Akuzat për falsifikim kërkojnë dëshmi, nëse do të bësh gazetari
Publikuar në Recensione
on 23 - 06 - 2016 Autor: Ferikan Iljazi
[Recension: SKANDAL: Ministri Kuçi falsifikon shkallën e tij akademike (foto)]
Akuza të rënda në adresë të personaliteteve publike vetëm sepse “mundemi”, nuk na bëjnë gazetar më të mirë. Të akuzosh dhe të shkruash tekste vetëm duke u bazuar në gojëdhëna dhe në fotografi që i ke rastisur në internet është demonstrim i një joprofesionalizmi.
Linku deri te artikulli origjinal: SKANDAL: Ministri Kuçi falsifikon shkallën e tij akademike (foto)
Data dhe koha e publikimit: 10.06.2016
Data e recensionit: 14.06.2016
Recensuese: Ferikan Iljazi
Në këtë lajm që po e recensojmë autori aludon në gjoja falsifikimin e diplomës të njërit prej ministrave të rinj të BDI-së, por nuk është munduar shumë ta tregojë gjendjen faktike me dokumente zyrtare.
“Ministri i ri i ekonomisë Driton Kuçi ose ka doktoruar brenda natës dhe askush nuk e ka kuptuar këtë, ose po gënjen publikisht duke falsifikuar shkallën e tij akademike, shkruan Fakte. Në revistën “Mësuesi” që e publikon komuna e Çairit Kuçi ka shkruar shkrimin “Pse është kaq i rëndësishëm për shqiptarët Universiteti i Tetovës dhe Universiteti Nëna Terezë?” ku është nënshkruar me titullin akademik “Doktor shkence” (Dr.Sc.) edhe pse ai nuk ka doktoruar”
Ta zëmë se është kështu siç thotë autori i këtij lajmi. Kjo do të ishte një lajm që e prek interesin publik pa diskutim. Por, a nuk duhet gjithmonë të kërkohet pala e dytë, respektivisht personi për të cilin shkruhet lajmi? A nuk duhet kërkuar dokumente zyrtare nga institucionet e caktuara, ose dëshmitarë relevantë që do të vërtetonin ose hidhnin poshtë këtë pohim? Ky rast është shumë serioz po të ishte i vërtetë, prandaj duhet kontrolluar dhe provuar të gjitha mundësitë për ta vërtetuar.
“Për një skandal të tillë në vend normal me ministra dhe udhëheqës normal, as nuk diskutohet doreheqja e falsifikuesit-ministër”
Kush është gazetari të kërkojë dorëheqje ministrash? Jo vetëm që e bën atë, por e bën pa provat konkrete? Këtë paralele ndoshta edhe mund ta bëjë gazetari, duke ofruar edhe ndonjë shembull konkret për sknadale të ngjashme që kanë përfunduar me dorëheqje në vende tjera. Mirëpo, po të ishte lajmi i kompletuar si duhet, me fakte dhe dëshmi, vetë qytetarët do të kërkonin dorëheqjen e ministrit. Apo, të paktën janë partitë opozitare që mund të kërkojnë një gjë të tillë, ose organizatat dhe inciativat qytetare, pasi të shohin rezultatin e hulumtimit të mirëfilltë gazetaresk. Por me këtë konstruksion të tekstit dhe fotografive, nuk arrihet asnjë efekt. Me përmbajtje të tilla, edhe gazetarët bëhen “gazi i botës”, edhe lexuesit nuk binden.
INFOGRAFIKU
VËRTETËSIA
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
BURIMET E INFORMATAVE
nuk ka burime të evidentuara
jorelevante,
nuk mund të përcaktohet
PËRMABJTËSIA
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
ANSHMËRIA
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
është i njëanshëm
KOMENTIMI
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGJIATURA
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
KUALITETI I TITULLIT
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
FOTOGRAFIA
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
GJUHA E URREJTJES
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
I PËRSHTATUR PËR UEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e