verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

A mund të vidhen 200.000 vota dhe pse?

on 7 - 05 - 2014       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht
„Гласачки права“ - нивната посмртна позиција. Фото: dougblackport, 2012

“Të drejtat e votuesve”. Në pozitën e tyre të përmortshme. Fotografia: dougblackport, 2012

 

Një rregull e banditëve thotë: kur vjedhish, vidh shumë! Pse të të quajnë vjedhës për njëqind euro, nëse mund të vjedhish një milion? Iluzioni i fitores së pastër pa të meta qëndron mu këtu: shkaktim i humbjes sa më dramatike, më pak dyshim në mashtrimin zgjedhor, dallim sa më pak i arritshëm në vota, më tepër besim në fuqinë e pushtetit, e rezultat sa më i keq i opozitës, heqje dorë dhe dëshpërim sa më i madh i qytetarëve

 

Shkruan: Zoran DIMITROVSKI

 

A mund të vidhen rreth 200.000 vota sa është dallimi ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së në këto zgjedhe, pyesin analistët neutralë, të fascinuar nga triumfi kosmik zgjedhore i partisë në pushtet dhe poentojnë: nuk ka alibi për debaklin zgjedhor të Zaevit, sepse dhjetë, njëzet, pesëdhjetë mijë vota ndoshta edhe mund të vidhen, por dyqind mijë? Ju lutem!

Një rregull e banditëve thotë: kur vjedhish, vidh shumë! Pse të të quajnë vjedhës për njëqind euro, nëse mund të vjedhish një milion? Këtu qëndron iluzioni i fitores së pastër pa të meta që dëshiron ta propagandojë pushteti: shkaktim i humbjes sa më dramatike, më pak dyshim në mashtrimin zgjedhor, dallim sa më pak i arritshëm në vota, më tepër besim në superioritetin e DMPNE-së, në fuqinë e pushtetit, e rezultat sa më i keq i opozitës, heqje dorë dhe dëshpërim sa më i madh te votuesit e saj. VMRO-DPMNE-ja fiton, LSDM-ja humb! Shtatë, tetë, nëntë humbje zgjedhore, secila më katastrofale se tjetra. Humbja e këtillë patjetër ta shkatërrojë besimin e kritikëve, mendjeve të lira, qytetarëve neutralë, të papërcaktuarve, atyre që nuk votojnë. U dërgon porois: nëse nuk i bashkangjitesh pushtetit, do të mbetesh me humbësit! E kush dëshiron të mbetet me humbësit?

 

Fitore sa të duash!

 

Prej zgjedhjeve në zgjedhje, rritet edhe përqindja e atyre që votojnë – 56, 60, 62, 64 përqind? Në njësitë zgjedhore 3 dhe 4 jeoha e daljes në zgjedhje është mbi 70, 72 përqind e qytetarëve. Ska ku të shkojë, do të arrijë deri në 80, 90, e ndoshta edhe 100 prë qind të plota! Pa marrë parasysh se mu nga këto njësi zgjedhore në Maqedoninë Lindore dhe Qendrore të rinjtë shpërngulen nëpër botë, për shkak se këtu nuk ka punë. Por, përqindja e atyre që dalin në votime rritet, përkundër numrit të popullsisë. Fshatrat dhe qytetet zbrazen, numri i votuesve, që votojnë për pushtetin, nënkuptohet, shumëfishohet. VMRO-DPMNE-ja e sfidon statistikën, e shumëzon me zero!

A ia vlen t’i kundërvihesh një shumice të madhe që voton për pushtetin? Produkti, modeli, procesi, inxhinjeringu zgjedhor i DPMNE-së është aq i pagabueshëm, sa që të gjithë ia japin dorën. Sa më i gjerë dhe më i thellë që është dallimi ndërmjet partisë në pushtet dhe asaj opozitare, aq më tepër frikërespekt ndaj Gruevskit edhe në mesin e diplomatëve të huaj dhe mbikëqyrësve të pavarur. Fuqia nuk e lut Zotin!

Pushteti në mënyrë të çeliktë demonstron se e kontrollon terrenin politik në kuptim të plotë të fjalës. Bile, jo vetëm që e kontrollon, por e dizajnon atë! Transferon votues edhe në mënyrë fizike edhe në mënyrë fiktive atje ku i nevojiten. Ndryshon përbërjen e votuesve nëpër vendvotime. U kërcënohet dhe ua fut frikën. I vozit me autobusë dhe furgona për në votim, sikurse për në pushkatim. Prandaj votimi është i qetë, sikurse në meshë. Vendet ku për shkak të “mashtrimit politik”, “pavetëdijësimit” të votuesve ose “tradhëtisë” së papërmirësueshme ndaj kombit fiton opozita – Kumanova dhe Strumica, për shembull, tashmë janë bastione të DPMNE-së! Gruevski humbi vetëm në Qendër. Zgjedhjet e ardhshme, siç paralajmëroi, do të fitojë edhe atje. Nëse nuk arrin me votues nga Liqenasi (Pusteci), do të gjejë ndonjë çare tjetër. LSDM-ja humbëse nuk mund dhe nuk guxon të fitojë. Fitorja e opozitës në një komunë është gabim katastrofal! Obligim i pushtetit është që edhe atje të sjellë njerëz, në mënyrë fizike ose në listën zgjedhore, e jo njëfarë grupi prej disa qytetarësh.

