verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

APC: Qeveria e Maqedonisë ndërmerr hapa për kufizimin e lirisë së të shprehurit në internet dhe rritjen e kontrollit shtetëror mbi mediat

on 5 - 07 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht, Anglisht

Maqedonia është njëra nga vendet ku qytetarët luftojnë për demokraci dhe kundër masave për kontrollimin e mediave dhe kufizimit të lirisë së të shprehurit dhe qasjes deri te informatat në internet dhe jashtë tij.

Një nga masat e fundit është Propozimligji i ri për mediat dhe shërbimet mediatike audiovizuale, me të cilin parashihet që të gjitha mediat, edhe ato të shtypura edhe ato onlajn, të filtrohen nëpërmjet një agjencie të centralizuar qeveritare, në ç’mënyrë qeverisë do t’i lejohet në mënyrë ligjore t’i filtrojë dhe t’i censurojë përmbajtjet.

Më 8 prill 2013, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë e Maqedonisë e prezantoi propozimligjin dhe shpalli një periudhë 60-ditore për konsultime publike, që formalisht do të përfundojë më 8 qershor. Nuk pati konsultime me shoqërinë civile gjatë përpilimit të këtij propozimligji.

Mediat e Maqedonisë tashmë kontrollohen në mënyrë të ashpër nga qeveria. “Kontrolli kryesisht bëhet nëpërmjet pronësisë së mediave – pronarët e shumicës së mediave janë njerëz që kanë lidhje të ngushta me qeverinë”, thotë Bardhyl Jashari nga Fondacioni Metamorfozis, që është anëtare e APC-së.

Neni 1 i Propozimligjit të ri për media thotë, “me këtë Ligj rregullohen të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e botuesve mediatikë, ofruesve të shërbimeve audiovizuale dhe ofruesve të pakove programore.” Me fjalë të tjera, me këtë ligj do të përcaktohen roli dhe përgjegjësitë e gazetarëve, redaktorëve dhe bloguesve dhe anëtarëve të tjerë të mediave. Poashtu, me ligj do të kërkohet që “njerëzit që dëshirojnë ta informojnë opinionin” nëpërmjet publikimeve të shtypura ose elektronike të regjsitrohen te agjencia e përcaktuar qeveritare me fuqi arbitrare për ta interpretuar ligjin. Për shembull, për shkak të defincionit jo të qartë të botuesve mediatikë, ka rrezik që individët dhe OJQ-të, të mos munden të regjistrojnë portale për lajme. Nëse prap se prapë i krijojnë këto portale, ata mund të dënohen.

Propozimligji i ri për media do ta kufizojë lirinë e informatave dhe të të shprehurit onlajn. Z. Jashari paralajmëron se “hapësira e vetme e lirë që ka mbetur për diskurs kritik publik, për t’u shprehur publikisht, është interneti. Qeveria e kërcënon arenën e fundit për liri të të shprehurit.”

Një koalicion i OJQ-ve i quajtur Fronti për lirinë e të shprehurit, ka ndërmarrë një aksion në formë të protestave dhe të konferencave për ta mbrojtur lirinë e të shprehurit, para miratimit të këtij ligji të ri.

Fondacioni Metamorfozis do të takohet me Frank La Rue, raportuesin special të KB-ve për promovimin dhe mbrojtjen e lirisë së mendimit dhe të të shprehurit gjatë vizitës së tij në Maqedoni, në muajin qershor. La Rue ka paraitur një raport para Këshillit për të drejtat e njeriut më 3 qershor, duke i lidhur çështjet e lirisë së të shprehurit dhe mbikëqyrjes shtetërore. Sipas Privacy International, “në këtë raport, KB-ja për herë të parë e potencon rëndësinë e të drejtës për privatësi për parimet demokratike dhe qarkullimin e lirë të të folurit dhe të ideve”.

APC i përkrah organizatat civile dhe Fondacionin Metamorfozis në përpjekjet e tyre për të luftuar për të drejtat e njeriut dhe të drejtat në internet të qytetarëve të Maqedonisë. I ftojmë të gjithë të tjerët që besojnë në vlerën e lirisë së të shprehurit dhe lirisë së mediave ta përkrahin këtë luftë duke e nënshkruar këtë deklaratë kundër Ligjit për media shërbime mediatike audiovizuale.

Informata plotësuese:
Ueb-faqja e Fondacionit Metamorfozis
Analizë ligjore propozimligjit
Analizë e Ligjit nga eksperti ligjor për media nga Britania,Peter Noorlander, e publikuar nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë
Komunikata për shtyp e OWPSEE
Analiza e US Aid dhe Qendrës për zhvillim të mediave

Për Shoqatën për komunikime progresive (Association for Progressive Communications -APC)
Shoqata për komunikime progresive (APC) është një rrjet ndërkombëtar dhe organizatë joprofitabile e themeluar në vitin 1990 që dëshiron çdokush të ketë qasje në internet të lirë dhe të hapur për t’i përmirësuar jetët e tyre dhe për të krijuar një botë më të drejtë. http://www.apc.org

Burimi: APC.org „Macedonian government moves to limit online free speech and increase State control of the media“ 4 qershor 2013.

Abonohuni për lajmet më të reja