Burimet anonime, sa do të besueshme, janë vetëm njëra palë
Published in Recensione
on 18 - 08 - 2015 Author: Adrian Kerimi[Recension: Në shtator nis shpartallimi i BDI-së!]
Thirrja në burime anonime për tema të ndërlikuara për opinionin, bën që lajmet të merren me reservë duke lëkundur besueshmërinë e medies. Ndonëse një praktikë e tillë lejohet në gazetari, abuzimi me të vë në pikëpyetje kredibilitetin e gazetarit.
Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Në shtator nis shpartallimi i BDI-së!
Data dhe koha e publikimit: 13.08.2015
Data e recensionit: 14.08.2015
Recensues: Adrian Kerimi
Zhvillimet e fundit politike dhe sidomos ngjarjet ku ishin përfshirë edhe viktima, kanë zgjuar interesin për zhvillimet brenda partisë qeverisëse shqiptare BDI. Është në interes publik të dihen debatet dhe mendimet brenda strukturës e cila vendos nëpër institucione për fatet e njerëzve. Por komentimi i situatës brenda partiake të Bashkimit Demokratik për Integrim duke u bazuar vetëm në një burim anonim, nuk e bën lajmin plotësisht të besushëm sidms për shkak të interest që zgjon ky informacon.
Publiku nuk bindet vetëm me publikimin e disa emrave, por kërkon fakte të forta që dëshmojnë “shpartallimin” e subjektit në fjalë. Gazetari realisht mund të ketë marrë një informacion paraprak, por për ta botuar atë do të duhej ta vërtetonte edhe me burime të tjera. Në të kundërt informacioni merret jo i plotë.
“Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) pritet të shpartallohet dhe përballet me ndarje të thellë, 13 vite nga ekzistimi i saj. Burime partiake për INA konfirmojnë se ky tërmet brendapartiak do të ndiqet me largimin e personaliteteve kyçe dhe themeluesve të BDI-së. Në fraksionin e të pakënaqurëve janë edhe emra të njohur të ish-komandantëve të UÇK-së, të cilët janë të pakënaqur me politikat e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti”, autori nuk ka kërkuar qëndrim zyrtare as nga partia dhe as nga kreu i saj i përfolur në këtë tekst.
Lajmi thirret vetëm në një burim të cilin vetë autori e vlerëson se sa është i besueshëm dhe deri këtu gjithçka duket brenda normave gazetareske. Gazezari mund të vendosë të mbrojë burimin por botimi i informacioneve duhet të bëhen verifikime. Burimet anonime, sa do të besueshme të jenë, janë vetëm njëra palë në ngjarje.
Një zyrtar i lartë i BDI-së ka konfirmuar ekskluzivisht për INA se s`ka vend më në këtë parti dhe nga shtatori nisin braktisjet dhe formimi i një subjekti të pastër politik. “Nga shtatori do të ketë lëvizje. Nuk shkon kështu pas shumë ngjarjeve që na turpëruan para popullit tonë”, deklaroi për INA, një burim i sigurt partiak i BDI-së.
Por në tekst përmenden një listë emrash funksionarësh, dhe asnjëri prej tyre nuk është kërkuar për prononcim. Pas një informacioni të marrë nga burim anonim, por ku përmenden emra konkret, është detyre e gazetarit para botimit që të verifikohej informacioni me vetë zyrtarët.
Qoftë edhe njëri prej tyre të vërtetonte mundësinë e përçarjes brenda BDI-së, lajmi do të ishte jo vetëm i plotë por edhe me një impakt të konsiderueshëm në opinion. Madje edhe refuzimi i njoftimeve, apo as mohimi ose pohimi i njoftimit, mund të sillte shumë besueshmëri për lajmin. Kështu lajmi, i botuar vetëm me një burim anonim, mbetet i dyshimtë për vërtetësinë e tij.
Në mesin e emrave që përmenden se do të braktisin BDI-në janë Hazbi Lika, Rafis Aliti, Zulfi Adili, Fatmir Dehari, emra të tjerë nga Dibra e deri në Likovë.
Në tekst mund të hasim edhe në elemente komentimi por të integruara. Duke marrë parasysh këto elemente lajmi mund të merret si tendencioz.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
Një burim anonim
anonime
jorelevante
Një burim anonim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
Nuk e paraqet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri tjetër
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë (lajm agjencie)
është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e