 

Prej ndeshjes futbollistike deri te arena e gladiatorëve

 

Pas zgjedhjece të vitit 2011, Gruevski e krahasonte rezultatin zgjedhor me rezultatet e ndeshjeve futbollistike – Barcelona e ka fituar kundërshtarin e saj në finale me 3:1… Këtu qëndron mantra e fitores që e trumpeton pushteti. Nuk është me rëndësi loja, me rëndësi është fitorja! Por, nga gara futbollistike, politika në regjimin e DPMNE-së u shndërrua në arenë gladiatorësh ku jeta e humbësit varet nga mëshira e imperatorit. Nuk ka gjasa të mbijetoni në betejën e tillë, nëse nuk keni armë që ua ka dhënë pushtetari. Veçanërisht nëse luftoni me duar të thata.

E tani, a ka mundësi me të vërtetë të vidhen 200.000 vota? Poenta e rezultatit dramatik zgjedhor qëndron mu aty, të filloni të mendoni se sa vota me të vërtetë mund të vidhen. T’u besoni numrave! Iluzionit të numrave të mëdhenj. Qytetarët nuk janë pjesëmarrës në jetën ekonomike dhe politike, ata nuk janë pjesë e asnjë shoqërie civile, por makinë votuese e partisë në pushtet – fletëza, shifra, numra, kontingjente!

Përkundërë të gjithave, bëni rezistencë ndaj operacionit të këtillë monstruoz që me eufemizëm quhet “inxhinjering zgjedhor” dhe në grafën “vjedhja e votave” bëni një listë të gjatë: mbushja mafioze e kutive të votimit duke i përzënë mbikëqyrësit dhe anëtarët e këshillave zgjedhorë, falsifikimi i raporteve të këshillave zgjedhorë duke e korruptuar mbikëqyrjen e opozitës, votim publik i anëtarëve dhe i aktivistëve të pushtetit, fotografim i fletëvotimit me celular, shënimi i vletëvotimit me stilograf me ndonjë simbol, obligimi për ta mbajtur mend numrin rendor të fletëvotimit, futja e frikës te të punësuarit në administratën publike se do ta humbin punën nëse nuk votojnë për pushtetin, obligimi për çdo anëtar të partisë në pushtet të sjellë 5, 10 votues për pushtetin, prezenca parazgjedhore e inspeksioneve tatimore dhe inspektimi dhe dënimi i firmave nëpër qytete dhe lagje që e përkrahin opozitën, transport i votuesve deri te vendvotimi që ta përkrahin pushtetin, blerja e drejtpërdrejtë e votave në komunat me popullsi të varfër, dhënia e kontingjenteve me vota në lagjet rome ose në fshatrat dhe lagjet e banuara me shqiptarë, nëpërmjet pramatarëve (blerësve të votave) me anë të keshit në të zezë në sasi të mëdha, dhënia e letërnjoftimeve dhe shtetësive të shumta disa mijëra maqedonasve nga Shqipëria dhe Kosova me numër amë dhe identitet të qytetarëve të larguar përkohësisht ose me punë të përkohshme jashtë vendit, kontroll i ashpër i mediave dhe censurë brutale e çfarëdo lloji mendimi kritik, korruptim i trupit votues me pensione, subvencione, rritje të rrogave, përçarje e opozitës nëpërmjet “partive satelite” etj. etj.

 

Larg është kullosa angleze

 

Kuptohet, një pjesë e këtyre aktiviteteve nuk janë joligjore. Për fat të keq, rregullat e demokracisë mund të trukohen, të anashkalohen, për shkak se ajo nuk është model i përkryer dhe varet nga vetëdija politike e qytetarëve, nga kultura politike. E Maqedonia është shoqëri parapolitike dhe do të nevojiten “dyqind vjetë” që edhe këtu të mbijë “kullosë angleze”.

Domethënë, 200.000 vota mund të vidhen ashtu që pesëdhjetë mijë do t’i vjedhësh në mënyrë brutale, pesëdhjetë të tjera në mënyrë subtile dhe kështu do të fitosh njëqind mijë vota në konton tënde. Pastaj pesëdhjetë mijë do t’ia marrësh opozitës me “satelite” të rrejshme partiake, ndërsa pesëdhjetë mijë vota të tjera duke nxitur përçarje të brendshme në radhët e saj. Kështu, ajo do të ketë pesëdhjetë mijë vota më pak. Nënkuptohet, edhe vetë opozita mund t’i marrë vetes pesëdhjetë mijë apo më shumë vota me gabimet e saj politike.

Por, pyetja e vërtetë nuk është se a mund të vidhen 200.000 vota, por çka do të bëjë partia në pushtet me fitoren e tillë dramatike dhe me opozitë të këtillë të nokautuar dhe me shumë qytetarë të nënçmuar. DMPNE-ja më së lehti e ka në zgjedhje. Vjen koha kur do ta ketë gjithnjë e më vështirë ndërmjet dy cikleve zgjedhore.


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Abonohuni për lajmet më të reja