Dëshirat janë një, e lajmet janë tjetër gjë
Published in Recensione
on 13 - 01 - 2017 Author: Fatlume Dervishi[Recension: “A po i plotësohet dëshira Menduh Thaçit që të bëhet zëvendës kryeministër i Gruevskit?!”]
Dilemat e gazetarëve rreth zhvillimeve që mbulojnë mund të jenë të shumta. Nuk është gabim nëse opinioni njoftohet me skenarët e mundshëm mbi atë se çfarë mund të ndodhë. Mirëpo, edhe për pritshmëritë duhet të ketë sqarime, argumente; pse është ashtu, si ka qenë në të kaluarën, çfarë është thënë dhe si është vepruar dhe cilat janë synimet e veprimeve që do të sillnin ato skenarë. Ngritja e pyetjeve dhe hapja e dilemave pa ofruar një përgjigje, nuk e informon publikun.
Linku deri te artikulli origjinal: “A po i plotësohet dëshira Menduh Thaçit që të bëhet zëvendës kryeministër i Gruevskit?!”
Data e publikimit: 09.01.2016, 15:34
Data e recensionit: 11.01.2017
Recensues: Fatlume Dervishi
Problemi i parë i këtij teksti vërehet që në titull, sepse përveç që hapet një dilemë, të cilës më vonë nuk i jepet përgjigje, bëhet edhe një koment tendencioz kur thuhet se “zëvendës kryeministër i Gruevskit”. Zëvendës-kryeministri është i qeverisë. Në fillim të tekstit është tentuar që t’i jepet një rëndësi më e madhe asaj çfarë thuhet duke e cilësuar si “habi për opinionin e brendshëm dhe ndërkombëtar”, por pa cituar asnjë person që do të përfaqësonte këtë opinion. Pjesa më e madhe e tekstit është një ripërsëritje e qëndrimeve të partive. Gabimi më i madh është dilema që hapet në fund.
“Dhënia e mandatit liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit nga ana e presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanovit ka habitur opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.
Aleanca për shqiptarët janë kategorik që nuk futen në qeveri me Nikolla Gruevskin. Nga Lëvizja Besa thuan se ata nuk futen në koalicion qeveritar me njerëz që janë duke u hetuar nga Prokuroria Speciale Publike… Të vetmit që nuk janë prononcuar deri më tani dhe janë duke heshtur janë 10 deputetët e BDI-së, dhe dy deputetët e PDSH-së. Pas kësaj heshtje nga këto parti politike shqiptare, parashtrohet pyetja në opinion, a do të jetë Menduh Thaçi zëvendës kryeministri i ri në qeverinë e Gruevskit?”
Ky natyrisht që është informacion interesant dhe me rëndësi për publikun, prandaj jo më kot pyetja është lënë në titull për të ngjallur kureshtje. Por në përmbajtje nuk tregohet se nga është marrë ky informacion, kush është burimi, me çfarë faktesh mbështetet, etj. Fakti që dy parti heshtin dhe nuk japin qëndrime të prera, nuk është tregues i mjaftueshëm se hapen dyshime të tilla si emërimi i Menduh Thaçit në postin e zëvendës-kryeministrit.
“Gazetari mund të publikojë diçka për të cilën nuk ka edhe aq dëshmi, por për të cilën ka mjaft indikacione se është i vërtetet, respektivisht diçka për të cilën ekziston dyshim i bazuar. Dyshimi i bazuar nënkupton prezentimin e argumenteve që janë të arsyeshëm dhe që janë indikacion se diçka është e vërtet, pa pasur dëshmi konkrete për vërtetësinë.”
Publikimi i informacionit është bërë pa konfirmuar vërtetësinë nga aktorët që janë në lajm. Ata kanë pasur të drejtë të pyeten se çfarë ka të vërtetë në këto spekulime, sepse kjo mbetet vetëm në kuadër të “thashethemeve”.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
asnjë burim
asnjëra pale
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
Jo
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e