluar, dhe lajmi është publikuar në mars të këtij viti. Lajmi tani gjendet edhe në disa medie serbe (prej ku me gjasë edhe është marrë), vetëm se atje shkaku është tjetër – çdo mars shënohet pogromi mbi përmendoret kulturore serbe në Kosovë (2004). Si duket, ne kemi gjetur motiv tjetër për ripublikimin e tij.
Pastaj, lajmi nuk i ka faktet themelore – kur ka saktë ka vdekur i lartëpërmenduri, prej ku janë marrë informatat (thuhet se ato janë mediet e rajonit, mirëpо së paku të ishte përmendur një medie)… Kështu, lajmi është diçka në të cilën fillimisht nuk mund të besohet, për shkak se në vete nuk ka “material” për një të tillë.
Pastaj, përveç asaj që thuhet se njeriu ka qenë i sëmurë nga kanceri dhe ka vdekur në vuajtje të mëdha, e gjithë diagnoza ndërlidhet me veprimin e tij të para 12 viteve. Po mirë, lexuesi mund të pyetet se çfarë mëkati ndaj Zotit kanë bërë njerëzit e tjerë që janë të sëmurë nga kanceri, le të themi edhe me simptomet e njëjta, nga të cilët disa janë të krishterë të përkushtuar (nëse kryqi mbron nga sëmundjet)? Këtu mund t’i përmendim edhe të vegjëlit, fëmijët më të vegjël që vdesin krejtësisht të pafajshëm…
Se ky është një budallallëk, duhet përmendur edhe atë se një portal është munduar të marrë përgjigje në pyetjen e këtillë (faji – dënimi – sëmundja) nga kleriku i lartë Тrajan Kojiq, nga kisha “Shën Marko” në Beograd. Ky klerik, i cili një kohë ka shërbyer edhe në Kosovë, duke e cituar Njegoshin, thotë: “Kush, bir, mund ta dijë dëshirën e Zotit, kush mund t’i interpretојë, mrekullitë e Zotit”.
Kjo, gjithsesi, mjafton si përgjigje për të gjithë ata që lehtë ndizen dhe nxjerrin nga gërmadhat lajme të vjetra që, nëpërmjet medieve, të shkaktojnë urrejtje të reja.
Shkurtimisht – kemi “lajm të nxjerrë nga gërmadhat”! Ajo është vënë në kontekst të plotë të bestytnisë, madje edhe nga aspekti i religjionit. Dhe nëpërmjet kryqit dhe “mbrojtjes” së tij bën diskriminim fetar: cila fe mbron më tepër!
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nxit për përdorimin e dhunës
diskriminon
diskriminim fetar
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e