EDRI: Ligj i ri me të cilin rrezikohet liria e të shprehurit në Maqedoni
Published in Aktualitete
on 5 - 07 - 2013 Author: AdministratorLigji i ri për media dhe shërbime audiovizuale i Maqedonisë krijon rreziqe serioze për lirinë e të shprehurit në Maqedoni.
Me ligjin e ri zgjerohet fushëveprimi i kontrollit shtetëror duke filluar nga mediat elektronike (që është edhe e arsyeshme për shkak se ato shfrytëzojnë resurs të kufizuar publik, gjegjësisht spektrin pa tel) e deri te të gjitha llojet e mediave, duke i për fshirë edhe mediat në internet dhe ato të shtypura. Kjo është edhe e paarsyeshme edhe e panevojshme dhe në masë të madhe i tejkalon kërkesat e Direktivës së BE-së për shërbime mediatike audiovizuale 2010/13/ЕU.
Aq më tepër, definicionet shumë të gjera (për shembull, koncepti gazetar) dhe formulimet e paqarta krijojnë rrezik dhe mundësi për interpretime arbitrare nga ana e rregullatorëve shtetërorë, me çka do të rritej rreziku për minimin e lirisë së të shprehurit.
Përgatitja e ligjit u bë pa konsultime efektive me faktorët relevantë, siç janë shoqëria civile dhe mediat profesionale. Si rezultat i kësaj, organeve të parapara rregullatore u jepen autorizime që ato mund t’i zbatojnë në mënyrë jotransparente dhe të papërgjegjshme.
Ligji e centralizon fuqinë për shqiptimin e dënimeve të larta dhe sanksioneve të tjera për media dhe gazetarët në kuadër të një organi të vetëm: Agjencisë së re për media dhe shërbime mediatike audiovizuale që është nën kontroll të plotë partive politike në pushtet. Partitë në pushtet mund të emërojnë 6 nga 7 anëtarët e këshillit nëpërmjet Kuvendit dhe Asociacionit të komunave (BNJVL-së).
Në kundërshtim me nenin 16 nga Kushtetuta e Maqedonisë i cili kategorikisht e ndalon censurën, Ligji për mediat i mundëson Agjencisë për media dhe shërbime mediatike audiovizuale të imponojë kufizime të lirisë së të shprehurit që janë në kundërshtim me ligjet aktuale (veçanërisht me Kodin penal për gjuhë të urrejtjes dhe Ligjin për shpifje).
Mundësia për shqiptim të dënimeve të larta me para do të thotë se mediat, në fakt mund edhe të mbyllen për shkak të mosrespektimit të procedurave burokratike për regjistrim ose njoftim të Agjencisë, për shkak të publikimit të përmbajtjeve të cilat agjencia i konsideron si moralisht të dëmshme ose në qoftë se nuk publikojnë njoftime të organeve shtetërore. Bile edhe më keq, neni 56 i propozimligjit poashtu i mundëson Agjencisë ta kufizojë transmetimin ose pranimin e shërbimeve audio dhe audiovizuale nga vendet ee tjera. Formulimi i kësaj dispozite është aq i paqartë sa që do të mund të përdorej që të kërkohet bllokimi i video shërbimeve të huaja nëpërmjet internetit, siç janë YouTube ose Vimeo.
Burimi: ЕDRI-gram „Macedonia: Freedom of expression endangered by new law“ nr. 11.11, 5 qershor 2013.