Gazetari “në hall”, për hallet apo interesin e një partie politike
Published in Recensione
on 30 - 01 - 2017 Author: Fatlume Dervishi
[Recension: “BDI e interesuar për çështjet shqiptare, e jo për hallin e Gruevskit apo Zaevit”]
Është e padrejtë ndaj opinionit që media të marrë anë dhe të justifikojë veprimet e partive politike. Është e padrejtë që media hapur të sulmojë mendimet ndryshe apo kritikuese të opinionit dhe të tregohet e njëanshme në dhënien e informacionit, duke mos qenë kështu aspak bindëse për atë që thotë.
Linku deri te artikulli origjinal: “BDI e interesuar për çështjet shqiptare, e jo për hallin e Gruevskit apo Zaevit”
Data e publikimit: 24.01.2017
Data e recensionit: 29.01.2017
Recensues: Fatlume Dervishi
Është normale që mediat të sigurojnë burime për të verifikuar informacionet që i kanë publikuar media të tjera ose që qarkullojnë në opinion. Megjithatë, verifikimi duhet të ketë për qëllim informimin e balancuar, e jo arsyetimin e një partie politike, duke informuar në mënyrë të njëanshme. Edhe për këto lajme, ashtu si për të gjithë tjerat, vlen parimi se duhet të jenë objektive, duke siguruar të dy anët e medaljes, pra, të dy palët që janë të përfshira në storje.
Titulli
Gjithkush mund ta kuptojë qëllimin, që në titull të tekstit. Kjo, për shkak se titulli është subjektiv. Me të arsyetohet vendimi i një partie politike, subjektivisht duke e karakterizuar atë si në të mirë të shqiptarëve. Ky nuk është mendim i një analisti ose njohësi të rrethanave, ose, të themi, të ishte konstatim i vetë partisë – gjëra që duhet qartë të atribuohen. Por, kështu siç e lexojmë, del se kjo është pikëpamje e vetë gazetarit.
Përmbajtja
Arsyetimi që bëhet në tekst, është citimi i një burimi anonim nga BDI-ja, duke mos trajtuar të gjithë aspektet dhe faktet publike rreth kësaj teme.
Pas lajmeve se lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka bërë marrëveshje të fshehur me Gruevskin për qeverinë e re duke mos i treguar kryesisë së BDI-së, nga BDI ashpër i demantojnë këto shpifje duke i quajtur si lajme jo të vërteta.
“Ali Ahmeti dhe kryesia e BDI-së janë të interesuar për çështjet në interes të shqiptarëve, e jo për hallet e Zaevit dhe Gruevskit. Ahmeti asnjëherë nuk ka vendosur pa u konsultuar me kryesinë, sepse BDI-ja është një parti demokratike dhe vendimet merren në kryesi në interes të popullit shqiptarë”, thonë për Tetovasot nga BDI-ja.
Gjithashtu, deri më tani qëndrimet e BDI-së dhe Ali Ahmetit janë publike për qeverinë e re duke i shpalosur edhe një herë pesë pikat kryesore për qeverinë e ardhshme.
Kur shohim qasje të tillë në tekst, menjëherë mund të përzgjedhim disa pjesë të parimeve etike të profesionit, të cilat flasin mu për raste të tilla dhe për atë se si duhet të veprojë një gazetar.
“Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha apektet e rëndësishme të temës që trajtohet.” – thuhet në Kodin Etik të gazetarëve ku më tej theksohet se:
“Gazetarët kanë të drejtë për të pasur mendimin, qëndrimin dhe vlerësimin e tij, por nuk guzojnë që mendimet e tij t’i kamuflojnë sikur të jenë fakte.”
Me pretendimet se “qëndrimet e BDI-së janë publike”, teksti hedh poshtë mundësinë se mund të ketë edhe ngjarje “prapa skene”. Trajtimi që i është bërë këtij teksti është sikur të jetë prodhuar “në redaksinë” e një partie politike.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare, anonime
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
Jo
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
Nuk përjashtohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e