verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

As thumbimet e komentet nuk peshojnë pa fakte

on 24 - 06 - 2016       

[RECENSION: Ziadin Sela thumbohet nga votuesit e tij: Ndërtoni çerdhen, mos ngushëlloni popullin në televizion]

Teksti, i cili është objekt i këtij recensioni, ka disa të meta. Në të flitet për një çështje që është në interes të qytetarëve të Strugës, që e bën temën të qëlluar për trajtim mediatik. Megjithatë, përmbajtja është  bazuar vetëm në një koment të bërë në rrjetin social Facebook, ndërsa në të mungon prononcimi i protagonistit kryesor, Zijadin Selës, atij të cilit i dedikohet edhe teksti, por edhe elemente tjera të nevojshme për një lajm gjithpërfshirës.

Ziadin Sela thumbohet nga votuesit e tij Ndërtoni çerdhen mos ngushëlloni popullin në televizion IliriaNews

 

Linku deri te artikulli origjinalZiadin Sela thumbohet nga votuesit e tij: Ndërtoni çerdhen, mos ngushëlloni popullin në television

Data dhe koha e publikimit: 05.06.2016

Data e recensionit: 11.06.2016

Recensues: Benjamin Arifi

 

Autori e ka nisur tekstin  me një koment dhe vlerësim të tij. Pakënaqësinë e shprehur në një status në rrjetin social Facebook, autori e ke përgjithësuar duke shkruar se të gjithë banorët e komunës së Strugës janë të pakënaqur nga puna e kryetarit të kësaj komune, Ziadin Sela. Gazetari, sipas Kodit Etik të Gazetarëve, ka të drejtën e mendimit të tij dhe të komentimit, por nuk guxon që mendimet e tij t’i kamuflojë si fakte dhe të vërteta.

“Problematika kryesore e popullit dhe elektoratit në përgjithësi është ofrimi i të mirave pas marjes së mandatit nga ana e një kryetari të komunës. Por si duket qytetaret e komunës së Strugës nuk shprehen edhe mjaft të kënaqur me punën e kryetarit të tyre, Ziadin Sela për shkak se kohëve të fundit shqetësimet e qytetarëve kanë nisur të dalin hapur duke u bërë kështu një brengë kryesore e tyre”

Ajo që bie në sy gjatë leximit të artikullit është se i tërë teksti flet për pakënaqësinë e qytetarëve të Strugës, ndërsa në fakt statusi është shkruar nga një person, i cili nuk jeton në Strugë. Kjo e bën që artikulli të jetë paksa jashtë realitetit, tendencioz dhe i njëanshëm. Për ta bërë më të besueshëm artikullin, mënyrë shumë më e mirë do të ishte të realizohet anketë me qytetarët e Strugës për çështjen që është shtruar në tekst dhe për punën e kryetarit të komunës së tyre.

”Unë nuk jetoj në Strugë dhe nuk kam fëmijë në çerdhet e këtij qyteti! Por kam shoqe prindër, edukatore dhe për të mirën e tyre  besoj që më takon të flas dhe të shtroj një problem jo pak të vogël!”

Po ashtu, në tekst mungon edhe prononcimi i kryetarit të Strugës për të komentuar në lidhje me problemin e ngritur. Autori nuk tregon nëse është kontaktuar kryetari i komunës së Strugës, ose të paktën se ka tentuar të marrë prononcimin e tij.

Në Doracakun për Etik në Gazetari qëndron qartë se “Gazetari duhet të sigurojë “palën e dytë”, respektivisht t’u japë mundësi të dy palëve të interesuara të produktit gazetaresk ta shprehin qëndrimin e tyre. Kjo edhe më tepër vjen në shprehje, kur gazetari shpreh dyshime ose akuza ose kur dikush është objekt i sulmit apo kritikës.”

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja