verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Pa fakte dhe dëshmi, inati nuk sjell gazetari

on 4 - 10 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: A e dini kush është kundër “Lëvizjes BESA”?!]

Qëllimi i lajmit duhet zbërthyer dhe duhet të bëhet i qartë për opinionin. Kur gazetari vendos të informojë për një çështje, duhet të bazohet në fakte dhe dëshmi. Teksti që po recensojmë është informim hipotetik, i cili numëron kundërshtarë të të një subjekti politik duke i vënë në një kosh, me nëntekst të kundërshtarëve kombëtar. Mirëpo, ajo që pretendohet në tekst, se dikush është kundër subjektit të potencuar, duhet të dëshmohet, përndryshe mund të interpretohet se readaksia apo autori ka bërë tekst me porosi.

Kastriot Myftaraj kundër Lëvzijes BESA, Berat Buzhala kundër Lëvzijes BESA, Fahri Xharra poashtu… Milenko, Llatas, ETJ

Gjithnjë autori duhet të tregojë distancë nga subjektet politike. Qëllimi i gazetarisë nuk është zbatimi dhe propagimi i një platforme apo një partie politike. Nëse dikush është kundër një platforme, kjo është një arsye më e madhe që të kërkohen shkaqe dhe qëndrime të bazuara për këto bindje.

a-e-dini-kush-eshte-kunder-levizjes-besa-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: A e dini kush është kundër “Lëvizjes BESA”?!”
Data dhe koha e publikimit: 29.09.2016
Data e recensionit: 30.09.2016
Recensues: Adrian Kerimi

“Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve”. “Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike”, Kodi etik i gazetarëve.

O Popull mjafton me pa kush është kundër Besës e që ti me 11 dhjetor me ja dhënë për inati qetynve votën Besës!

Nëse qëllimi i tekstit ka qenë që të informojë publikun çfarë mendoje personat e lartpërmendur, atëherë në të detyrimisht është dashur që publikut t’i kujtohen deklaratat e tyre.

Publiku nuk mund të informohet nga një përmbajtje si kjo. Kur bëhet fjalë për artikull gazetaresk, duhet renditje, stil dhe gjuhë profesionale, e jo thirrje politike për të imponuar një mendimin apo propaganduar një ide – në gjuhën profesionale gazetareske, por me diskurs të partive politike.

Sfondi për një lajm është si qershia mbi tortë. 11 dhjetori është thjeshtë një ditë, për të gjithë ata që nuk e dinë se në këtë datë janë caktuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare, si pasojë e një krize dhe marrëveshjeje politike. Autori është i obliguar që publikut t’ia sjellë informacionin sa më të plotësuar me qëllim që të përmbushë obligimin e tij, të informojë lexuesit në mënyrë sa më objektive dhe gjithpërfshirëse.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

Nuk përjashtohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja