verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Аnalizë: Liria e të shprehurit dhe e bashkimit në medie në vitin 2015

on 21 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Qytetarët kritikues, cak i vazhdueshëm i sulmeve të medieve proqeveritare

OJQ-ja “Infocentar” në kuadër të projektit “Përfaqësim për lirinë e të shprehurit, të mbështetut nga Projekti i USAID-it për shoqëri qytetare, të cilin e realizon Fondacioni “Shoqëri e hapur” – Maqedoni, vazhdimisht e ndjek gjendjen me lirinë e të shprehurit dhe me lirinë e bashkimit në Republikën e Maqedonisë. Ky raport që është përgatitur në bashkëpunim me Qendrën për zhvillimin e medieve e përfshi raportimin e medieve për temat që lidhen me lirinë e të shprehurit dhe me lirinë e bashkimit, në periudhën 15 janar – 25 dhjetor 2015.

Se viti 2015 ishte vit i angazhimit jashtëzakonisht të shtuar dhe të forcuar shoqëror-politik qytetar, përveç pasqyrës së ngjarjeve më të rëndësishme, tregon edhe mbikëqyrja e mbulimit mediatik të ngjarjeve që kanë të bëjnë me lirinë e të shprehurit dhe lirinë e bashkimit në Republikën e Maqedonisë.

Në periudhën prej 15 janarit deri në 25 dhjetor, në 16 medie të mbikëqyrura, janë publikuar gjithsej 4.422 kontribute gazetareske kushtuar aktivizmit qytetar ose rreth 400 kontribute në muaj, gjegjësisht nga 12 kontribute në ditë. Ky numër i materialeve të publikuara gazeatreske është jashtëzakonisht i lartë dhe është madje dy herë më i madh se sa në vitin 2014, kur për shtatë muaj (janar – korrik) u regjistruan vetëm 1.200 kontribute gazetareske dhe edhe atë në 17 medie ose, mesatarisht, vetëm 170 kontribute në muaj, gjegjësisht gjashtë kontribute në ditë.

Mesatarisht 80 për qind nga numri i përgjithshëm i kontributeve për aktivizmin qytetar në vitin 2015, janë publikuar në mediet që kanë qëndrim kritik ndaj pushtetit. Numri më i madh i materialeve gazetareske, madje 45 për qind nga numri i përgjithshëm i kronikave të regjistruara, janë publikuar në portalet “А1 on” (762), “Plusinfo” (677) dhe “Nova TV” (575). Nga gazetat, numër më të madh të teksteve ka publikuar “Slloboden peçat” – 359, ndërsa te televizionet udhëheq “24 Vesti” me 377 kontribute. Një numër solid të kontirbuteve të publikuara për aktivizmin qytetar ka edhe javorja “Fokus”, duke e përfshirë edhe ueb-faqen e saj – 327 tekste gazetareske.

Mediet proqeveritare kanë publikuar vetëm 964 kontribute (21 për qind). Më shumë kontribute ka portali “Kurir” – 224, pastaj portali “Republika” – 158, televizioni “Sitel” – 144 dhe gazeta “Veçer” – 111 kontribute. Numër më i vogël i teksteve është publikuar në gazetat “Dnevik” – 57 dhe “Nova Makedonija” – 78. Në lajmet qendrore të programit të parë të “Radiotelevizionit të Maedonisë” janë regjistruar vetëm 98 kronika.

 Untitled

Analiza kualitative e raportimit mediatik në vitin 2015 tregon se mediet që kanë qëndri kritik ndaj pushtetit, rregullish i ndjekin të gjithа aktivitetet e organizatave dhe iniciativave qytetare, të aktivistëve, të qytetarëve në përgjithësi. Poashtu, ato vazhdimisht informojnë për ngjarjet dhe për proceset që ndërlidhen me lirinë e medieve dhe me lirinë e të shprehurit, si dhe për rastet e rrezikimit të lirisë së të shprehurit dhe të bashkimit. Në raportimin e këtyre medieve dominojnë lajmet, raportet, deklaratat, intervistat, ndërsa shumë rrallë publikohen komente dhe analiza. Mënyra e raportimit për aktivitetet qytetare është kryesisht neutrale dhe më shpesh e bazuar në fakte.

Përderisa mediet kritike rregullisht informojmë për ngjarjet dhe proceset që ndërlidhen me lirinë e medieve dhe me lirinë e të shprehurit, mediet proqeveritare pothuajse në tërësi i injorojnë këto ngjarje dhe procese dhe përpiqen të krijojnë pasqyrë për atë se në Maqedoni nuk ka asnjë shkelje në këtë fushë. Ato shumë rrallë publikojnë lajme dhe raporte për aktivitetet e organizatave dhe iniciativave qytetare. Përjashtim bëjnë aktivitetet e organizatave dhe të iniciativave që e përkrahin pushtetin në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Në fakt, analiza e përmbajtjeve të publikuara në mediet proqeveritare tregon se numri më i madh i kronikave kanë të bëjnë me sulme dhe diskualifikime për Fondacionin “Shoqëri e hapur” – Маqedoni, për aktivistët qytetar dhe për gazetarët kritikë. Këto medie, duke e përfshirë edhe shërbimin radiodifuziv publik, në vitin 2015, jo vetëm që e vazhduan por edhe e përforcuan sulmin ndaj të gjithëve që kanë qëndrim kritik ndaj pushtetit dhe politikave të tij. Në këtë kuptim, gazetarët proqeveritarë nuk i kursyen nga sulmet dhe nga diskualifikimet as studentët e as nxënësit e shkollave të mesme, të cilët masovikisht dhe me vendosmëri luftojnë për reforma në arsim.

Në vend që të informojnë profesionalisht për të gjitha ngjarjet aktuaële, mediet proqeveritare, nga njëra anë, si megafonë në mënyrë të njëanshme i propagojnë dhe i përfaqësojnë qëndrimet e pushtetit aktual, në mënyrë të ashpër, me shumë etiketim, spekulim, shtrembërim të fakteve dhe me diskualifikime personale i sulmojnë dhe i frikësojnë qytetarët që mendojnë dhe sillen ndryshe nga pushteti dhe nga ithtarët e tij. Për ta, armiq më të mëdhenj të shtetit janë FSHHM-ja, aktivistët qytetarë, gazetarët kritikë studentët, nxënësit e shkollave të mesme.

Në periudhën menjëherë pas protestave qytetare para Qeverisë së RM-së, më 5 maj 2015, sulmi i vazhdueshëm kundër organizatave qytetare mori hov edhe më të madh. Mediet proqeveritare publikuan një sërë artikujsh dhe kronikash në të cilat drejtpërdrejtë i akuzojnë dhe i sulmojnë aktivistët qytetarë se duan në mënyrë të dhunshme ta rëzojnë pushtetin aktual, se e destabilizojnë shtetin, se janë mercenarë të shërbimeve të huaja dhe se në këtë aspekt udhëheqin organizatat që financohen nga Fondacioni “Shoqëri e hapur” – Maqedoni, mirëpo edhe vetë fondacioni.

Analizë: Liria e të shprehurit dhe e bashkimit në medie në vitin 2015

Abonohuni për lajmet më të reja