verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Anketë e botuar pa të gjitha elementet e duhura

on 11 - 11 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Anketë e re: BDI 9, BESA 7, PDSH 4 për qind”]

Supozohet se anketat duhet të nxjerrin numra dhe statistika, të cilat i sigurojnë më shumë besueshmëri artikullit. Lexuesi e ka më lehtë të bëjë vlerësim, kur shikon dallimin apo çështjen e përkthyer në numra. Pikërisht për këtë, manipulimi me ato numra është më i lehtë. Sidomos para zgjedhjeve. Anketat janë shumë të shpeshta në këtë periudhë,  por gjatë botimit të tyre, është rregull dhe e rëndësishme të dihet kush, për çfarë qëllimi dhe me çfarë metode e ka bërë anketën. Botimi i anketave pa këto të dhëna është jo vetëm jashtë rregullave profesionale, por edhe atyre ligjore.

shenja-ankete-e-re-1Linku deri te artikulli origjinal: “Anketë e re: BDI 9, BESA 7, PDSH 4 për qind”

Data e publikimit: 08.11.2016

Data e recensionit: 10.11.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Informacioni për rezultatet e anketës, i publikuar nga TV Shenja por që i referohet informacioneve paraprake të gazetës Lajm, flet për një dallim gjithmonë e më të ngushtë të rejtingut të partive politike të pushtetit dhe opozitës në Maqedoni. Mirëpo i vetmi informacion mbi metodologjinë e anketës është numri i të anketuarve, i cili interpretohet të jetë 1600 të anketuar. “Sipas anketës së fundit të publikuar në mediumet maqedonase” është referenca e autorit, që nuk sqaron asgjë.

Anketa e realizuar me 1.600 të anketuar, tregon se VMRO-DPMNE tani ka rejting 27 për qind, kurse LSDM 25 për qind, transmeton Gazeta Lajm. Dallimi njësoj i vogël është edhe mes BDI-së dhe Lëvizjes BESA. BDI tani ka 9 për qind rejting, BESA 7 për qind, kurse PDSH 4 për qind.

Nuk thuhet kush e ka bërë anketën, cili institut ose agjenci. Kjo ka shumë rëndësi. Agjenci të ndryshme gëzojnë nivele të ndryshme të besueshmërisë te publiku. Mandej, nuk thuhet as kush e ka porositur (zakonisht, para zgjedhjeve, porositës më të shpeshtë janë vetë partitë politike), si është realizuar, (me telefon ose derë më derë) dhe cili është kufiri i gabimit në rezultate. Ka kufij të lejuar në bazë të metodologjive që siguron se anketuesi ka bërë punën në bazë të rregullave dhe se rezultatet janë të besueshme.

Lexo leksionin mbi përdorimin e anketave në artikujt gazetaresk:

Anketat si dëshmi ose mjet manipulimi

Kodin Etik të Gazetarëve të Maqedonisë thuhet: “Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha apektet e rëndësishme të temës që trajtohet.”

Anketimi ka disa rregulla, të cilat duhet te respektohen gjatë bërjes së një ankete ose sondazhi. Këto rregulla sigurojnë besueshmëri të rezultateve. Ndryshe, informacionet e publikuara mbi anketat pa të dhëna për metodologjinë dhe agjencinë e anketimit, lënë shumë hapësirë për dyshime.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja