Borxhi grek “është zvogëluar për 168,8 për qind”? Аha, sigurisht!
Published in Recensione
on 24 - 07 - 2015 Author: Vladimir Petreski[Recension: Borxhi i Greqisë është zvogëluar për 168,8 për qind]
Tiutlli i këtij lajmi është shembulli më i mirë për atë se si një shkronjë, e ndonjëherë edhe një shenjë pikësimi, kur vëndohen në vend të gabuar, mund ta ndryshojnë kuptimin e fjalisë ose të titullit, sikurse në këtë rast, e me këtë ta ndryshojnë edhe kuptimin e tyre dhe ta shkatërrojnë përshtypjen për gjithë tekstin.
Linku deri te artikulli origjinal: Borxhi i Greqisë është zvogëluar për 168,8 për qind
Data dhe koha e publikimit: 22.07.2015, 16:10
Data e recensionit: 23.07.2015
Recensues: Vlladimir Petreski
Problemi i vetëm në këtë lajm është titulli. Gjegjësisht fjala “për” e cila ësht dashur të zëvendësohet me fjalën “në“. Mirëpo, në shikim të parë thoni, prit pak, si ka mundësi të ketë rënë aq shumë borxhi publik i Greqisë, i cili ishte mbi 170 për qind? Nëse tani ka rënë për 168,8 për qind, kjo do të thotë se Greqia tani nuk ka borxh. Çka ka ndodhur këtu? Mos ndoshta është fshirë borxhi i Greqisë? Mirëpo, një gjë e tillë, së paku deri në këtë nivel është absolutisht e parealizueshme. Siç tregon edhe grafiku i mëposhtëm:
- Kush është pronar i borxhit grek? Kreditorët kryesorë. Grafiku: BBC
fqinji ynë jugor që është i stërngarkuar me borxhe ka kreditorë të ndryshëm dhe që aq shumë të bjerë borxhi publik i Greqisë të gjithë duhet të heqin dorë nga pothuajse të gjitha huatë e tyre. E kjo është e pamundur. Veçanërisht është e pamundur kur bëhet fjalë për FMN-në dhe Bankën qendrore evropiane të cilat janë institucione multilaterale dhe që përgjigjen para bordeve multilaterale, ku duhet të ketë pëlqim nga të gjitha vendet anëtare për një gjë të tillë.
Nuk ju mbetet asgjë tjetër, përveç se të shihni se për çka bëhet fjalë. Dhe kuptohet, në fjalinë e parë në vend të “për 168,8 për qind” qëndron “në 168,8 për qind“. Kjo do të thotë se borxhi i Greqisë nuk është zvogëluar për aq, por është aq. Tani e keni të qartë. Pasi ta lexoni gjithë lajmin e kuptoni se bëhet fjalë për komunikatën e fundit të Byrosë evropiane statistkore Eurostat, e cila i publikon nivelet e borxhit publik në vendet e BE-së:
- Borxhi shtetëror i vendeve anëtare të BE-së si përqindje e PBB-së. Burimi: Еurostat
Një pkujdesi e këtillë në titull është e palejueshme. Si e para, ky është lajm agjencie që në origjinal kishte titull të saktë, e të cilin në mënyrë drejtë e kishin transmetuar рothuajse të gjitha portalet tjera. Disa media (edhe atë jo vetëm të mëdha) kanë ekipe njerëzish që i përpilojnë titujt për shkak se prej tyre varet lexueshmëria. Ka edhe media të tilla në të cilat për lajmet e rëndësishme bëhen dhjetëra propozime për titull, e pastaj zgjidhet më i mire, ndërsa gazetat e mëdha kanë njerëz të veçantë, që kanë për detyrë t’i gjuajnë gabimet në tituj. Mirëpo, nuk ka nevojë për gjithë këtë nëse të gjithë ata që janë të përfshirë në zinxhirin e publikimit të lajmeve e kryejnë punën ashtu siç duhet. Në këtë rast nuk ka qenë kështu.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
deklarata të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
gjithëpërfshirës
nuk ka informata të fshehura
BIAS
plotësisht e paraqet të vërtetën
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk ka informata të rrejshme
nuk aplikohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
kopje të plotë (lajm agjencie)
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
josenzancionalist
joadekuat
i pasaktë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e