verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Të drejtat realizohen duke kritikuar

on 15 - 03 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Протест против загадувањето во Тетово, 07.11.2014. Фото: Амир Селими, преку Глобал војсис.

Protesta kundër ndotjes së ajrit, 7 nëntor 2014. Foto: Amir Selimi, nëpërmjet „Global Voices“.

 

Në shtetet demokratike, mediet janë një mekanizëm kontrollues qëllimi i të cilit është të tejkalohet paaftësia dhe mosgadishmëria e njerëzve në pushtet që të përballen me gabimet e tyre.

 

Shkruan: Prof. Mirjana Najçevska, eksperte për të drejtat e njeriut

 

Zhvillimi i një shteti është në përpjesëtim të drejtë me aftësinë e atij shteti që t’i identifikojë dobësitë, mospërputhjet dhe problemet e veta. Sa më shumë dobësi, mospërputhje dhe probleme të arrijë një shtet të identifikojë, aq më lehtë mund të caktohet diagnozë e duhur dhe të zhvillojë e të zbatojë terapi më të duhur për tejkalimin e tyre. Sa më i madh të jetë numri i dobësive, mospërputhjeve dhe problemeve të cilat shteti do të mundohet t’i fshehë, aq më e vështirë është që ato të adresohen dhe të tejkalohen.

Bartësit e pushtetit zakonisht nuk flasin për problemet. Ato japin përgjigje të kërkuara nga shoqëria që të shfaqen në dritë sa më të mirë, t’i theksojnë aspektet pozitive të punës së tyre dhe të sigurojnë një vazhdim të periudhës së sundimit të tyre.

Shteti demokratik vendos një sërë mekanizmash kontrollues që të tejkalohet paaftësia dhe mosgadishmëria e njerëzve të pushtetit që të përballen me gabimet e veta (edhe atëherë kur i vënë re ato). Një nga këto mekanizma janë mediet. Mediet mund të kenë orientim të caktuar politik, mund të jenë të afërta me parti konkrete politike, lëvizje formale dhe joformale dhe kjo të reflektohet në interesin e tyre, perspektivën e shikimit të gjërave dhe sqarimet që i ofrojnë. Megjithatë, mediet ndalojnë së ushtruari funksionin e tyre kontrollues dhe humbin një element thelbësor të ekzistimit të tyre në momentin kur do të fillojnë që t’i preferojnë përgjigjet e dëshiruara nga shoqëria të atyre që janë në pushtet, përpara vërejtjeve kritike të atyre që i vuajnë pasojat nga vendimet e pushtetit.

 

Shembulli 1: Zëvendësim i tezave për „Plenumin studentor“

Mbase një shembull më të dukshëm për largimin e një pjesë të medieve nga roli i tyre thelbësor i mbështetësve të mendimit kritik, paraqet  informimi për përplasjen e fundit mes „Plenumit studentor“ dhe Parlamentit studentor.

Nën titullin „Reagim i ashpër i studentëve të FSHIIK dhe FAF”, një pjesë e medieve përcollën një tekst në të cilin sqarohet nevoja për ndërtimin e një hapësire të re për studentët e Fakultetit për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike dhe Fakultetit për arsim fizik.

Në shikim të parë, në tekst nuk ka asgjë problematike: studentët studiojnë në kushte jo të duhura, shteti ndan mjete që tu sigurohen kushte më të mira edhe atë në kuadër të kampusit të universitetit, anëtarë të të cilit janë fakultetet e përmendura. Kjo është për tu përshëndetur. Nuk ka vend për kritikë, për revolt, për kundërshtim. Automatikisht kjo do të thotë se, çdo kritikë, revolt, kundërshtim është kundër nevojave dhe interesave të studentëve, gjegjësisht të qytetarëve.

Mirëpo, në asnjë nga këto medie nuk është transmetuar  qëndrimi i „Plenumit të studentëve”. Nëse mediet e bëjnë këtë, do të jetë e qartë se ka vend për kritikë, revolt dhe kundërshtim. Kritika, revolti, kundërshtimi nuk i referohet ndërtimit të këtyre fakulteteve (kjo është vetëm ndryshim i tezës), por i referohet mungesës së bashkëpunimit me Universitetin, cenimit të autonomisë së Universitetit, mungesën e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e vendimmarrjes, imponimit të vendimeve nga ana e pushtetit.

Rezultatet nga mohimi i kësaj kritike do t’i shohim në të ardhmen.

 

Изглед на идниот Факултет за физичко образование, спорт и здравје.

Pamja e Fakultetit të ardhëm për edukatë fizike, sport dhe shëndet.

 

Shembulli 2: Rritje e ndotjes së ajrit

Megjithatë, në këtë moment mund t’i ndjekim rezultatet e mungesës së kritikës së Kryeministrit për problemin aktual me ndotjen e jashtëzakonshme në ajrit në disa qytete të Republikës së Maqedonisë. Gjurmët e raportimit joadekuat mund të ndiqen deri në vitin 2010.

Në vitin 2010 te një pjesë e madhe e medievе u promovua masa e Qeverisë për importimin e veturave të vjetra (deri në 18 vite të vjetra) me standard Euro1 dhe u transmetua deklaratа e dhënë nga ana e Ministrisë së Ekonomisë:

„Me këtë njëherit dukshëm do të rritet kufiri i vjetërsisë së automjeteve në vend, do të ndikohet në rritjen e sigurisë në trafik, si dhe në avancimin e cilësisë së mjedisit jetësor – deklaruan dje nga Ministria”

Vetëm një numër i vogël i medieve panë nevojë për analizë, parashtrim pyetjes dhe problematizim të vendimit të miratuar, ndërsa masa e dukshme populiste mbrohet nga çdo lloj kritike, revolti, sqarimi:

„Pretendimet për rritjen e ardhshme të ndotjeve, ose deklarata të ngjashme nga grupe interesi të involvuara nuk kanë asnjë bazë.”

Kritika, revolti, kërkesa për sqarim vlerësohen si në kundërshtim me interesat e qytetarëve, si një përpjekje për devalvim të një aksioni pozitiv të strukturës aktuale qeverisëse dhe si një veprim dashakeq i armiqve të popullit.

Jo më shumë se pesë vite më vonë, Shoqata e odave ekonomike në Maqedoni doli me qëndrim (të bazuar në hulumtime të cilat tashmë gjatë kohë po kryhet në BE) se:

Ndotësit më të mëdhenj të ajrit janë automjetet e vjetra joekologjike. Duhet të implementohet standardi EURO4 për importimin e automjeteve të përdorura“.

Nëse mediet e kishin mbështetur kritikën, revoltin, kërkesën për përgjigje, kundrejt qëndrimeve në dukje të dëshiruara nga shoqëria, të pushtetit aktual, mbase situata me ndotjen në Shkup, Tetovë dhe Manastir do të ishte më ndryshe. Nëse ishin kërkuar nga pushteti analiza, elaborate, vlerësime për pasoja të mundshme, mbase situata me ndotjen në Shkup, Tetovë, Manastir do ishte ndryshe.

Издувни гасови. Фото: Рубен де Ријцке преку Википедија (CC BY-SA 3.0).

Gazrat nga makinat. Foto: Ruben De Rijcke në „Wikipedia“ (CC BY-SA).

Dhe kjo nuk është situata e vetme kur mendimi kritik është mbytur në funksion të mbështetjes së aktiviteteve të shtetit. Sa pyetje mund të parashtroheshin, po që nuk u bënë për aksionin „një euro për një metër katror”? Për aksionin „studime të disperzuara”? Për aksionin „kompjuter për çdo fëmijë”?… Pasojat negative nga secili prej këtyre aksioneve do të ndjehen me vite.

Nëse diçka është e pranueshme për një numër të madh qytetarësh, kjo aspak nuk do të thotë se nuk duhet ta pyesim veten nëse është e drejtë apo jo, a shkel të drejtat e dikujt apo jo, pushtetmbajtësi a ka mënyrë për të arritur rezultate më të mira apo jo. Por pikërisht, pengimi i kritikës, revoltit dhe mosgërvishtja nën sipërfaqen e asaj që është në përgjithësi e pranuar i fsheh dhe nuk i zgjidh problemet. Nëse një problem nuk identifikohet dhe nuk adresohet në kohë, ai  shumëfishohet, lëndon një numër të madh të njerëzve dhe shkakton pasoja të tmerrshme.

Mediet mund të jenë të afërta me pushtetin ose opozitën. Mund të mbështesin ideologji ose politika konkrete. Megjithatë, nëse për shkak të afërsisë së tyre me një strukturë të caktuar nuk janë në gjendje ta identifikojnë problemin, nëse e përlyejnë dhe sulmojnë secilin që i tregon me gisht, që kërkon sqarime, pyet dhe konteston, duke e linçuar çdo mendim të papranueshëm nga shoqëria, problemi nuk do zhduket po vetëm do t’i japim mundësi që të zmadhohet dhe do ta rëndojmë zgjidhjen e tij në të ardhmen. Kritika ndaj pushtetit nuk është armik i të drejtave të njeriut. Ajo është mjet edhe për promovimin e të drejtave të njeriut.


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja