Gazetarët nën lupën e Urdhërit të nëntë të Zotit
Published in Leksione Gazetareske
on 30 - 10 - 2014 Author: Valon
Nëse kontrollohet, pyetja e zërit të mirë, posaçërisht në komunitetin juridik ka lobi më të fortë për atë “krah” që të mundohet – ose thënë – gazetat ta mbrojnë interesin e përgjithshëm, duke mbrojtur nga krimi, pamorali, veprimet jodemokratike… Gjyqtarët shpesh e ngushtojnë momentin e interesit publik dhe kështu edhe keqbërësit më të mëdhenj mund të “fitojnë” nga xhepi i gazetarëve
Shkruan: Lubomir Kostovski
Këto ditë në rajon është mjaft aktuale arrestimi i kryetarit të komunës së Zagrebit Milan Bandiq nën akuzë se është pjesë e aferave të mëdha korruptive. Ky arrestim ndodhi në kohë pikërisht kur ai u bë rekorder në Kroaci për nga numri i padive kundër disa personave për arsye shpifje. Disa nga ata ishin gazetar. Një nga paditë ishte metë vërtetë e veçantë, sepse Bandiq e padiste televizionin RTL (një TV kartel i fuqishëm evropian, që ka studio në Zagreb dhe emiton program në frekuencën nacionale, të cilën e shikojnë edhe shikuesit në Maqedoni). Ajo që të habit në këtë rast, është fakti se televizioni i përmendur vetëm bëri intervistë me kryeministrin Zoran Milanoviq i cili aludonte për korrupsion në Zagreb, kurse Bandiq e paditi televizionin (!) pse e ka transmetuar atë pjesë të intervistës dhe i ka shkathur dëm material – është ndierë i lënduar, nuk ka fjetur me ditë dhe kështu ngjashëm.
Rasti Bandiq
Më 1 shtator të këtij viti gjyqi vendosi që Bandiq kishte të drejtë, kurse RTL duhet ti paguajë kryetarit të komunës, që tash është në paraburgim për korrupsion (nën procedurë hetimore, pa padi ët ngritur) të paguajë dënim prej 50.000 kuna (më pak se 6 mijë eurove) siç shkruante Jutarni list. Gjykatësja e Gjyqit civil komunal të Zagrebit në arsyetimin ka shkruar se Bandiq ka dëshmuar se me deklaratën e përmendur, Milanoviq i ka shkaktuar shkelje të të drejtës të zërit të mirë, gjegjësisht lëndim të personalitetit. Atij nuk i ka interesuar fakti se bëhet fjalë për një deklaratë të transmetuar, dhe as se e ka dhënë një politikan që ka përgjegjësi serioze publike (kurse, mundet edhe indice). Vendimi nuk është përfundimtar, pra duhet të ndiqet se pas padisë eventuale për Bandiq për korrupsion RTL a do të ketë ndonjë lehtësim ose pak padia do të tërhiqet?! Edhe pse, Milovanoviq ka thënë se ekipi i Bandiq “është një shoqëri klientelsite dhe se Zagrebi duhet të pastrohet nga korrupsioni”.
Bandiq ka qenë mjaft bindës në mbrojtjen e tij dhe ka përshkruar se si me muaj “nuk ka mbyllur sytë”. Megjithatë, gjykatësja edhe përskaj një pa gjumësie aq të madhe të kryetarit të saj nuk i ka dhënë një të drejtë të tillë për dëmshpërblim i cili është shqiptuarën rastin e revistën “Fokus”, për shembull.
