verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: UPS, Presidente!!!

on 1 - 10 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

FireShot-Vecer-UPS-Presidente resize crop

Dëshira për senzacionalizëm dhe gjëra të pahijshme mund të vërehet edhe te kjo fotografi që është shoqëruar me një tekst të shkurtër gazetaresk. Foto-informata, poashtu, është publikuar edhe në faqen e parë të të përditshmes.

Рецензија: UPS, Presidente!!!Linku deri te artikulli origjinal: UPS, Presidente!!!

Data dhe koha e publikimit: 26.09.2013

Data e recensionit: 30.09.2013

Recensues: Тoni Dimkov

Vërtetësia: Faktet në informatën e publikuar janë të sakta. Teksti gazetaresk është nxjerrë nga fotografia, por theksi është vënë në një detal që esencialisht nuk është i lidhur me ngjarjen kryesore. Renditja e fakteve sipas rëndësisë së tyre bëhet me një logjikë të shtrembëruar, tinzake.

Burimet e informatave: Në lajmin e shkurtër është potencuar se infortamën e “transmetojnë protalet shqiptare”. Nuk janë theksuar emrat e portaleve (burimeve), e as se a bëhet fjalë për portale nga Republika e Shqipërisë, ose për portale që publikojnë  informata në gjuhën shqipe, e që gjenden në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni ose në ndonjë vend tjetër. Nga teksti nuk mund të konstatohet vërtetësia e thënies se shumë portale e kanë publikuar këtë informatë.

Përmbajtësia: Teksti dhe fotografia e publikuar aspak nuk kanë për qëllim që objektivisht të informojnë për thelbin e ngjarjes. Në artikull ka shtrembërim të arsyes së vërtetë për ndjekjen e informatës dhe fokusi është vënë në një detal që është jashtë kontekstit të ngjarjes. Nuk mund të përcaktohet se cilit zhanr i takon kjo informatë dhe vështirë është të sqarohet se abëhet fjalë për lajm agjencie apo për foto-lajm. Është e qartë se qëllimi ka qenë të shkaktohet senzacion. Informata nuk fsheh fakte, por zbulon fakte të pahijshme të cilat nuk duhet të jenë me interes për publikun. Edhe pse kjo informatë ka të bëjë me person publik, është shkelur në mënyrë të pahijshme privatësia e personit.

Komentimi: Në artikull nuk ka elemente të drejtpërdrejta të komentimit, por publikimi i tij mund të kuptohet si koment për veshjen e një personi publik.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Është vështirë të përcaktohet se a është marrë teksti së bashku me fotografinë, ose është shkruar në bazë të fotografisë. Të dy skenarët janë të mundshëm, ndërsa asnjëra nuk ka nënshkrim autorial.

Kualiteti i titullit: Titulli thërret në senzacion. Nuk informon për përmbajtjen e tekstit, por është përpiluar që ta tërheqë vëmendjen te fotografia. Ndoshta titulli është menduar mirë, por ai është përdorur në drejtim të gabuar. Lëshim serioz te titulli është bërë me përdorimin e shkrimit latin dhe gjuhës së huaj. Sipas Ligjit për përdorimn e gjuhës maqedonase, gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë është gjuha letrare maqedonase dhe alfabeti i tij cirilik. Me qëllim që të mbrohet, të avancohet dhe të pasurohet gjuha maqedonase, mediet nëpërmjet shtypit radios dhe televizionit duhet ta nxisin kujdesin për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe t’i shmangen përdorimit të shprehjeve të huaja.

Fotografia: Fotografia është objektive, e vërtetë dhe është bërë në vendin e ngjarjes. Nga aspekti i fotoraportuesit detyra është kryer në mënyrë profesionale. Manipulimi me fotografinë ndodh më pas, duke e afruar (zoom) një detaj në fotografi dhe e duke intervenuar në vetë fotografinë. Nuk është theksuar autorësia as e autorit të fotografisë, as e autorit të intervenimit. Tendencat për senzacionalizëm në radhë të parë janë shprehur me intervenimin e mbi fotografinë.

Gjuha e urrejtjes: Тeksti nuk përmban gjuhë të urrejtjes, as që nxit diskriminim, por në mënyrë indirekte bën përpjekje për diskreditim të një personaliteti politik. Zbulimi i “veshjes së brendshme” të politikanëve më shpesh bëhet që të nënçmohet personaliteti i tyre. Dëshira për ta zbuluar privatësinë e tyre më shpesh lidhet me dëshirën për të shkaktuar senzacion. Shijet janë kategori etike për të cilën më shpesh gjykon publiku, në këtë rast, me reagime negative për tekstin e publikuar.

Përfundimi: Njëri nga parimet kryesore të sjelljes së gazetarëve është që gjatë transmetimit të informatave t’i respektojnë vlerat etike dhe standardet profesionale. Është detyrë dhe obligim i gazetarëve që të përpiqen ta pengojnë shtrembërimin e lajmeve. Me rolin e tyre në shoqëri, gazetarët duhet ta mbrojnë dinjitetin e personaliteteve për të cilët shkruajnë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

relevante

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

kreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja