verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Ekskluzive: Zbulohet teksti që thyen rregullat e profesionit!

on 11 - 05 - 2016       

[Recension: EKSKLUZIVE: ZBULOHET STRATEGJIA E BDI-SË PËR TË PENGUAR PROTESTËN KUQ E ZI (FOTO)]

Kur mungojnë dëshmitë, mungon edhe vetë lajmi. Pra, dëshmitë, faktet, prononcimet dhe burimet e konfirmuara me autenticitet, gjithmonë janë baza e lajmit. Nëse njëra nga këto mungon, lajmi nuk mund të quhet i tillë. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një artikull, i cili me të drejtë është bërë lajm, por që mungojnë elementet bazë të lajmit. Në tekst janë të prekur dy e më shumë palë, prononcimi i të cilëve është me rëndësi të veçantë për të kompletuar artikullin si profesional.

Fotografia e publikuar si dëshmi, në fakt është relevante, por mbi të gjitha është vetëm një indikacion dhe kjo nuk mjafton për të dëshmuar atë që thuhet në titull – strategjinë e BDI-së për të penguar protestën e 9 majit.

Mediat shqiptare në Maqedoni kanë arritur të sigurojë strategjinë e BDI-së për të penguar protestën Kuq e zi që do të mbahet më 9 Maj para qeverisë në Shkup, të thirrura nga Këshilli Opozitar. Disponimi i madh i shqiptarëve për të marrë pjesë në këtë protestë ka frikësuar jashtë mase VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit, e cila ka aktivizuar partnerin e saj më besnik që të fillojë fushatë për të bindur shqiptarët të mos dalin në protestë, BDI-në e Ali Ahmetit.

EKSKLUZIVE Zbulohet strategjia e BDI së screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “EKSKLUZIVE: ZBULOHET STRATEGJIA E BDI-SË PËR TË PENGUAR PROTESTËN KUQ E ZI (FOTO)”
Data dhe koha e publikimit: 07.05.2016
Data e recensionit: 08.05.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Siç e thamë edhe më lartë, një e më shumë palë janë të prekura nga teksti. Për këtë arsye, informimi i balancuar duhet të reflektojë në atë që është shkruar. Përmbajtja e mesazhit në tekst është fyese dhe hap panik, gjë që detyron gazetarin që të trajtojë temën me kujdes dhe të jetë i paanshëm.

Në fotot më poshtë ju sjellim direktivat e dërguara kryetarëve të degëve partiake, se si të dëmtohet protesta. Marrim vesh se këto pika janë përgatitur në selinë e VMRO-DPMNE-së dhe më pas janë përkthyer në gjuhën shqipe. Për shkak të fjalorit të përodrur nga funskinarë të BDI-së dërguar aktivistëve të tyere një pikë të kësaj strategji e kemi shlyer./Gostivari24

 

Për të gjitha akuzat, fyerjet dhe pretendimet që paraqiten përmes mesazhit në fotografi, gjoja të dërguar nga personi Bekir Asani, autori është i detyruar të kërkojë qëndrim nga vetë personi në fjalë, për të dëshmuar nëse është ose jo ai personi, i cili ka drejtuar këtë mesazh një grupi njerëzish. Për të vazhduar edhe më tej, i nevojshëm është edhe qëndrimi i organizatorëve, të cilët sipas mesazhin fotografik, janë të shënuar si njerëz të përfshirë në luftërat e ISIS dhe nuk kanë qëllime të pastra.

Mirëpo, teksti raporton ‘shkel e shko’, duke u thirrur bindshëm në atë se këto pika janë përgatitur në selinë e VMRO-DPMNE-së dhe se janë përkthyer në gjuhën shqipe. Aluzioni është tejet i qartë, mirëpo kjo nuk është dëshmuar në asnjë rast. Për të dëshmuar këtë është e nevojshme një fotografi si kjo në gjuhën shqipe, vetëm se në gjuhën maqedone, ose ndënjë dëshmitar që do të konfirmonte këtë, dhe do ishte gjithçka shumë më në rregull. Për më tepër, gazetari nuk është transparent me audiencën e tij. Kjo pasi që një pjesë të bisedës e ka shlyer. Ai thirret në fjalorin jo etik, mirëpo ky nuk është veprim i duhur. Gazetari duhet të publikojë gjithnjë pjesë të tilla, duke i kërkuar falje fillimisht publikut dhe më pas duke cituar pjesët që janë fyese. Meqenëse gazetaria është profesion që duhet informuar pavarësisht rrethanave, e vërteta duhet të thuhet ashtu siç është me paralajmërimet e nevojshme paraprake, e jo të shlyhet ose të servohet e kufizuar.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

Të pakonfirmuara

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

Nuk përjashtohet

është i njëanshëm

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

Informon me rezerva

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja