verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Ekskluzive: Foto-lajm pa lajm

on 10 - 11 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Ekskluzive: Antarët e BDI-së shihen teksa blejnë gjevreka në një furrë (FOTO)]

Foto-lajmi është një zhanr shumë i këndshëm, i cili nëpërmjet imazhit komunikon një çështje të caktuar, e cila, në të shumtën e rasteve, është e pazakontë. Duket i lehtë, por nuk është ashtu. Keni dëgjuar për thënien “Një fotografi – 1000 fjalë”? E po, foto-lajmi, për të përcjellur 1000 fjalë me një imazh, kërkon shumë angazhim, ose për të qenë më konkret, nevojitet që të kapësh një moment që jo të gjithë e kanë parë dhe jo të gjithë janë të informuar mbi atë moment. Po ta provoni, do ta shihni se sa e vështirë është për t’u realizuar. Ndërkohë, disa portale në vendin tonë, gjejnë ndonjë foto që nuk ka asnjë lloj kuptimi, qartësie të veprimit apo ekskluzivitet, dhe e konsiderojnë si foto-lajm.

screenshot-123Linku për te artikulli origjinal: Ekskluzive: Antarët e BDI-së shihen teksa blejnë gjevreka në një furrë (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 06.11.2016

Data e recensionit: 08.11.2016

Recensues: Agron Vrangalla

Titulli i këtij lajmi fillon me fjalën “ekskluzive”. Kjo është një fjalë shumë e madhe në gazetari dhe përdoret vetëm në ato raste kur ke për të ofruar diçka që nuk e ka askush tjetër, ose që do ta ketë më vonë, por ti e ke i pari. Ndërkaq, në foton e këtij lajmi shohim një furgon me një flamur partiak të BDI-së, i cili ka ndaluar fiks pranë një furre buke. Pra bëhet fjalë për dy elemente që përbëjnë foton, është furgoni dhe furra e bukës.

E, kjo foto ka pësuar një përshkrim të paparë nga ana e atyre që e kanë publikuar në portalin sharri.info. Duke marrë si lajtmotiv dy elementet që u përmendën, ata kanë sajuar një etyd (mini-ngjarje). Sipas interpretimit që i është bërë fotos, gjatë një tubimi të BDI-së, një furgon ka ndaluar në një furrë buke, e kjo më pas lidhet me çështjen “Abdylaqim Ademi”, i cili akuzohet për keqpërdorim të arkës së ministrisë për nevoja personale.

Dhe, siç pretendon përmbajtja, meqenëse tani anëtarët e këtij subjekti i kanë hëngër paratë dhe nuk kanë më për byfteqe viçi e kaprolli, i janë kthyer gjevrekut. Në pamje të parë, duket se është shumë e lezetshme si ngjarje që mund të zgjojë interesin e publikut, por kemi të reja për ju: nuk ka të bëjë fare me lajmin si zhanër, as me foto-lajmin. Interpretimi i tillë ka dalë komplet jashtë asaj që komunikon vetë fotoja. Dikush mund të thotë, po mirë, edhe mund të kenë të drejtë me këtë interpretim. Të supozojmë se është ashtu, dhe, ja po e fusim në përdorim pak imagjinatën tonë për të paraqitur disa tituj sensacional të ngjashëm me atë që përmban ky lajm:

14915685_1309950132351454_7861902296728400886_nSkandaloze: Militantët e BDI-së uzurpojnë furrën, të uritur si ujqër

Ekskluzive: Abdylaqim Ademi i apasionuar edhe pas gjevrekut (FOTO)

Harrojeni byftekun, tani Qima mezi se mban gjallë shpirtin me gjevrek

BDI mbush bateritë për të shpërthyer në mitingun e grave

A janë këta militantët më të uritur të BDI-së???

Një furgon i BDI-së në kundërvajtje, parkohet përpara një furre;

Alarm: Hajdutët e BDI-së ua vjedhin bukën qytetarëve

Të gjithë këto tituj të shpikur duken interesant dhe patjetër që do të sillnin ndonjë klikim më shumë. Por a është në rregull të luajmë me rregullat etike dhe profesionale, me të vërtetën, me ndjenjat e lexuesit tonë? Pse duhet t’ua ngrimë apo prishim gjakun njerëzve nga një foto e cila nuk thotë asgjë?

Do të ishte krejtësisht ndryshe po të shiheshin figurat të shquara të asaj partie duke blerë në furrë. Do të ishte një material i mirë për rubrikat thumbuese, për në koment, kozeri apo satirë. Kështu, kemi të bëjmë me fotografi të thjeshtë të një mini-busi, i cili duket se është nisur në tubim partiak. Dhe, kaq. Çfarë ka për të ngritur kaq pluhur, mor aman? Nuk i shërbejmë askujt me këto lajme. As vetes tonë madje. Njerëzit do humbin besimin tek ne dhe pastaj kur do të kemi lajme përnjëmend të sakta, ata më nuk do të na besojnë. Është si puna e atij bariut që gënjeu dy herë për ujkun se po sulmon kopenë dhe kur herën e tretë ujku erdhi me të vërtetë, askush nga fshatarët nuk u çua t’i ndihmonte.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja