“Foto-mbrojtja” me komente të njëanshme nuk është mbrojtje
Published in Recensione
on 13 - 01 - 2017 Author: Александар Пешев[Recension: Ç’BËNTE GRUEVSKI NË MAVROVË: Përderisa mediat opozitare gënjenin se ka qenë në bisedime me Xhaferin, ja se ç’ka ndodhur në Mavrovë!]
Titulli tendencioz është në përputhje me përmbajtjen e tekstit joprofesional me fotografi që përdoren për të spinuar, më saktë për ta shtrembëruar të vërtetën për temën që është me interes për publikun.
Linku deri te artikulli origjinal: Ç’BËNTE GRUEVSKI NË MAVROVË: Përderisa mediat opozitare gënjenin se ka qenë në bisedime me Xhaferin, ja se ç’ka ndodhur në Mavrovë!
Data dhe koha e publikimit: 04.01.2017
Data e recensionit: 10.01.2015
Recensues: Аleksandar Peshev
GJITHË KOHËN KANË SHËTITUR NËPËR BORË?
Nëpërmjet titullit thuhet se “mediat opozitare gënjenin se ka qenë në bisedime me Xhaferin”. Kontestuese për mënyrën e këtillë të raportimit nëpërmjet foto-dëshmive është kjo: A përjashtohet mundësia për aktivitete të caktuara vetëm për shkak se janë prezantuar disa fotografi të Gruevskit në një periudhë të caktuar të ditës. Më konkretisht, lexuesit i mbetet e paqartë:
- A ka ndejtur lideri i VMRO-DPMNE-së me familjen gjatë gjithë qëndrimit të tij atje?;
- Cilat janë ato medie opozitare që akuzohen për gënjeshtër?;
- Pse nuk ka deklaratë zyrtare nga Gruevski ose nga Xhaferi rreth aktiviteve të tyre të pretenduara?;
- Si është konstatuar vetëm nëpërmjet fotografive se disa media gënjejnë?
Ndoshta pyetja më thelbësore është se pse është publikuar ky tekst? Krijohen dyshime për anshmëri politike të tekstit, mu për shkak se një medie vëndohet në funksion të demantimit të medieve të tjera.
Nuk është theksuar autorësia e fotografive, me çka mbetet e hapur çështja shumë problematike se është marrë pëlqim nga prindërit për fotografimin e personave të mitur?
MBROJTJE PË KTHIMIN E VËMENDJES?
Burimi i patheksuar i fotografive në mënyrë plotësuese krijon dyshime se media përdoret për promovimin personal të liderit të një subjekti politik që të largohet vëmendja nga disa ngjarje, ndërsa teksti që gjendet nën fotografi shkon në favor të dyshimeve të këtilla:
“Gruevski me familjen e tij ditët e Vitit të Ri i kaloi në Mavrovë ku pushoi dhe e kaloi kohën në mënyrë cilësore me më të afërmit e tij”.
Elementet komentuese, të ndërthurura me faktin e vetëm se ish-kryeministri ka dalë në shëtitje me familjen, vërehen qartë, që dëshmon për njëanshmërinë e tekstit:
“Dhe përderisa mediet opozitare spinuan se Gruevski ditët në Mavrovë i kalon duke negociuar me Musa Xhaferin, lideri i VMRO-DPMNE-së në fakt kënaqej në ditët me borë me vajzat e tij, Аnastasija dhe Sofija”.
Nuk sqarohet se pse Gruevski do të takohej me Xhaferin, ndërsa mungesa e burimeve për pohimet e këtilla, së paku nëpërmjet linkeve deri te mediet e përmendura, e bën tekstin jotërësor.
Marrë në përgjithësi, kemi një publikim të njëanshëm profesinal, me komente që nuk janë ndarë nga fakti i vetëm, që është spinuar në atë mënyrë që mbrohet politikani i përmendur nga sulmet e pretenduara nga burimet e paemërtuara.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
nuk mund të përcaktohet
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
është theksuar autori dhe burimi pa link
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e