Ftesë për ngjarje promovuese: “Rrjeti i organizatave qytetare për të dhënat e hapura”
Published in Aktivitete
on 2 - 06 - 2015 Author: Administrator
4 qershor 2015, e enjte, prej orës 11 – 12.30, Klubi i gazetarëve, Shkup
Sa mund t’u ndihmojnë të dhënat e hapura organizatave qytetare mediave, aktivistëve dhe institucioneve shtetërore në avancimin e interesit publik?
Fondacioni “Metamorfozis” Ju fton në promovimin e ueb-faqes së “Shkollës për të dhëna – Maqedoni”, si pjesë e projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për të dhënat e hapura”, që do të mbahet të enjten, më 4 qershor 2015, me fillim në orën 11, në hapësirat e Klubit të gazetarëve në Shkup. Në ngjarje, fjalim përshëndetës do të mbajë аmbasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoni, h.t. Çarls Edmund Geret.
Ueb-faqja “Shkolla për të dhënat gjendet në adresën: schoolofdata.metamorphosis.org.mk
Në promovimin e ueb-faqes do të prezantohet edhe konkursi për projekte dhe për iniciativa që përfshijnë zbatim të të dhënave të hapura për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Maqedonisë.
Nëpërmjet projektit, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e realizon në bashkëpunim me “Open Knowledge Foundation” dhe me përkrahje të Foreign & Commonwealth Office, ndërtohen kapacitetet e organizatave qytetare për promovimin e agjendës së hapur.
Ju lutemi që prezencën tuaj ta konfirmoni nëpërmjet e-mail-it ose nëpërmjet telefonit, më së voni deri në orën 18, të mërkurën, 3 qershor 2015.
Personi për kontakt:
Dona Xhambaska Goran Rizaov
Е-mail-i: Е-mail-i:
dona@metamorphosis.org.mk goran@metamorphosis.org.mk
Telefoni: 02/ 3109 325 Telefoni: 02/ 3109 325