verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Demant: “Metamorfozis” nuk organizon protesta!

on 23 - 03 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

logo-meta-mk-002

Fondacioni “Metamorfozis” nëpërmjet trajnimeve të tij i ndërton kapacitetet e organizatave joqeveritare për përdorimin e teknologjive të reja që të jenë më efikase në realizimin e misioneve të tyre dhe në përpjekjet e tyre për përforcimin e demokracisë, sundimin e të drejtës, të drejtat e njeriut, luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Pohimet e publikuara më 21 mars të vitit 2017 nga ana e mediave “Dnevnik”, TV “Nova” dhe “Veçer”, që i përshkruhen Mihajllo Manevskit, për çfarëdo lidhje të Fondacionit “Metamorfozis” me dhunën, paraqesin manipulim të vrazhdë dhe shtrembërim të së vërtetës.

“Metamorfozis” nuk organizon trajnime për protesta, por punon në përputhje me misionin e tij, duke kontribuuar për zhvillimin e demokracisë dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës nëpërmjet zbatimit novator dhe përhapjes së dijes. Fondacioni “Metamorfozis” gjithmonë punon në përputhje me ligjet e Republikës së Maqedonisë.

Duke iu referuar nenit 16 të Kushtetutës së RM-së, me të cilin garantohet e drejta për përgjigje dhe korrigjim në mjetet për informim publik, si dhe dispozitave pozitive ligjore, duke e përfshirë edhe Ligjin për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje, “Metamorfozis” kërkon nga të lartpërmendurit dhe nga mediat e tjera që ta publikojnë këtë demant në tërësi, në vendin e njëjtë dhe me kohëzgjatje të njëjtë sikurse edhe gënjeshtrat dhe manipulimet e lartpërmendura.

Fondacioni “Metamorfozis”

22. 03. 2017

Abonohuni për lajmet më të reja