verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Artikull në funksion të qërimit politik të hesapeve

on 20 - 04 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Нов-автогол-на-Заев-никој-не-верува-во_-http___kurir.mk_makedonija_vesti_196-crop-resize

 

[Recension: Autogol i ri i Zaevit – askush nuk beson në akuzat e tij nebuloze]

 

Recensojmë një material jashtëzakonisht tendencioz dhe manipulues, i cili me të gjitha forcat përpiqet ta nxijë liderin e LSDM-së, ndërsa me titullin fiton edhe konotacion ofendues. Arsye e drejtpërdrejtë për teksin është “bomba” a 2o-të me radhë, të ciën Zaevi e publikoi një ditë më parë (14 prill 2014), dhe e cila, sipas tij tregon “se nuk ka ndarje ndërmjet partisë dhe shtetit, se shteti është i uzurpuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe se punësimet në administratë bëhen ekskluzivisht sipas listave partiake…”

Нов автогол на Заев- никој не верува во_ - http___kurir.mk_makedonija_vesti_196Linku deri te artikulli origjinal: Autogol i ri i Zaevit – askush nuk beson në akuzat e tij nebuloze

Data dhe koha e publikimit: 15.04.2015, 14:26

Data e recensionit: 16.04.2015

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

E VËRTETA E SHTREMBËRUAR

Ky artikull i përgatitur me qëllim të caktuar, kritikues, e shtrembëron të vërtetën dhe majën e sulmit e orienton kah shefi i opozitës. Me taktikën, tashmë të etabluar, për spinim, zhvendoset fokusi i temës së audio-inçizimeve, të cilat, sipas LSDM-së, flasin për mbushje të institucioneve shtetërore, duke i përfshirë edhe gjykatat, spitalet dhe fakultetet, me kuadro nga partia në pushtet.

Me këtë rast, teksti krejtësisht e injoron pjesën përmbajtësore të bisedave të përgjuara, të cilat, gjoja, tregojnë se punësimet shtetërore janë bërë me involvim të drejtpërdrejtë të kryeministrit, të kushëririt të tij të parë – drejtorit të DSK-së, ministreshës për punë të brendshme, spikerit parlamentar… Gjërat vendosen nga e prapa dhe fokusi i tregimit vendoset mbi Zaevin. Për këtë qëllim përdoren fragmente nga paraqitjet e tij në tribunar partiake, të cilat prezantohen si “dëshmi kyçe” se: „askush nuk i Zaevit, për shkak se revanshizmi partiak dhe punësimet partiake janë karakteristikë e LSDM-së”. Përndryshe, këto pjesë tonike (për të cilat Zaevi thotë se janë nxjerrë nga konteksti), vazhdimisht përdoren si “argument” për diskreditimin e liderit të socialdemokratëve.

 

QËRIM POLITIK I HESAPEVE

Në frymën e njëjtë nxirrëse vazhdon edhe pjesa e dytë e tekstit, ku Zaevi kritikohet për sjellje antishtetërore dhe për atë se me bombat politike “ka zbuluar të dhëna të ndjeshme për shërbimet e sigurimit dhe planin për përforcim kadrovik të shërbimeve të fshehta”. Pretendimet e këtilla, të cilat faktikisht janë në një vijë me akuzat e pushtetit, janë futur nën paravanin “komentojnë njohësit e rrethanave”, të cilët, si zakonisht për këtë lloj tekstesh, janë anonimë.

Mënyra se si është plasuar materiali që është subjekt i këtij recensioni, qartë tregon se motivet për shkrimin e tij nuk kanjë pikë të përbashkët me gazetarinë. Edhe përkundër standardeve profesionale, të cilat theksojnë se detyrë kryesore e gazetarit është ta respketojnë të vërtetën, ta insistojnë ta pengojnë censurën dhe shtrembërimin e lajmeve, të jenë objektivë dhe të sigurojnë distancë nga proceset politike, këtu është bërë pikërisht e kundërta. Artikulli është vënë në funksion të qërimit politik të hesapeve dhe për këtë arsye meriton vlerësim negativ.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pjesërisht

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, jozyrtare, anonime

relevante, jorelevante

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja