verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Çështje të ngritura me të drejtë për Zaevin, por pa përgjigjet e tij

on 21 - 07 - 2015       

[Recension: Ku do ta çojë Zaevi ‘bombën’ për Monstrën?]

Për çdo çështje, sa do delikate të duket, gazetari duhet të ngrejë pyetje dhe dilema të cilat janë në interes të publikut dhe informimit të drejtë. Por sa herë ngrihen këto çështje, gjithmonë duhet të jenë të përfshira të gjitha palët.

 

download (8)Linku deri te artikulli origjinal: “Ku do ta çojë Zaevi ‘bombën’ për Monstrën?

Data dhe koha e publikimit: 15.07.2015

Data e recenzionit: 17. 07. 2015

Recenzent: Xhenis Sulimani

 

Tekstin që po e recensojmë me të drejt ngre çështje që janë në interes të përgjithshëm.
Është një nga çështjet më të rëndësishme fati i njerëzve dhe kur ka dyshime se të pafajshëm mund të jenë akuzuar po dhe dënuar për diçka që se kanë bërë. Teksti me korrektësi ngre dilemat ndaj kreut të opozitës, i cili prej kohësh ka sugjeruar se do të publikojë të ashtuquajturat “bomba” rreth rastit “Monstra”.

“Lideri opozitar maqedonas edhe pse shumë herë iu premtoi qytetarëve se do të publikojë ‘bombën’ dhe të gjitha dokumentet që posedon për rastin “Monstra”, ai këtë nuk e bëri duke taktizuar deri në momentet e fundit.”

Në tekst përsëriten dilemat, në opinion janë ngritur dyshime të mëdha dhe supozohet se rastin “Monstra” e kanë përgatitur shërbimet sekrete me qëllim për të defokusuar vëmendjen e qytetarëve nga problemet reale dhe për të shkaktuar pasiguri tek ata.

Teksti sipas të gjitha standardeve përfundon edhe me atë që në gazetari quhet “background”, pjesa e lajmit që jep informacione shtesë që kanë ndodhur më herët por që plotëson lajmin.

Lajmi do të ishte plotësisht sipas parimeve profesionale nëse do të kishte edhe një reagim të liderit opozitar.

Që teksti të mos japë përshtypjen se është i njëanshëm duhet të përfshijë edhe palën tjetër për të cilën diskutohet në tekst. Qëndrimi i Zoran Zaev për çështjet e ngritura nga gazetari do ta bënte të plotë tekstin. Sipas normave profesionale të gazetarisë një gjë e tillë është e domosdoshme të bëhet gjithmonë, qoftë edhe duke përsëritur qëndrime të thëna më herët.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja