verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

E ku është fletë-anëtarësimi i Janevës?!

on 1 - 02 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Катица-потпиша-пристапница-во-СДСМ-Вечер 11

[Katica nënshkroi fletë-anëtarësim në LSDM!]

Ky është një tekst spinues në të cilin tehu i sulmeve është i orientuar kah prokurorja speciale publike, Katica Janeva. Titulli i artikullit përmban informatë të pavërtetë dhe krijon pasqyrë të gabuar te lexuesi. Të thuhet se dikush ka nënshkruar fletë-anëtarësim për ndonjë parti, do të thotë se është bërë anëtar i saj, e për këtë duhet pasur dëshmi. Dëshmi të tilla nuk ka në pjesën përmbajtësore të tekstit. Kështu që, titulli ri “pezull” dhe ai është vënë me qëllim që ta diskreditojë prokuroren publike.

Катица потпиша пристапница во СДСМ ВечерLinku deri te artikulli origjinal: Katica nënshkroi fletë-anëtarësim në LSDM!

Data dhe koha e publikimit: 27.01.2016

Data e recensionit: 28.01.2016

Recensuese: Аna Anastasovska

KRITIKIM

Teksti që në fillim përmban sulme dhe qortime për punën e prokurores sepciale publike dhe thekson se ajo është politikisht e anshme.

“Prokurorja speciale publike, e cila me mbështetjen e deputetëve fitoi 4 milionë euro që prokuroria të funksionojnë pa pengesa, ishte aktive në rrjetet sociale dhe me vigjilencë i ndiqte aktivitetet që i organizojnë opozitarët.”

Janeva, në mes tjerash, kritikohet edhe për mënyrën në të cilën i ka plasuar informatat për punën e Prokurorisë speciale publike.

“Me një buxhet aq të madh të miratuar, në vend që të bëjë një faqe në internet të Prokurorisë speciale publike, Katica vendosi që informacionet t’i plasojë nëpërmjet Facebook-ut, dhe gjëja e vetme që bëri është se krijoi një grup të PSP-së në Facebook.”

Mirëpo, askund, në asnjë ligj nuk është paraparë apo përcaktuar se në çfarë mënyre Prokuroria speciale publike duhet të informojë për aktivitetet e saj. A do të jetë kjo nëpërmjet ueb-faqes së veçantë apo nëpërmjet rrjetit social Facebook, është vendim i këtij institucioni. Ndërsa roli i një artikulli nuk është të gjykojë, por të informojë.

Në një tregim spinues që thuret në këtë përmbajtje mediatike, Janeva ndërlidhet me disa aktivitete në Facebook, për të cilat pa asnjë dëshmi thuhet se janë të organizuara nga opozitarët, e të cilët, gjoja, prokurorja speciale i ndjek dhe i mbështet.

“Kështu, Janeva në profilin e saj në Facebook i është bashkuar grupit të atyre që janë të interesuar për ata që organizojnë protestë kundër Johanes Hanit, i cili nga mesi i shkurtit, do të vijë përsëri në Shkup.”

Mirëpo, në qoftë se shihet me kujdes screenshot-i nga publikimi në Facebook që është paraqitur në kuadër të tekstit, do të shihet se Janeva ka shfaqur interesim për ngjarjen, e jo se i është bashkuar grupit apo ndonjë veprim të ngjashëm. Ai që e di se si funksionon rrjeti Facebook e di se nëse dikush dëshiron tÇi ndjekë informatat që ndërlidhen me ndonjë ngjarje, këtë mund ta bëjë duke e shtypur butonin “i interesuar” dhe në atë mënyrë do t’i marrë informatat më të reja në lidhje me atë ngjarje. Në faqe ka edhe opcion “do të shkoj” në ngjarje (në rastin konkret në protestën kundër Hanit), me çka konfirmohet prezenca. Kjo nuk ka ndodhur me Janevën.

Në pjesën përmbyllëse të artikullit plasohet një porosi manipuluese se “Јаneva është vetëm një pjesë e atyre që konsiderohen të afërt me partinë opozitare dhe të cilët ashpër e sulmuan eurokomesarin”. Me këtë rast, mungon përgjigja në pyetjen se pse Janeva e ka sulmuar Hanin dhe ku është deklarata e saj në lidhje me këtë?

Poashtu, është e paqëndrueshme të thuhet se çdokush që e ka kritikuar Hanin është opozitar.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pjesërisht

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

ka në titull

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja