verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetari duhet të jetë sy kritik, e jo mjet propagandistik

on 4 - 10 - 2016       

[Recension: “Shkolla e Gajres me nxemje qendrore dhe dritare të reja (FOTO)”]

Misioni i gazetarisë është të nxjerrë në dritë të pabërat, detyrimet e pakryera, keqpërdorimet. Të bërat janë obligim, e jo meritë e personave përgjegjës që duhet lajmëruar gjithandej. Gjithsesi që publiku duhet të informohet edhe për projektet e realizuara, sidomos kur janë në interes të tij, por vlera e tyre duhet të matet përmes fjalëve të qytetarëve, personave të prekur nga kjo çështje, atyre që u zgjidhet ndonjë problem, e jo përmes këndvështrimit të funksionarëve.

tetova-sot-shkolla-e-gajres-me-nxemje-qendrore-dhe-dritare-te-reja-1Linku deri te artikulli origjinal: “Shkolla e Gajres me nxemje qendrore dhe dritare të reja (FOTO)”

Data dhe koha e publikimit: 29.09.2016

Data e recensionit: 29.09.2016

Recensoi: Fatlume Dervishi

Një komunikatë e Komunës së Tetovës i ka mjaftuar autorit për t’i thurur disa vargje lavdërate për riparimin e shkollës në fshatin Gajre. Gjithçka, gjegjësisht puna e bërë së fundmi, është pasqyruar me fotografi, të cilat supozojmë se po ashtu janë të publikuara apo të dërguara deri te mediat nga komuna.

“Sot ka përfunduar   projekti i nxemjes qendrore edhe në shkollën fillore të fshatit Gajre ku tani më nxënësit do të kenë kushte optimale gjatë dimrit. Përpos nxemjes qendrore shkolla e fshatit Gajre tani ka edhe dritare të reja dhe hyrja në shkollë është riparuar tërësisht.”

Informimi për riparimin medoemos që është i rëndësishëm, sidomos nëse më parë në këtë shkollë kushtet kanë qenë të keqija dhe nëse kjo medie ka njoftuar opinionin për problemet. Kjo do të dëshmonte ndikimin që ka media për të nxitur pushtetin të kryejë obligimet. Por me këtë tekst, nga aspekti profesional, nuk është kryer deri në fund misionin i gazetarit.

 “Siguruam kushte optimale në këtë fillim të vitit shkollorë për voglushët e fshatit Gajre. Nxemje qëndrore, dritare të reja, dhe hymje e riparuar në sh.f Azem Marana. Fëmijët janë ardhmëria jonë. Ata meritojnë më shumë” thuhet nga komuna e Tetovës./TetovaSot/”

Kaq sa është bërë, është punë e zyrës së PR-it të komunës. Gazetari duhet të kishte shkuar në vendngjarje për të parë gjendjen dhe për të mësuar përshtypjen e nxënësve, të prindërve, të stafit të shkollës dhe të banorëve. Që pasqyra të ishte më e qartë dhe më e plotë, gazetari patjetër duhet ta informonte publikun për gjendjen paraprake të shkollës dhe të shtjellonte më shumë mbi atë se përse dhe sa gjatë kanë munguar “kushtet optimale” deri tani. Mbase gjatë bisedës me nxënësit, arsimtarët dhe prindërit do të mund të gjente ndoshta edhe aspekte të tjera shqetësuese në këtë shkollë ose mungesë të kushteve të tjera.

“Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha aspektet e rëndësishme të temës që trajtohet.” – thuhet në Kodin Etik.

Këtu kemi vetëm njërën palë; atë që mburret që ka kryer detyrimet. Mungon pala e ndikuar drejtpërdrejtë nga problemi.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike,

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja