verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetari duhet t’i japë besë publikut se nuk do ta keqinformojë

on 6 - 02 - 2016       

[Recension: “Gjenerali Ostreni ia dha besën Zaevit se pa pastrimin e listës zgjedhore nuk do të merr pjesë në zgjedhje”]

Gazetari duhet t’i jep besën opinionit që për asnjë moment nuk do ta çorientojë atë, se do t’i shërbejë publikut me informacione të sakta, jotendencioze dhe objektive. Por duhet pasur parasysh se besa nuk shkelet.

download (1)Linku deri te artikulli origjinal: “Gjenerali Ostreni ia dha besën Zaevit se pa pastrimin e listës zgjedhore nuk do të merr pjesë në zgjedhje

Data dhe koha e publikimit: 27.01.2016

Data e recensionit: 03.02.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po recensojmë nuk e ka titullin e argumentuar. Ai nuk informon për atë që thuhet në tekst, por bën të kundërtën- keqinformon. Me anë të titullit gazetari rrezikon të defokusojë opinionin. Produkti gazetaresk nis me titullin: “Gjenerali Ostreni ia dha besën Zaevit se pa pastrimin e listës zgjedhore nuk do të merr pjesë në zgjedhje”. Ndërkaq, që në deklaratën e parë në tekst demantohet titulli i mësipërm kur Ostreni thotë se, nuk biseduam për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke aluduar në takimin me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

“Ishte një takim miqësor i organizatave politike opozitare dhe biseduam për çështjet aktuale  politike që po zhvillohen me marrëveshjen e Përzhinos. Kryesisht ajo ishte qëllimi i takimit. Takimi ishte publik, u mbajt në qendër të Shkupit, ishte i hapur, kështu që nuk kishte qka të fshehet. Nuk kishte ndonjë marrëveshje speciale, nuk biseduam për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, përshkak se ne e kemi qëndrimin të cilin e kemi bërë publike për opinionin që UNITETI nuk do të pranon të hy në zgjedhje pa u pastruar lista zgjedhore, si dhe çështjen e pavarësisë së mediave. Konsiderojmë se nëse këto kushte nuk plotësohen, atëher nuk është e arsyeshme të marrim pjesë në zgjedhje”, ka deklaruar për Zhurnal, Kryetari i UNITETI-t, Gëzim Ostreni.

Teksti është gjithëpërfshirës, i plotë, ka marr qëndrime nga dy palët dhe njohës të çështjeve politike, por ka devijuar në titull duke krijuar konfuzion me qëllim që të mos kuptohet drejtë takimi në mes dy liderëve partiak.

Gazetari para se të transmetojë “besën” e të tjerëve duhet ta respektojë besën ndaj publikut të cilit i drejtohet. Kështu duke i ofruar lajme të sakta dhe që vërtetojnë atë që është shkruar në titull.

“Tutulli ose paralajmërimi i kontributit patjetër të jetë në harmoni me përmbajtjen e tij.” – thuhet në Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja