Lajmi i mirë me detaje shumë
Published in Recensione
on 22 - 07 - 2015 Author: Adrian Kerimi[Recension: 3 vite burg për Verushevskin]
Një lajm që të jetë i plotë duhet të përmbajë disa elemente dhe mbi të gjitha informacione që publiku të dijë se për çfarë bëhet fjalë. Asnjëherë lajmi, edhe pse çështja mund të duket e njohur, nuk duhet të hamendësojë se publiku i di të gjitha detajet.
Teksti që po recensojmë me të drejtë ka dashur të informojë publikun për një rast gjyqësor për të cilin opinioni kishte shumë interes, gjykimi për armë mbajtje pa leje të ish drejtorit të shërbimit sekret në Maqedoni. Por mungesa e detajeve dhe sidomos e informacioneve shtesë e lë lajmin të pa plotë.
Linku deri te artikulli origjinal: Recension: 3 vite burg për Verushevskin
Data dhe koha e publikimit: 16.07.2015,
Data e recensionit: 20.07.2015
Recensues: Adrian Kerimi
Kemi të bëjmë me një lajm ku nuk ka sqarime. Teksti fillon me fjalinë: “Zoran Verushevski ish funksionar i lartë i policisë është shpallur fajtor për posedim dhe armë mbajtje pa leje dhe është gjykuar me tre vite burg”. Teksti nuk tregon se bëhet fjalë për ish drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.
Ngjarja ngjalli shumë interes në publik sepse asnjëherë më parë nuk ishte arrestuar një zyrtar kaq i lartë i shërbimeve për armë mbajtje pa leje. Gjithashtu për arrestimin e tij ngriheshin dilema në opinion pasi ai akuzohet edhe për rastin “puç”, dhe aferën e përgjimeve.
Këshilli gjyqësor me të cilin ka udhëhequr Lenka Davitkova potencoi se i ka vlerësuar të gjitha lehtësimet dhe rrethanat dhe ka vendosur të parashtroj masën më të ulët të mundshme- 3 vite burg.
Pa dhënë detajet shtesë, lajmi dhe ngjarja edhe pse e rëndësishme lë lajmin të cunguar dhe publikun të pa informuar.
Lajmi tenton të jetë korrekt duke pasur dy palët dhe përcillet deklarata e verushovskit : “Edhe unë si Zoran Zaev, nuk e njoh gjyqin, kjo është partiake, presion sistemor dhe agresion ndaj lirisë”. Por deklarata e përzgjedhur, sërish pa detaje nuk jep pamjen e plotë të kontekstit të ngjarjeve.
Artikulli do të ishte më i plotë nëse kishte informacionet se Zoran Verushevski bashkë me liderin e LSDM-së Zoran Zaev, akuzohen për spiunazh në rastin “Puçi”. Në këtë rast, Verushevski akuzohet për posedim të materialeve që janë të karakterit sekret shtetëror.
Me të gjithë informacionin shtesë, që është i bazuar mbi ngjarje që kanë ndodhur në të kaluarën, ose siç njihet në gazetari “background” lajmi do të ishte i plotë dhe i qartë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
deklarata të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
jozyrtare
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
nuk mund të përcaktohet
nuk ka informata të rrejshme
është i balancuar
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
informon
kreativ
senzacionalist
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e