verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Тони Димков

Recension: Si t’i njihni ata që janë varur nga narkotikët

на 19. 12. 2013 | | mk
Problem kryesor i artikullit është se i gjeneralizon simptomet që lidhen me shfrytëzuesit e drogave dhe njëkohësisht bën stigmatizimin e një grupi të qytetarëve. Artikulli nuk ka formë të tekstit gazetaresk, por në disa, pika, të përfshira në tre grupe, jep përgjigje në pyetjen – si ta kuptoni se fëmija juaj ose ndonjë mik i juaji a shfrytëzon drogë? Nuk ka burim se prej ku janë marrë përgjigjet e publikuara. Linku deri te artikulli origjinal: Si t’i njihni ata që janë varur nga narkotikët Data dhe koha e publikimit: 05.12.2013, 11.30 Data e recensionit: 18.12.2013 Recensues: Тоni Dimkov Vërtetësia: Duhet shmangur gjeneralizimi në çfarëdo baze. Në këtë rast, simptomet që janë karakteristike për shfrytëzimin e një lloj droge nuk është

Recension: Rrahje grashë në sheshin Maqedonia – tre persona përfunduan në spital

на 22. 11. 2013 | | mk
Artikulli është i ilustruar me fotografi joadekuate. Është theksuar përkatësia gjinore me çka është shkelur parimi i barazisë ndërmjte gjinive, ndërsa informata në tërësi është marrë nga raporti policor. Këto janë vërejtjet kryesore për këtë artikull, i cili nuk do të mund të quhej produkt gazetaresk, por informatë e vendosur në tabelën e shpalljeve. Linku deri te artikulli origjinal: Rrahje grashë në sheshin Maqedonia – tre persona përfunduan në spital Data dhe koha e publikimit: 16.11.2013 Data e recensionit: 22.11.2013 Recensues: Тoni Dimkov Vërtetësia: Faktet mbi të cilat bazohet artikulli janë marrë, kopjuar ose vetëm janë transmetuar nga raporti policor. Nuk ka arsye të dyshojmë në vërtetësinë e tyre. Burimet e informatave: Burimi i vetëm që mund të evidentohet në

Recension: FOTО: Një punëtor pshurret në fontanën e Luftëtarit në kalë?!

на 12. 11. 2013 | | mk
Artikulli i publikuar paraqet shembull klasik të informimit joprofesional të publikut. Kodi gazetaresk është shkelur në mënyrë të vrazhdë. Përpjekja për shtrembërim të së vërtetës është e qartë dhe, për fat, lehtë vërehet nga lexuesit, që mund të shihet nga komentet që janë publikuar nën artikull. Linku deri te artikulli origjinal: FOTО: Një punëtor pshurret në fontanën e Luftëtarit në kal?! (artikulli është hequr nga ueb-faqja, por përmbajtjen e tij mund ta gjeni në screen-shot-in që i është bashkangjitur këtij recensioni) Data dhe koha e publikimit: 06.11.2013, 11.04 Data e recensionit: 11.11.2013 Recensues: Тoni Dimkov Vërtetësia: Artikulli nuk bazohet në fakte, por në supozimin me të cilin gazetari hap një dilemë për lexuesit. Fakti i vetëm i vërtetë

Recension: UPS, Presidente!!!

на 1. 10. 2013 | | mk
Dëshira për senzacionalizëm dhe gjëra të pahijshme mund të vërehet edhe te kjo fotografi që është shoqëruar me një tekst të shkurtër gazetaresk. Foto-informata, poashtu, është publikuar edhe në faqen e parë të të përditshmes. Linku deri te artikulli origjinal: UPS, Presidente!!! Data dhe koha e publikimit: 26.09.2013 Data e recensionit: 30.09.2013 Recensues: Тoni Dimkov Vërtetësia: Faktet në informatën e publikuar janë të sakta. Teksti gazetaresk është nxjerrë nga fotografia, por theksi është vënë në një detal që esencialisht nuk është i lidhur me ngjarjen kryesore. Renditja e fakteve sipas rëndësisë së tyre bëhet me një logjikë të shtrembëruar, tinzake. Burimet e informatave: Në lajmin e shkurtër është potencuar se infortamën e “transmetojnë protalet shqiptare”. Nuk janë theksuar emrat e

Recension: Të gjithë do të vdisni, dikush më vonë, dikush tani!

на 22. 09. 2013 | | mk
Qëllimi i fshehtë për censurë të një vepre artistike mund të zbulohet, bile edhe gjatë leximit më sipërfaqësor të tekstit të publikuar. Në vend që të gjurmojë pas arsyeve që e kanë inicuar krijimin e veprës, autori i tekstit gjurmon pas mënyrave me të cilat vepra e vendosur, më së lehti dhe më së shpejti do të hiqej nga sipërfaqet publike. Me këtë rast, si përfundim, është përmendur shembulli i një vepre artistike që tashmë është censuruar. Linku deri te artikulli origjinal: Të gjithë do të vdisni, dikush më vonë, dikush tani! Data dhe koha e publikimit: 17.09.2013 Data e recensionit: 18.09.2013 Recensues: Тoni Dimkov Vërtetësia: Faktet e përdorura në artikull janë të sakta dhe të vërteta. Nuk ka tentim

Recension: Arkeologët maqedonas e zbuluan Bilazorën – qytetin më të vjetër në Ballkan

на 12. 09. 2013 | | mk
Teksti i publikuar më tepër fsheh se sa që zbulon fakte dhe të dhëna të reja. Përmbajtja e tekstit ka konflikt thelbësor me titullin. Është e qartë përpjekja që sërish të bëhet senzacion me një temë, e cila, poashtu në mënyrë senzacionale është trajtuar edhe para pesë vitesh. Zbulimet aktuale bëjnë me dije se hulumtimet akoma janë në fazë të hershme, ndërsa tashmë plasohen zbulime epokale në suaza globale, në favor të rrënjëve antike të popullit maqedonas. Linku deri te artikulli origjinal: Arkeologët maqedonas e zbuluan Bilazorën – qytetin më të vjetër në Ballkan Data dhe koha e publikimit: 12.07.2013 Data e recensionit: 10.09.2013 Recensuesi: Тoni Dimkov Vërtetësia: Faktet në tekst janë të bazuara në supozime, të cilat gjatë hulumtimit

Abonohuni për lajmet më të reja