verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Fatlume Dervishi

Lajmet për rreziqe sigurie s’mund të bazohen vetëm në burime nga Facebooku!

на 7. 03. 2017 | |
[Recension: “Komandant Hoxha: Një grup i armatosur prej 80 personave gjindet në një vendbanim shqiptar në Maqedoni”] Informacionet e ndjeshme dhe senzacionale, e sidomos ato që prekin temat e sigurisë në një shoqëri, duhet të marrin kujdesin e duhur nga çdo gazetar. Përveç nevojës për informim, ata duhet të kenë parasysh edhe aspektet tjera të rëndësishme të profesionit. Ky tekst është trajtuar pa seriozitetin e duhur në këto tema. Duke

Kur gazetaria humb rrugën në mëhallën e propagandës

на 2. 03. 2017 | |
[Recension: “A duhet Artan Grubi të dorëzojë mandatin e tij, pasiqë humbi në mëhallë të vetë?”] Përgjegjësia politike është diçka që media duhet ta kërkojë nga aktorët në politikë në rast të dështimit të misionit dhe detyrës së tyre. Megjithatë, kjo nuk duhet të keqpërdoret nga gazetari për arritjen e qëllimeve tjera, cilat do qofshin ato. Media nuk është aty për të vjellur vrer, për manifestim të pakënaqësive nga pikëpamjet

Përdorimi i gjuhës standarde në media: Drejtshkrimi, viktimë e gazetarëve

на 27. 02. 2017 | |
“Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë. Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm me paanësi, por dhe të sillemi ashtu. Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftë!” Faik Konica Shkruan: Fatlume

Në gazetari, faktet të japin krahë, e jo pijet energjike

на 22. 02. 2017 | | mk
[Recension: “(VIDEO) NATA E GJATË NË LSDM, KRYETARI ZORAN ZAEV MBAN KONDICIONIN ME RED BULL DHE KAFE”] Interesi publik nuk ka të bëjë me mënyrën e të ushqyerit të funksionarëve. Rezultatet e punës së tyre dhe veprat në kuadër të funksionit që kanë janë gjërat të cilat e interesojnë publikun, e jo ushqimet dhe pijet që konsumojnë “për të qenë në formë”. Këto nuk janë fakte që të dërgojnë te

Kur gazetaria hyn në librin e propagandës dhe humorit pa kripë

на 17. 02. 2017 | | mk
[Recension: “BDI hyn në librin e Gunness-it”] Ironi, humor ose informacion serioz? Se çfarë është ky “lajm”, askush nuk mund t’i bjerë në fije, nëse nuk i njeh mirë rrethanat dhe zhvillimet e fundit në skenën politike në Maqedoni. Madje, lexuesit të zakonshëm i jepen shumë pak të dhëna mbi gjendjen reale faktike. Në vend të kësaj ofrohet një dozë humori pa kripë, sa për të mbuluar mungesat e shumta

Kur “realiteti” për gazetarin fillon dhe mbaron në Facebook

на 8. 02. 2017 | |
[Recension: “Kush e çoi në histori Gruevskin/ Edhe simpatizuesit e BESËS e bëjnë rezil Zekën në Facebook”] Facebook-u nuk është gjithmonë burim relevant informacioni. Komentet e njërëzve të zakonshëm në këtë rrjet, aq më pak. Kur gazetari është i interesuar për të ditur opinionin e njerëzve për një ngjarje ditore, ai bën anketë, mbase vetëm me kalimtarë të rastit. Linku deri te artikulli origjinal: “Kush e çoi në histori Gruevskin/

Gazetari “në hall”, për hallet apo interesin e një partie politike

на 30. 01. 2017 | |
[Recension: “BDI e interesuar për çështjet shqiptare, e jo për hallin e Gruevskit apo Zaevit”] Është e padrejtë ndaj opinionit që media të marrë anë dhe të justifikojë veprimet e partive politike. Është e padrejtë që media hapur të sulmojë mendimet ndryshe apo kritikuese të opinionit dhe të tregohet e njëanshme në dhënien e informacionit, duke mos qenë kështu aspak bindëse për atë që thotë. Linku deri te artikulli origjinal:

Urrejtja ndëretnike si karrem për lexueshmëri

на 24. 01. 2017 | | mk
[Recension: “Adhuruesi i Gruevskit sulmon Fatimen: Oj kafshë fol maqedonisht, përndryshe shko në Shqipëri”] Rëndësia e një informacioni të këtillë si ky është gjithmonë në pikëpyetje, për disa arsye të cilat do t’i elaborojmë. Në tekst është bërë gjeneralizim duke pasur në dorë vetëm një shembull, i cili, edhe si i tillë, nuk është dëshmi e mjaftueshme për të bërë përgjithësime. Të mos flasim për faktin që teksti shpërndan gjuhë

Bujë për negociatorë e inspektorë, e asgjë konkrete në lajm

на 22. 01. 2017 | |
[Recension: “Negociatat për qeverinë do t`i udhëheqin inspektorët?”] Informacioni që publikohet e që nis me “spekulohet”, që në fillim sugjeron se nuk mund të jetë i besueshëm në tërësi dhe se duhet marrë me rezervë. Vetë fakti që është zgjedhur kjo fjalë për t’i paraprirë asaj që do të thuhet, flet për dyshimet me të cilat përballet vërtetimi i këtij informacioni. Të dhënat e tilla mund të jenë nga burime

Kopjim i stërkequr me komente dhe tendencë joprofesionale

на 18. 01. 2017 | | mk
[Recension: “Panik në BDI, Gruevski ende nuk po i thirr në negociata, sëmuren disa funksionarë !?”] Në përgjithësi, po të heqim anësh titullin, teksti është lajm që bazohet dhe kopjon pjesë të informatave të mediave tjera. Një pjesë e tyre janë në kuadër të standarteve profesionale. Por, përveç titullit tendencioz që e stërmadhon situatën, brenda tij, një pjesë e shtuar është kontestuese për disa arsye, kryesisht për shkak të mungesës

Abonohuni për lajmet më të reja