E dërgojnë në burg, kurse ai – lënduar
Kjo kthesë gjyqësore ndoshta nuk duhet të ndodh. Këtu do të jap një përvojë personale. Rasti im i parë i ballafaqimit për shpifje ishte në ish “dyshin” e Shkupit kur si redaktor i gazetarit i cili ka shkruar një raprotazh për një ndërmarrës, u gjetëm me kolegun tim para këshillit penal, për prishje të imazhit të paditësit. Kurse, atë përndryshe e çuan në gjykim në burgun hetues Shutka me furgon policie edhe ai ishte në hetim për diçka qe ne na shkruhej si “fëlliqje” të personalitetit. Gjegjësisht, në artikull shkruhej se ai të punësuarve ju është kanosur me revole, kurse polica më pas, në mënyrë shtesë e ka arrestuar pasi me revole në dorë ka hyrë në lokalet në qendrën tregtare Leptokaria dhe i ka keq trajtuar mysafirët, ka shtënë në ajër edhe në rrugicat për rreth, duke stresuar njerëzit, të cilët si edhe ai kanë festuar 8 marsin. Policia gjatë kontrollit të shtëpisë së tij ka gjetur qindra revole edhe atë të llojit parabelum (të cilët nuk nxjerrin zë kur shfrytëzohen) të cilët në mënyrë jashtë ligjore i ka futur nga SHBA. Edhe pse ato revole në mbarë botën janë të ndaluara dhe askush nuk mund ti posedojë as edhe me leje. Një njeri i tillë një përgjigjej për një “rast të shumë kompleks” nga ana e gjykatësit penal ishte i mbrojtur dhe në rastin tonë ishte i mbrojtur si qytetar i çmuar të cilit i është prishur imazhi.
Vendimi u anulua në Gjyqin e Apelit për arsye të vjetër sisë absolute të rastit.
Shpjegim të fenomenit
Do të thotë, si njeri që ka vuajtur nisem nisme nga ajo që duhet të shpjegohet fenomeni për zërin e mirë, gjegjësisht çështja e rastit клевета të shihet edhe nga aspekti tjetër ai i gazetarit. Përndryshe, në qoftë se nuk e absolvojmë gjykimin pas këtij “mëkatoi” mudn të kemi vetëm një seri të gjykimeve ku gazetarët do ta pësojnë më keq, edhe përskaj faktit se bëhet fjalë persona puna e të cilëve është më shumë se diskutabile, ku edhe disa gjykuar për vepra të cilat gazetari ka paditur. Shohim se “vuhet” edhe vetëm për deklaratë të transmetuar!
Ajo që është e vërtetë që profesioni i gazetarisë nuk shihet me sy të mirë në atë mënyrë që publiku më i gjerë dhe juristët reagojnë në problemin e mbrojtjes së zërit të mirë. Ndoshta gazetarët shumë pak bisedojnë në këtë temë jashtë kafeteirve ku ato rijnë. Pra, në qoftë se shihet çështja e zërit të mirë, veçanërisht tek komuniteti juridik ka lobi – të themi – gazetat e mbrojnë interesin publik, duke e mbrojtur nga krimi, pamorali, procedura jodemokratike…
Ndoshta në këtë reagohet me mos besim, por në forumin e tetë të paradokohshëm SEEMO , i cili u mbajt në Shkup, njëra nga temat ishte rastet gjyqësore për shpifje. Skot Grifin, ekspert nga Instituti për mediume në Vjenë, në sesionin e mbrëmjes më 17 tetor, e prezantoi rastin e gazetarit gjerman i cili ka ndjekur – në frymën hulumtimeve më mira – prostitucionin me të mitur. Tekstet (gjetjet) e tij më pas ka qenë të lidhura me arrestimin e kriminelëv. Mirëpo, të gjykuarit e kanë paditur gazetarin për shpifje dhe kanë fituar kontestin! Gjykatësi ka vlerësuar se edhe kriminelët kanë të drejtë për emër të mirë edhe kur janë të gjykuar, gjegjësisht emri i tyre aq shumë është nxirë sa që ato nuk e kanë merituar! Gjermania ka qenë e shokuar nga një vendim i tillë, mirëpo gjykatësi është i vetmi që ka të drejtë të vlerësojë.
NGUSHTIM I TERMIT INTERES PUBLIK
Në bisedë me juristët gjatë pauzës ndërmjet sesioneve në SEEMO përafërsisht u tha se gjeneralizohen disa njohuri edhe në nivel evropian, edhe atë se gjykatësit shpesh e ngushtojnë momentin e interesit publik edhe atë që madje edhe keqbërësit më të mëdhenj mund të “fitojnë” nga xhepi i gazetarëve, edhe atje ku gjykohet me burg (në 20 shtete Evropiane shpifja ende është vepër penale) dhe të përfundojnë pas grilave. Praktikisht tek ne, barrën dëshmimit e ka fuqia e shtatë, mbi të gjitha të dëshmohet baza e dikujt për reputacion të keq (ose të ekzistojë vendim me fuqi që e mbështet tekstin e tyre) gjyqi mund të vlerësojë procedurën për shpifjen, për ne relevante, se shpifja është paraqitur (ekziston) për arsye të kalimit të “vijës” së quajtur interes i publikut. Në SHGM thonë se gjykatësit janë mjeshtër të shpjegojnë atë kalim të vijës të quajtur interes publik.
Mozaik me xhama të vegjël në kapelën 12 shekuj të vjetër në Xherminji de Pre (Germigny-des-Prés), fshat në Francën qendrore. Rastësisht e zbuluar në shekullin e 19. Në të është treguar urdhri, në të cilin sipas Biblës, gjenden pllakat me Nëntë Urdhrat të cilat Zoti ja dha Mojseut në malin Sinaj. Foto: Daniel Jolivet, 2014
Shpifja është – siç u përmend më lartë – një vesë shumë keq i vlerësuar për atë që e bënë. Për vet faktin, që edhe në Bibël, në Nëntë Urdhrat, i nënti është dedikuar shpifjes (kështu është në ortodoksizëm, judaizëm dhe protestantizëm, deri sa në fenë rimo-katolike është urdhri i tetë – shih tabelën krahasuese), që fletë se sa e rëndësishme ka qenë në të kaluarën! Gjegjësisht, mëkat kundër Zotit janë gënjeshtra, shpifja, premtime të rreme, mashtrimi, mos plotësimi i premtimit dhe fshehja e së vërtetës (shih këtu – burime katolike) këto mund t’ju kushtojë mos shkuarje në parajsë, edhe pse ai vendim nuk është ingerencë e Gjyqit Themelor Shkupi 2.
DEFINICIONI PËR SHPIFJEN
Fjala shpifje vinë nga fjala latine diffamatio, calumnia (konkretisht këtu), që do të thotë deklaratë fyese e publikuar e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të zhdrejtë dëmton imazhin e një individi ose grupi dhe transmetohet në publik. Ligji i mbron njerëzit nga padi të pabaza se mund të jenë të ekspozuar në subjektin e informimit, sfidimit, përqeshje. Si thotë populli jonë “mos të daltë emri i keq”…“Për këtë më gjerë mund të shihet në librin e Maloviq, Rikardi dhe Viloviq “Etika e gazetarisë”, Zagreb, 1998, faqe 37.
Ekzistojnë dy lloje të shpifjes. E para shpifje e qartë, e cila është e dukshme. Për shembull, kur dikush thotë se nuk është gjykuar për aktin për të cilin ngarkohet në tekst. Kurse ajo është situatë e sigurt kur gazetari do të gjykohet! Lloji tjetër i shpifjes, thënë me gjuhën popullore, zmadhim i të bërës nga i shpifuri, gjegjësisht teksti, artikulli është i dëmshëm ashtu siç është shkruar, për arsye nëse nuk ekziston precizitet në aspekt të asaj që dikush ngarkohet (ka kryer shkelje, por jo vepër penale, p.sh.) dikush ka marrë sfidë të madhe ose emocione negative për vetën në publik.
Matjet në Bosnjë, të bëra nga zëvendës avokati i popullit në B&H për mediumet Mehmed Haliloviq (të publikuar këtu) tregojnë se caku më i shpeshtë për padi janë gazetarët nga mediumet e shkruara, pastaj ndiqen nga ato që bëjnë emisione televizive, më pak ose shumë të rralla janë ato që emitohen në radio eterin. Kjo del gjithsesi nga lehtësimi i dëshmimit (mbledhjes së fakteve) në rastet me mediumet e shtypura.
Ajo çka është me rëndësi dhe çka konstatohet si segment i munguar në gjykim, tek gjykatësit tonë që praktikohet, është se gjykatësit nuk bëjnë kujdes, a duhet sipas zëvendës avokatit të popullit (përndryshe redaktor kryesor dhe përgjegjës i fundit i gazetës Sarajevase Oslobogjenje para luftës) se duhet të bëhet dallim në mes keqbërjes dhe pakujdesisë. Keqbërja është sjellje joprofesionale gazetarëve, përderisa moskujdesi është diçka që mund të ndodh në realizimin e ndonjë biznesi. Nëse në gjyq gazetari tenton ta mbrojë qëllimin e mirë, atëherë duhet vetë ta dëshmojë atë.
”Me qëllim që të mbrohet gazetari, ai duhet të publikojë nëse dikush refuzon ti jap deklaratë, do ishte mirë të incizojë bashkëbiseduesit dhe të mos harrojmë të vërtetohet informacioni” thotë Haliloviq i cili pohon se gjyqësori vendor duhet të trajnohet sipas përvojës së gjyqeve me përvojë më të madhe nga jashtë. ! Nëse merren parasysh më shumë opinione, transmetohen informata të kontrolluara edhe pse shprehja e tij është e arsyeshme, e dukshme është vullneti i mirë, artikulli duhet të trajtohet si profesional” (dhe të shtojmë se nuk mund të dënohet ose të mbahet në atë që gjykohet në gjykatat franceze – të paguhet një frangë simbolike, tash një euro!).
PESHA E DËSHMIMIT
“Gjyqi, gjithashtu mund ti merr parasysh edhe elementet tjera të cilat merren me kontestet gjyqësore nga praktika e huaj, kurse ajo është mënyra e shprehjes e tekst shkruesit, mungesë e kohës për kontrolle detajore (duhen më shumë ditë si p.sh.), kurse më e rëndësishme është që të kihet informata se sa mos të kihet dhe se raporti në thelb është i saktë, përderisa segmentet e pavërteta nuk janë pjesë të rëndësishme nga teksti” thotë Haliloviq.
Kur bëhet fjalë për liri gazetareske, sistemi gjyqësor evropian parasheh mundësi për largim të një niveli të tejkalimit, deri edhe në provokim, shkruan Halilioviq. Me rëndësi është të mbetët në kuadër të kufijve të retorikës së lejuar.
Kur bëhet fjalë për imazhin e dorëzuesit të padisë për shpifje, duhet ti dëshmohet gjyqit se ai/ajo ose ato kanë përjetuar dëm në jetën private dhe biznesore.
Këtu jemi tek pika e cila në gjykimet e gjykatësve të Maqedonisë është më diskutabile! Së pari, ajo është selektive – e dukshme se një person i thjeshtë, paditës duhet “të hapet” që të dëshmojë se ka përjetuar dëm shpirtëror ose material, por funksionarët, veçanërisht ato qeveritarët kalojnë “vetëm me fjalën e dhënë”!
Nga prezantimi i profesorit del se që në gjyqet perëndimore nuk është ashtu – barra e dëshmimit këtu krejtësisht kalon tek paditësi dhe ai duhet bindshëm të tregojë se nuk ka “mbyllur sy”. Se si funksionarët publik funksionojnë, nuk flinë dhe marrin vendime të rëndësishme kur shkojnë në punë? Ata vendime a janë të rëndësishme dhe mund të vihet në dyshim nëse paditësi në atë kohë ka pasur aq shumë dhimbje. Gjegjësisht, vozitës i përgjumur nuk lejohet të ulet pas timonit kurse politikan i pafjetur mund, dhe mos dhashë zoti të vendosë për luftë dhe paqe, të themi?! E palogjikshme? Ndonjë nga politikanët dhe funksionarët publik a ka marrë pushim mjekësor nëse ka pasur një stres të tillë të fortë? Atë duhet ta pranojnë edhe gjykatësit në vend.