verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Maqedonia është grua – definitivisht!

on 1 - 02 - 2016       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht
12565462_10153499411754092_202062590744122270_n
Shkup, 5 maj 2015. Foto: аutori i panjohur

Mjaft më këta “burra” me kualifikim të lartë (siç i quante një shkrimtar dhe akademik), që e detyronin dhe seksualisht e shfrytëzonin Maqedoninë. E gjora ajo, me gjithë ata burrështetas, vojvodë, pastorë, liderë të opozitës dhe të pozitës, “fshatarë” dhe “djelmosha”… Të mos bëjmë fjalë për atë se këtë ia bënin që kur ishte e mitur…

Shkruan: Zoran Bojarovski

E pakuptimtë është ta përshkruani ose të shkruani për fotografinë. Kjo është në kundërshtim me të gjitha rregullat dhe parimet, për shkak se fotografia, vetëvetiu dhe në vete, është porosi me mijëra fjalë. Më së paku. Ofenduese për fotografinë dhe për autorin është ta bëni këtë. Mirëpo…

Ka përjashtime. Ka përjashtime që e meritojnë këtë si shenjë mirënjohjeje dhe respekti…

Fotografia* që e inspiroi këtë kolumnë ka edhe një kontekst më të gjerë shoqëror…

Shikojeni fotografinë: E patrembur, ajo qëndron para kordonit policor me gjuhën e trupit që është më e fuqishme se cilado fjalë.

Për mua foto-gazetaria gjithmonë ka qenë po aq e rëndësishme sa edhe gazetaria e shkruar. Asnjëherë nuk e kam e konsideruar fotografinë si element shoqërues, si ilustrim. Fotografia është më e fuqishme se fjala dhe me shumë më tepër nuanca e përshkruan konfrontimin ndërmjet qytetarëve dhe politikës së keqe. Ndërmjet qytetarëve dhe shteteve jo të lira. Regjimeve.

Të fotografohen protestat është një mënyrë jashtëzakonisht emocionuese për ta vënë në pah konfliktin ndërmjet fuqisë renegate politike dhe qytetarëve.

Korniza e fotografisë në të cilën futen palët kundërshtare, siç janë ato të qytetarëve mendjelirë dhe fuqisë së regjimeve autokratike, e vë në fokus natyrën e ndryshimit që padyshim janë rezultat i një konflikti të tillë.

Fotografia e cila e inspiroi këtë kolumnë ka për qëllim ta paraqesë këtë tendencë – ndryshimet – me fuqinë e porosisë së saj komplekse dhe t’u drejtohet të gjithë qytetarëve pa përjashtim. Jo vetëm atyre të cilët në momentin kur është bërë kjo fotografi kanë qenë nëpër rrugë.

Që në ditët e para të fotogazetarisë, fotografia paralajmëroi se gjithmonë do ta pasqyrojë padrejtësinë, do ta bëjë atë të dukshme, dhe në atë mënyrë, do ta ekspozojë shoqërinë që prodhon padrejtësi, në murin e turpit.

Shikojeni edhe një herë fotografinë! Guximtare dhe e fortë, ajo qëndron para forcave të shumta represive.

Nuk e shohim fytyrën e saj, mirëpo sfidimi i saj është aq i zëshëm. Ajo është vetë, mirëpo e mbushur me liri. Liri e cila i jep aq shumë guxim që të qëndrojë përpara represionit.

Para saj është represioni në radhë të dendura nga personat zyrtarë dhe ata funksionojn vetëm të tillë: si fuqia e korruptuar, e cila fshehet pas shumicës së nëpunësve të paguar, të rrasur njëri pranë tjetrit, preken, që të mund ta përcjellin forcën represive, të cilën duhet ta orientojnë drejt sfidës. Ndaj këtij njeriut të lirë, për shkak se ajo, ashtu e lirë siç është, është gjithçka që mendja e robëruar nuk është.

Ajo e di se ka të drejtë të jetë qytetare e padëgjueshme. Qëndrimi i vajzës në fotografi e pasqyron padëgjueshmërinë qytetare edhe si intervenim estetik. Qëndrimi i saj përpara represionit është performans, aspekt teatror dhe dramatik i padëgjueshmërisë qytetare si intervenim estetik i atyre që sistemi autoritar dëshuron t’i përjashtojë.

Shikojeni edhe një herë qëndrimin e saj. Këtë qëndrim, këtë paraqitje estetike mund ta bëjë vetëm një vajzë, vetëm një grua. Nëse nuk pajtoheni me këtë, paramendojeni një burrë me këtë qëndrim! Nuk shkon, apo jo?

Prandaj, bëj thirrje edhe një herë: Маqedonia është grua dhe është koha që ta kuptojmë dhe ta pranojmë këtë. Në emër të ardhmërisë, në emër të mashtrimeve, gabimeve dhe kohës së humbur. Është koha! Në emër të rezistencës kundër patriarkatit, në emër të rezistencës ndaj totalitarizmit. Në emër të rezistencës nda mostolerancës dhe ndaj diskriminimit dhe ta pranojmë se këto fenomene janë vepër e sundimit të “burrave”. Të “baballarëve”.

Ajo që është paradoks në këtë situatë është se këto dukuri, totalitarizmi, mostoleranca, diskriminimi, homofobia, urrejtja janë instrument i baballarëve të popullit, pastorëve, me të cilat ato ushqehen.  E mbajnë pushtetin dhe kontrollin e tyre me seksizëm, nacionalizëm dhe militarizëm. Mjaftë më. Mjaft më këta “burra” me kualifikim të lartë (siç i quante një shkrimtar dhe akademik), e detyronin dhe seksualisht e shfrytëzonin Maqedoninë. E gjora ajo, me gjithë ata burrështetas, vojvodë, pastorë, liderë të opozitës dhe të pozitës, “fshatarë” dhe “djelmosha”…

Të mos bëjmë fjalë për atë se këtë ia bënin që kur ishte e mitur…

Shikojeni fotografinë. Kjo vajzë është rebelim. Kjo vajzë nuk i pranon presionet dhe kufizimet dhe totalitarizmin e burrave. Ajo e personifikon rezistencën ndaj koncpetit politik, i cili qytetarët, e veçanërisht gruan e vëndon vetëm në rolet tradicionale të bashkëshortes, nënës dhe ua merr rolin e qytetarëve të lirë dhe kreativë.

Kjo vajzë e simbolizon qëndrimin e kundërvënies së drejtpërdrejtë ndaj idesë se një njeri, burrë, “baba” ka të drejtë ta definojë realitetin në të cilin ato do të jetojnë.

Maqedonia është grua dhe është koha që ta pranojmë këtë.

(Kushtuar Unionit të grave të VMRO-DPMNE-së)

*Redaksia e SHVFM-së u përpoq ta zbulojë autorin e fotografisë, mirëpo deri në momentin e publikimit të kolumnës nuk kishim mundësi ta publikojmë edhe këtë informatë.

 


Kjo kolumnë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Kjo kolumnë është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kolumnës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Abonohuni për lajmet më të reja